Lajmet

​Lajçak sot për vizitë në Kosovë

Published

on

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do të arrijë sot për vizitë treditore në Kosovë.

Ai gjatë kësaj vizite do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Diplomati sllovak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, thuhet në njoftim.

Bota

​Vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur në Australi

Published

on

Një kërkim është duke u zhvilluar pasi një avion i vogël me dy persona në bord u zhduk mbi Ngushticën Bass të Australisë ditën e shtunë.

Avioni me një pilot mashkull dhe një pasagjere femër në bord nuk arriti të ulej në Aeroportin Hillston në Uellsin e Ri Jugor pasi u nis nga George Town -Tasmania, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve.

Piloti, 70-vjeç, dhe pasagjerja femër 60-vjeç, janë banorë të Tasmania. Përpjekjet e kërkimit po vazhdojnë në zonat e Tasmania dhe Victoria.

Continue Reading

Bota

​25 migrantë ilegalë vdesin pasi një varkë përmbyset pranë Jemenit

Published

on

Të paktën 25 migrantë të paligjshëm afrikanë kanë humbur jetën kur një varkë u përmbys pranë brigjeve të Jemenit, ku varka me migrantë kryesisht nga Etiopia, u fundos pranë brigjeve të provincës Abyan në Jemenin jugor.

Kjo ndodhi për shkak të kushteve të këqija të motit, tha një burim sigurie për Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve Yemen Window, trupat e 25 migrantëve etiopianë u nxorën nga brigjet e qyteteve Shaqra dhe Zinjibar. Përpjekjet e shpëtimit për migrantët e tjerë të zhdukur janë duke vazhduar, tha agjencia.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), mbi 60 mijë migrantë të paligjshëm kanë mbërritur në Jemen vetëm në vitin 2024.

Jemeni është një destinacion i zakonshëm për qindra emigrantë të paligjshëm nga Briri i Afrikës, veçanërisht Somalia dhe Etiopia, të cilët ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm me shpresën për të arritur në vendet e Gjirit, për të kërkuar kushte më të mira jetese,

Continue Reading

Aktualitet

Ish-gjyqtari Kryeziu: Enver Hasani është fajtor kryesor për gjendjen e krijuar në Kosovë

Published

on

Ish-gjyqtari i Kushtetueses Kadri Kryeziu ka akuzuar ish-kreun e institucionit më të lartë juridik të vendit Enver Hasanin për gjendjen në Kosovë, pas dështimit të mos konstituimit të legjislaturës së nëntë, duke thënë se ai është fajtori kryesor për gjendjen e krijuar.

“Avdullah Hoti ka shumë të drejtë në konstatimin e tij që Aktgjykimi i vitit 2014 është fillimi i agonisë kushtetuese për sa i përket konstituimit dhe funksionimit të Kuvendit të Kosovës. Ai aktgjykim ishte një vendim i tëri i shtyrë me gjoks nga ti, nëpërmjet energjisë tënde të jashtëzakonshme bullizuese dhe imponuese”, shkruan Kryeziu në Facebook.

Kryeziu thotë se Kushtetuta duhet interpretuar në formën që e mundëson funksionimin sa më të lehtë të institucioneve dhe jo në formën që i paralizon ato.

“Ti je ithtar i paralizës institucionale, një amullie të pafund ku të gjithë do të lodheshin dhe ashtu të sfilitur do të detyroheshin të paraqiten te Baba për të kërkuar mend e ndihmë. Ky je ti. Ata që të njohin mirë do të më japin të drejtë në pohimin që ti gjen kënaqësi në krijimin e katrahurave të tilla që prodhojnë bllokada dhe testojnë limitet e durimit politik. Mund të vë bast që ti e ëndërron skenarin ku Albin Kurti detyrohet të vijë te ti që pastaj ti ta nxjerrësh nga situata.”, shkruan tutje Kryeziu.

Ai theksoi se edhe pse tani Hasani nuk është pjesë e Gjykatës, në përpjekje të interpretojë kushtetutën, ai vazhdimisht insiston në përfshirjen e faktorëve jashtë kushtetutës, si njëfarë mekanizmi për ta interpretuar kushtetutën. Ai i përmend faktin se tani është vetëm një qytetar i lirë dhe mund të flas e të shkruj çfarë të dojë, por, nga pozicioni i Kryetarit të Gjykatës, me këto insistime e imponime ai i ka bërë dëme të mëdha Republikës sonë.

 

Continue Reading

Aktualitet

​Macron bisedë telefonike me Vuçiq, përmend rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

Published

on

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka riktheksuar rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke paralajmëruar dënime për ata që ndërmarrin veprime të njëanshme për të dëmtuar procesin.

Macron ka thënë gjatë bisedë telefonike me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq ka përsëritur “rëndësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës dhe dënimin tonë të të gjitha veprimeve të njëanshme që ka të ngjarë ta dëmtojnë atë.”

“Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa jonë do të realizojë dhe do të përqafojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka shkruar Macon në X.

Macron ka theksuar rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe respektit për sundimin e ligjit, teksa ka bërë të ditur se me Vuçiq kanë folur edhe mbi raportet ndërmjet dy vendeve.

“Fati i Serbisë është brenda Evropës dhe se ajo mund të përparojë përgjatë rrugës së reformave dhe anëtarësimit. Ne shqyrtuam marrëdhëniet midis Serbisë dhe Francës dhe vendosëm të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë. Gjithashtu diskutuam gjerësisht situatën në rajon.”

Continue Reading

Të kërkuara