Lajmet

​Kuvendi pritet të miratojë rezolutë për agresionin rus në Ukrainë

Kusari-Lila tha se pas agresionit rus në Ukrainë nuk mund të trajtohen njëjtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Published

on

Kuvendi i Kosovës shumë shpejt do të miratojë një rezolutë për agresionin rus në Ukrainë. Përmes saj pritet t’i kërkohet Bashkimit Evropian që të bëhet dallimi ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor që u rreshtuan pro BE-së dhe NATO-s dhe refuzimit të Serbisë. Për harmonizimin e një rezolute të tillë do të vazhdojë koordinimi i grupeve parlamentare në legjislativ.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se pas agresionit rus në Ukrainë nuk mund të trajtohen njëjtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkërisht Kuvendi i Kosovës të miratojë një rezolutë në frymën e ngjarjeve që tashmë kanë përfshirë gjithë botën me agresionin rus në Ukrainë dhe unifikimin e BE-së dhe shteteve të NATO-s ndaj këtij agresioni. Të prezantojmë qëndrimin e Kuvendit të unifikuar në një rezolutë të përbashkët, e cila gjithashtu synon të kërkojë nga mekanizmat e BE-së që të bëhet qartë dallimi midis shteteve që u rreshtuan pro vendeve të BE-së dhe NATO-s dhe vendeve që refuzuan të bëjnë një gjë të tillë, siç është Serbia. Pas ngjarjeve në Ukrainë, nuk mund të vazhdohen të trajtohen njëjtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ky dallim duhet të bëhet. Tash ka mbetur në nivelin e shefave të grupeve parlamentare që të koordinohemi për përmbajtjen e kësaj rezolute dhe të jemi unikë në prezantimin dhe votimin e saj”, tha ajo.

Mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi debat parlamentar në Kuvend për gjendjen e sigurisë në vend. Ai tha se duhet rishikuar strategjia kombëtare e sigurisë dhe fondi për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Njëra prej çështjeve që adresova në Kryesi është kërkesa jonë për një debat parlamentar për siguri. Ajo çka shihet në luftën në Ukrainë, sulmin e Rusisë të drejtpërdrejtë mbi tërësinë territoriale në një shtet demokratik dhe rreshtimin e Kosovës përkrah botës perëndimore është një moment që duhet të reflektohet. Ajo që dua të them është se rrethanat, të cilat janë krijuar në aspektin e sigurisë, si në nivel ndërkombëtar, po ashtu në nivel të Ballkanit Perëndimor, po ashtu kërkojnë një reflektim edhe të Kuvendit të Kosovës. Si AAK kemi adresuar disa çështje të rëndësishme, e para ka të bëjë me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të vendit që ndërlidhet edhe me veprimet më të shpejta në anëtarësim e Kosovës në NATO. E dyta ka të bëjë me fondin për forcimin e financimit të ushtrisë sonë që ka qenë një kërkesë e kamotshme e jona. Kjo lidhet drejtpërdrejt edhe me rishikimin e buxhetit për siguri dhe pastaj thënë më troç, nëse një botë u bashkua në ndihmesë të një kauze të drejtë të Ukrainës, pse jo mos të bashkohemi edhe ne si subjekte politike… nuk hyri (në rend të ditës së seancës plenare), jemi duke diskutuar me grupet parlamentare se cila do të jetë qasja e mirë”, tha ai.

Krahas këtyre, Kryesia e Kuvendit mori vendim që të ketë dy seanca gjatë kësaj jave. Të enjten do të mbahet seanca e rregullt, ndërsa të shtunën seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së.

“Gjithashtu u vendos që më 5 mars për nder të fillimit të ditëve të Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancë solemne me fillim në orën 12:00”, tha Kusari-Lila.

Në mesin e pikave të rendit të ditës në seancën e së enjtes pritet të jenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

lajme

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon kryeministrin britanik Burnham në Dublin: Thellojmë partneritetin dhe bashkëpunimin

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kurti e ka vlerësuar Mbretërinë e Bashkuar si një partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës, duke shprehur synimin e Qeverisë për të avancuar më tej raportet bilaterale.

“Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka deklaruar kryeministri Kurti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shawn Mendes reagon ashpër për situatën në Gaza: “Po ndodh një gjenocid para syve tanë, artistët të flasin”

Published

on

By

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Gaza dhe duke u kërkuar kolegëve të tij artistë që të mos heshtin.

Përmes një deklarate të shkruar, artisti 28-vjeçar e ka cilësuar situatën aktuale si gjenocid, duke theksuar se fëmijët dhe familjet palestineze kanë vuajtur tepër gjatë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Mendes ka bërë të ditur se është duke u informuar vazhdimisht për të kuptuar se si mund të kontribuojë dhe se tashmë ka dhuruar donacione për disa organizata humanitare, duke ftuar edhe ndjekësit e tij të veprojnë njëjtë.

“Miqtë e mi dhe kolegë artistë, e di që mund të duket e frikshme të flasësh hapur; e ndiej edhe unë tani teksa e shkruaj këtë… Por ndiej nevojën të bëj diçka për të ndihmuar. Sa më shumë prej nesh ta përdorin zërin, aq më afër ndryshimit jemi. Këta fëmijë në Palestinë janë detyruar të jenë trima për një kohë të gjatë. Tani është radha jonë të bëjmë të njëjtën gjë”, ka shkruar Mendes.

Në mbyllje të reagimit të tij, këngëtari ka bërë thirrje që të normalizohet ngritja e zërit në mbrojtje të atyre që vuajnë nga shtypja, duke listuar gjashtë hapa konkretë veprimi: dhuroni, edukohuni, inkurajoni, sfidoni, mbani përgjegjës ata që janë në pushtet dhe votoni. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara