Lajmet

​LDK thotë se Qeveria po tenton t’i politizojë institucionet e pavarura

Këtë mosfukionalizim nga LDK po e shohin si kapje dhe politizim të institucioneve të pavarura.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po kritikon shumicën parlamentare në vend se për rreth një vit kanë lënë jashtë funksionit institucionet e pavarura, si Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), Autoritetin Kosovar të Konkurrencës (AKK), bordin e ankesave si dhe Komisionin e Pavarur për Media. Këtë mosfukionalizim nga LDK po e shohin si kapje dhe politizim të institucioneve të pavarura.

Shkëmb Manaj nga LDK në një konferencë për medie tha se si shkak i mosfunksionalizimit të këtyre institucioneve, komunat dhe institucionet qendrore kanë mbetur pa realizuar projekte të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të vend.

“Qeveria e Kosovës për afër një vit kanë lënë jashtë funksionit institucionet të rëndësishme të pavarura. Si Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Autoritetit Kosovar të Konkurrencës si dhe bordin e ankesave dhe komisionin e pavarur të mediave. Si pasojë e mbetjes jashtë funksionit të OSHP-së komunat dhe institucionet qendrore kanë mbetur pa realizuar projekte në vlerë qindra, miliona euro të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e jetës së qytetarëve të Kosovës tek bizneset si dhe ndikojnë dukshëm në zvogëlimin e vendeve të punës në sektorin privat. Vetëm Komuna e Prishtinës nga mosfuksionalizimi i këtij institucioni ka të bllokuara 13 milionë euro”, tha Manaj.

Mbetja jashtë funksionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës sipas Manajt i hap rrugë abuzimit në tregun dominues.

“Si pasojë e mbetjes jashtë funksionit të Autoriteti Kosovar të Konkurrencës nuk mund të mbrohet Konkurrenca, respektivisht i hapet rruga abuzimi me tregun dominues, lidhjeve të marrëveshjeve të ndaluara në formën e kartelave dhe bashkimit ose përqendrimit të ndërmarrjeve, në këtë kohë kur ngritja e çmimit të energjisë dhe produkteve ushqimore ka kapluar në vendin tonë që kanë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe familjeve, mungesa e këtij institucioni rrezikon që këto çmime të ngriten në formë të marrëveshjes dhe në kundërshtim të plotë me legjislacionin në fuqi[…] LDK vonesën për mosfuksinonalizimin e këtyre institucioneve e sheh si tentim, kapje e politizim të institucioneve të pavarura kushtetuese”, tha ai.

Tutje ai tha se partia në pushtet ka dështuar që të zgjedh kryetarin dhe anëtarin e OShP-së sipas tij kjo për shkak të divergjencave të grupit parlamentar të Vetëvendosjes për të zgjedhur personat e afër me pushtetit. 

Lajmet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 15:00 për diskutime në lidhje me zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Në fokus të mbledhjes do të jenë miratimi i planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve, si dhe përcaktimi i përbërjes së Komisioneve Komunale Zgjedhore për procesin zgjedhor që po afrohet, njoftoi KQZ-ja.

Continue Reading

Lajmet

LDK organizon mbledhje përkujtimore për ish-kryeministrin Bujar Bukoshi

Published

on

By

Në nderim të jetës dhe veprës së Bujar Bukoshit, ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, sot do të mbahet një mbledhje komemorative nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Bukoshi ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare. Ai ka qenë një nga figurat kryesore të udhëheqjes së Kosovës në periudhën e vështirë të viteve 1991-1999, si kryeministër i Qeverisë në mërgim.

Pas luftës, Bukoshi vazhdoi angazhimin politik si deputet dhe ministër i Shëndetësisë.

Ceremonia do të zhvillohet sot në orën 12:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK), në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

Përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit, seanca vijon sot

Published

on

By

Pas shumë tentimeve pa sukses, deputetët e zgjedhur më 9 shkurt pritet të takohen sot sërish në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar seancën konstituive dhe për të tentuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo është përpjekja e 30-të për ta formuar legjislaturën e re.

Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari, të hënën Kuvendi vijoi me pikën e mbetur në rend dite – formimin e komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.

Dehari i bëri thirrje edhe një herë subjekteve që ende nuk kanë propozuar anëtarët e tyre në komision (PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma), por nuk pati ndonjë përgjigje nga këto grupe parlamentare.

Përbërja e deritanishme e komisionit u hodh në votim dhe u miratua me 53 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Seanca do të vazhdojë sot, më 11 qershor, duke filluar nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Të akuzuarit për rastin “Banjska” sot sërish para Gjykatës

Published

on

By

Të akuzuarit në rastin “Banjska” do të paraqiten sot përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në seancën e mbajtur më 9 prill, tre të akuzuarit – Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq – u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave që u ngarkohen. Të tre ndodhen aktualisht në masë paraburgimi.

Në këtë proces kanë dëshmuar edhe dy zyrtarë policorë: Alban Rashiti, i cili mbeti i plagosur gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, dhe Çlirim Shaqiri, i cili gjithashtu kishte pësuar lëndime në të njëjtin incident.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale përfshin gjithsej 44 persona fizikë dhe një person juridik – kompania “RAD D.O.O”. Në krye të listës së të akuzuarve figuron Milan Radoiçiq.

Continue Reading

Të kërkuara