Lajmet

​LDK: Politika e jashtme pasive, në MPJD shkelja e ligjit është bërë normë

LDK thotë se veprimet e kundërligjshme të MPJD-së po i kushtojnë edhe buxhetit të shtetit.

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka adresuar një sërë kritikash në drejtim të ekzekutivit në lidhje me shërbimin e jashtëm.

Nënkryetarja e partisë, Shqipe Mjekiqi – Sadiku, deklaroi në një konferencë për media se shkelja e rregullave ligjore është bërë normë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ndërsa akuzoi për pasivitet të njëjtën ministri karshi fushatës të Serbisë kundër Kosovës.

Mjekiqi – Sadiku fillimisht përmendi e konkursin e hapur nga MPJD për 21 zyrtarë në misione diplomatike e të cilin konkurs e kishte shpallur të jashtëligjshëm Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës. Ajo tha se më këtë konkurs është shkelur neni 38 i Ligjit për zyrtarë publikë që përcakton rregullimin brenda kategorive të njëjta dhe gjithashtu nenin 17 duke mos e publikuar këtë konkurs në sistemin informativ të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Më pas Mjekiqi – Sadiku përmendi shuarjen e Drejtorisë së Përgjithshme në MPJD duke thënë se ky veprim cenon rëndë funksionimin e shërbimit të jashtëm.

Shkelja e disa rregullave ligjore dhe anashkalimit të tjerave fatkeqësisht po bëhet normë në MPJD e kjo natyrisht që kjo nuk kalon pa pasoja. Rregullorja 01/2022 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës është në disharmoni me Ligjin për shërbimin e jashtëm, me këtë rregullore ministria ka shuar në formë arbitrare Drejtorinë e Përgjithshmen dhe të gjitha kompetencat e drejtorit të përgjithshëm i ka kaluar te sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie me shuarjen Drejtorisë së Përgjithshme, ministria ka cenuar rëndë funksionimin e shërbimit të jashtëm, kjo bashkë me faktin që disa ambasada mbesin pa ambasadorë dhe pa staf përkatës madje edhe një vit e gjysmë pas marrjes së mandatit të qeverisë aktuale tregon ‘seriozitetin’ të qeverisë karshi politikës së jashtme të Kosovës”, tha Mjekiqi.

LDK thotë se veprimet e kundërligjshme të MPJD-së po i kushtojnë edhe buxhetit të shtetit pasi me vendim gjykate është dënuar me 13 mijë euro për mos dhënie të informacionit, ndërsa më 20 mijë euro të tjera pasi tërheqjes së një diplomati në Londër.

Mjekiqi – Sadiku thotë se pasiviteti i politikës së jashtme të Kosovës është duke i bërë favor Serbisë që sipas saj, është duke lobuar fuqishëm kundër subjektivitetit të vendit, sidomos në vendet afrikane kur Kosova ka vetëm një ambasadë pa ambasador.

Sot kur institucionet e Qeverisë së Kosovës duhet të punonin pa ndalur për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, regresi në politikën e jashtme i bën favor Serbisë e cila ka riaktivizuar fushatën e saj të propagandës për çnjohje dhe mos anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Pra, veprimet e paligjshme në shërbimin e jashtëm pengojnë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Derisa Serbia lobon aktivisht, madje edhe në vendet afrikanë për çnjohje dhe mos anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare vendi ynë mbetet me një ambasadë të vetme në kontinentin afrikan e cila ambasadë është pa ambasador dhe pa një staf të mjaftueshëm”, deklaroi Mjekiqi.

Në lidhje me paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës se do të aplikojnë këtë vit për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Mjekiqi – Sadiku u shpreh se nuk kanë asnjë informatë në lidhje me këtë proces pasi do të mund të ndihmonin përmes partive si motra brenda Partisë Popullore Evropiane.

Çfarë do të bëjë qeveria në këtë rast pasi ka thënë se ka plan të aplikojë për status kandidat për BE. Çfarë do të bëjë qeveria për të siguruar mbështetjen e vendeve të cilat nuk e kanë njohur Kosovën sepse normalisht ne si LDK do ti gëzohemi shumë statusit të kandidatit e kjo do të ketë implikime edhe për marrëdhëniet me partitë si motra brenda Partive Popullore Evropiane por nuk kemi hapësirë absolutisht, asnjë informatë se si është bashkërenduar ky plan për aplikim për status të kandidatit siç nuk kemi informata edhe sa përket aplikimit që tashmë është bërë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, vijoi Mjekiqi.

Nënkryetarja e LDK-së tha se Qeveria e Kosovës edhe pas një viti e gjysmë pas marrjes së mandatit nuk ka arritur të ketë një shërbim dhe politikë të jashtme e cila është konform nevojave të vendit.

Lajmet

Mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli, duke realizuar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e vendit.

Siç njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, prej të cilave dy në Komunën e Gjakovës dhe një në Komunën e Rahovecit.

Përveç mbylljes së këtyre lokaleve, IQMT ka shqiptuar edhe pesë gjoba ndaj subjekteve të tjera ekonomike që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar ligjor gjatë procesit të inspektimit.

Nga ministria theksojn se me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike, IQMT në koordinim me institucionet përgjegjëse do të vazhdojë organizimin e aksioneve të tilla në të gjithë vendin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zbulime të reja arkeologjike në Istog, gjendet banesë 3.900-vjeçare në Pepaj

Published

on

Zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, ka vizituar lokalitetin arkeologjik të Pepajt në Lubozhdë të Istogut, ku po zhvillohen gërmime në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe Universitetit të Miçiganit.

Sipas njoftimit, lokaliteti prehistorik, i banuar që nga fundi i Epokës së Hershme të Bronzit, po sjell rezultate të rëndësishme shkencore.

Gjatë hulumtimeve është zbuluar një banesë e datuar rreth vitit 1900 para erës sonë, e cila ofron njohuri të reja për jetën dhe organizimin e komuniteteve që kanë jetuar në këtë zonë mijëra vjet më parë.

Nga Ministria e Kulturës është vlerësuar rëndësia e këtij projekti, i cili dëshmon rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor, si dhe kontributin e studentëve dhe studiuesve të rinj në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet 62-vjeçari në Prizren, dyshohet për vjedhjen e qengjave

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një 62-vjeçar në Prizren, i dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas vjedhjes së disa qengjave në fshatin Piranë.

Sipas policisë, i dyshuari D.T. nga fshati Serbicë e Poshtme dyshohet se më 14 qershor ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1 mijë euro, të cilët më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.

Pas identifikimit dhe lokalizimit të tij më 23 qershor, me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal.

Në vazhdim të hetimeve, më 24 qershor, policia ka gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, bagëtitë e sekuestruara i janë kthyer pronarit.

Policia ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen “Terminal” në festivalin ndërkombëtar në Austri

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Terminal” në kuadër të edicionit të 35-të të Festivalit Ndërkombëtar Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater, që mbahet në Graz të Austrisë.

Shfaqja, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, do të vihet në skenë më 15 korrik 2026, me ftesë të organizatorëve të festivalit.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje ndërkombëtare përfaqëson një mundësi të rëndësishme për promovimin e artit skenik dhe krijimtarisë koreografike të Kosovës para publikut ndërkombëtar.

Festivali Internationale Bühnenwerkstatt und Tanztheater konsiderohet një nga ngjarjet e rëndësishme artistike që mbledh artistë dhe trupa të vallëzimit nga vende të ndryshme të botës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara