Lajmet

​Kuvendi miraton Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027

Ky program përmban një sërë masash për zbatim, përfshirë miratimin edhe të 29 projektligjeve të reja.

Published

on

Me 79 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027. Ky program përmban një sërë masash për zbatim, përfshirë miratimin edhe të 29 projektligjeve të reja. Edhe pse deputetët e partive opozitare votuan për këtë program, ata kritikuan ekzekutivin se e ka bllokuar procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se buxheti i tërësishëm për zbatimin e këtij programi është mbi 47 milionë euro.

“Buxheti i tërësishëm për zbatimin e programit arrijnë shifrën e 47 milionë e 129 mijë euro, prej të cilave nga buxheti shtetëror janë siguruar 29 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 17 milionë euro nga partnerët zhvillimor. Rrjedhimisht s’ka asnjë vakum buxhetor për zbatimin e këtij programi”, ka thënë ai.

Mirëpo deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e habitur se si mund të vazhdohet me miratimin e reformave evropiane, derisa delegacionet e Kosovës nuk po marrin pjesë në takime me BE-në për shkak të masave që janë vendosur ndaj Kosovës.

“Si mund të vazhdohet reforma jonë si shtet në përmbushje të obligimeve që i kemi marrë karshi Bashkimit Evropian, derisa ne sot votojmë dhe në anën tjetër delegacionet e Kosovës nuk marrin pjesë në takime për shkak të sanksioneve të cilat tashmë i kanë vendosur zyrtarët e BE-së”, deklaroi Deliu.

Kritike ndaj ekzekutivit është shprehur edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

“Të flasim sot për procese të integrimit është kontradiktore dhe mbase e pabesueshme, pasi BE-ja është duke diskutuar dhe vendosur masa kundër Kosovës në procesin e integrimit. Duke qenë se gjendemi në një fazë në të cilën nuk po kërkohet përmbushje e masave legjislative, por ndërmarrje e veprime konkrete për shtensionim të situatës”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është shprehur pesimiste se Kosova do të ketë lajme pozitive për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për shkak të situatës në veri.

“Kjo qeveri e ka bllokuar rrugën e vet evropian. Aty ku kemi aplikuar, qoftë për anëtarësim në BE, nuk do të kemi asnjë veprim pozitiv. Por edhe në Këshillin e Evropës besoj se do të bllokohet dhe Kosova nuk do të arrijë të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës”, theksoi ajo.

Në këtë seancë, deputetët kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative.

Po ashtu, është miratuar në lexim të dytë edhe Projektligjin për Kinematografinë.

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Të kërkuara