Lajmet

​Latifi gjatë homazheve: Në janarin e vitit 1990, forcat pushtuese serbe iu frikësuan lumit të madh të demonstruesve

Edhe pas vrasjes së katër heronjve dhe plagosjes të dhjetëra të tjerëve, ai tha se shqiptarët nuk e ndalën rrugëtimin për liri.

Published

on

Në 33 vjetorin e rënies së dëshmorëve Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, Komuna e Rahovecit ka organizuar homazhe pranë varrezave të tyre.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se në janarin e vitit 1990, forcat pushtuese serbe iu frikësuan lumit të madh të demonstruesve që po marshonte drejt Rahovecit.

“Si pasojë e një prite të organizuar nga forcat kriminale serbe, njësitë speciale të Serbisë që vepruan me lotsjellës dhe armë zjarri kundër demonstruesve që krejtësisht ishin paqësor, por që ishin të mbrojtur me ide atdhetare dhe të frymëzuar me idealet e filozofinë e pikëpamjet e profesorit Ukshin Hoti. Edhe pse kanë kaluar 33 vjet, jehona e kësaj beteje paqësore, e cila u përgjak nga forcat policore serbe, e vazhdon të mbetet udhërrëfyes për ata që dëshirojnë kombin tonë edhe ta zhvillojnë edhe ta forcojnë lirinë e tij edhe ta përparojnë. Ngjarjet e vitit 1990 janë rezultat e i përpjekjeve të vazhdueshme të betejave të përgjakshme të forcave tona atdhetare, legale e të fshehura që kurrë nuk e ndalin hapin, e as s’u ndalën së rrugëtuari drejt qëllimit madhor, lirisë dhe bashkimit”, ka thënë Latifi.

Edhe pas vrasjes së katër heronjve dhe plagosjes të dhjetëra të tjerëve, Latifi tha se shqiptarët nuk e ndalën rrugëtimin për liri.

“Jehona dhe frymëzimi i kësaj demonstrate, gjaku i derdhur për liri në këtë demonstratë do të jetë frymëzim edhe për brezat që po rriteshin e kaliteshin për t’ u përfshirë më vonë në luftën e armatosur të UÇK-së. Ju jemi mirënjohës për gjakun që kanë dhënë nga gjaku i vet, për lirinë e këtij trualli. Ndërkaq, luftëtarëve dhe pjesëmarrësve të asaj demonstrate ju dëshirojmë shëndet në përmbushjen e misionit dhe idealit të shtrenjtë për çka u flijuan këta heronjtë në këtë lakun e Brestovcit nga prita e organizuar prej forcave kriminale serbe”, ka shtuar Latifi.

Mëngjesin e sotëm, homazhet nisën në Celinë e Nagavc, më pas në fshatin Krushë e Madhe, Hoçë e Vogël e Brestoc.

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet një person i zhdukur në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj është raportuar zhdukja e një personi, i cili është larguar nga strehimorja ku po qëndronte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor rreth orës 08:00.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë rastet të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë është raportuar se një viktimë grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar burrë, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje, një viktimë grua është sulmuar nga një i dyshuar mashkull, i cili me vendim të prokurorit është liruar pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu në Prishtinë është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një viktime grua, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave. I dyshuari, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Ndërsa në Klinë, njësitë policore kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar burrë për veprat penale kanosje dhe dhunë në familje ndaj një viktime burrë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për vrasje në tentativë

Published

on

By

Në Podujevë është arrestuar një person si i dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri, por i njëjti nuk kishte qëlluar, ndërsa në vendin e ngjarjes organet e rendit kanë gjetur një gëzhojë.

Ndërsa pas mbledhjes së provave materiale, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, deri sa janë kryer edhe kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, por që nuk është gjetur diçka e dyshuar. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara