Lajmet

​Ky është vendi më i ftohtë i banuar në Tokë

Në dimër është e zakonshme që temperaturat të arrijnë deri në -50°C.

Published

on

Oymyakon, ndodhet në Rusi dhe ka temperatura të regjistruara nën -70°C. Ky vend ka pak më shumë se 900 banorë. Në dimër është e zakonshme që temperaturat të arrijnë deri në -50°C dhe që automjetet të funksionojnë, ngrohësit përdoren për të rritur temperaturën në garazhet e makinave. Kjo ndodh sepse motorët nuk mund të ndizen në temperatura kaq të ulëta për shkak të akullit.

Një banor vendas i tha gazetës El País se është e pamundur që një person të vrapojë në temperatura -50°C ndërsa sipas The Weather Channel, temperatura më e ulët e regjistruar daton në vitin 1924 ku temperatura arriti -71,2°C. Gjatë dimrit, i cili zgjat pesë muaj, qyteti ka vetëm 5 ose 6 orë ditë në ditë.

Shtëpitë ngrohen përmes një stacioni termik të qymyrit që funksionon 24 orë, popullsia vendase i përkushtohet peshkimit, si dhe mbarështimit të kuajve dhe bagëtive.

Lajmet

Disa zona në Prishtinë me reduktime uji

Published

on

By

Për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, Impianti i Trajtimit të Ujit Shkabaj është jashtë funksionit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për reduktime në disa zona.

“Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 – 17:00 në këto zona: Fushë Kosovë, Obiliq, Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë. Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00”, njoftoi KRU.

Megjithatë, ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, sipas kompanisë.

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat. Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal”, thuhet tutje në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Published

on

By

Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Si pasojë e vërshimeve, Ibishi ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.

Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.

“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, ka thënë Ibishi për Kosovapress.

Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti telashe dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme./KP

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Borë e ngrica

Published

on

By

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja 1-7m/s.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas “Burimit për Drjetësi”. deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Continue Reading

Të kërkuara