Lajmet

​Kuvajti ekzekuton shtatë të burgosur në ekzekutim masiv

Të vrarët thuhet se janë katër banorë të Kuvajtit, një sirian, një pakistanez dhe një etiopian.

Published

on

Kuvajti ekzekutoi sot shtatë të burgosur në një ekzekutim masiv, i pari që nga viti 2017, pavarësisht kritikave ndërkombëtare.

Agjencia shtetërore e lajmeve KUNA raportoi se të gjithë të akuzuarit akuzoheshin për vrasje me paramendim ose kontrabandë droge dhe se qeveria e Kuvajtit njoftoi se ekzekutimet janë kryer në burgun qendror, por nuk është bërë e ditur se si janë vrarë të akuzuarit.

Të vrarët thuhet se janë katër banorë të Kuvajtit, një sirian, një pakistanez dhe një etiopian.

Lajmet

UBT organizon forumin ndërkombëtar për 250-vjetorin e SHBA-së, nderon personalitete amerikane për kontributin ndaj Kosovës dhe partneritetit transatlantik

Published

on

By

Parku Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së ishte nikoqir i forumit ndërkombëtar “Nga Çlirimi te Lidershipi: Edukimi i Gjeneratës së Ardhshme përmes Partneritetit Kosovë–SHBA”, të organizuar në kuadër të projektit “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”, pjesë e programit zyrtar ndërkombëtar për shënimin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si Partneri Kryesor Akademik i kësaj nisme historike në Kosovë, UBT bëri bashkë diplomatë, akademikë, ekspertë amerikanë, përfaqësues institucionalë, profesorë dhe studentë për të diskutuar mbi partneritetin strategjik Kosovë–SHBA, rolin e arsimit në ndërtimin e lidershipit demokratik dhe rëndësinë e bashkëpunimit akademik në forcimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Një moment i veçantë i forumit ishte ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve institucionale për personalitete amerikane dhe shqiptaro-amerikane, të cilët për dekada kanë kontribuar në paqe, demokraci, zhvillimin e institucioneve dhe mbështetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

UBT i ndau profesorit amerikan Daniel Serwer çmimin institucional “Honorary Degree – Excellence in Leadership”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm akademik, diplomatik dhe publik në ndërtimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës dhe rajonit.

Po ashtu, Mirënjohje institucionale iu nda profesorit Edward P. Joseph, znj. Besa Tafilaj Pinchotti dhe Sgt. Maj. Mario Marquez, për angazhimin e tyre në promovimin e vlerave demokratike, partneritetit transatlantik, shërbimit publik dhe miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në hapje të forumit, drejtori i projektit Dr. Faton Bislimi falënderoi UBT-në për partneritetin dhe organizimin e këtij aktiviteti, duke vlerësuar angazhimin e stafit akademik dhe organizativ në realizimin e një ngjarjeje me rëndësi ndërkombëtare. Si shenjë mirënjohjeje, ai i dorëzoi Rektorit të UBT-së një monedhë zyrtare përkujtimore të America250, të sjellë nga Uashingtoni.

Kjo është monedha zyrtare e ‘America250’ që e sollëm nga Uashingtoni. Po jua dorëzoj këtë sepse është thjesht një shenjë e vogël vlerësimi për atë që keni bërë ju dhe për atë që ky universitet ka realizuar sot“, u shpreh Bislimi.

Themeluesi dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi se jubileu i 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara përfaqëson festimin e idealeve që kanë ndikuar në zhvillimin e demokracive moderne dhe që kanë frymëzuar edhe rrugëtimin e Kosovës dhe të UBT-së.

250 vjet Amerikë, 25 vjet UBT; dy rrugëtime të ndryshme, por që të dyja janë ndërtuar mbi të njëjtën bindje: se liria krijon mundësi, se edukimi sjell progres dhe se inovacioni formëson të ardhmen“, deklaroi Hajrizi.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të të gjitha administratave amerikane ndër vite, pa dallime politike.

Presidenti Bill Clinton, Sekretarja Madeleine Albright dhe Gjenerali Wesley Clark u bënë pjesë e historisë së Kosovës përgjithmonë. Presidenti George W. Bush mbështeti fuqishëm pavarësinë e Kosovës, ndërsa Presidenti Barack Obama vazhdoi mbështetjen për institucionet tona demokratike, siç bëri edhe Presidenti Donald Trump dhe administratat pasuese. Administratat ndryshojnë, partitë politike ndryshojnë, megjithatë një gjë mbetet konstante: miqësia e palëkundur mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, përfundoi Rektori Hajrizi.

Profesori amerikan Daniel Serwer, foli për transformimin e Kosovës gjatë dekadave të fundit, duke kujtuar vizitën e tij të parë në vend në vitin 1998 dhe zhvillimet që kanë pasuar.

Disa thonë se asgjë nuk ka ndryshuar, por përgjigjja ime është: gjithçka ka ndryshuar“, tha Serwer, duke vlerësuar progresin institucional dhe zhvillimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Profesori Edward P. Joseph, i cili ka një përvojë të gjatë me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ndau me audiencën kujtimet e tij nga viti 1999, periudhë kur shërbente si menaxher i kampit të refugjatëve kosovarë në Fort Dix të SHBA-së. Përmes një fotografie të asaj kohe, ai pasqyroi transformimin që ka pësuar vendi që nga periudha e luftës.

Kjo fotografi këtu është e vitit 1999. Ata janë refugjatët kosovarë. Kjo është shkrepur në Fort Dix, ku unë shërbeja si menaxher i atij kampi refugjatësh. Ishte një periudhë vërtet e jashtëzakonshme intensive dhe jashtëzakonisht e vështirë për fëmijët dhe prindërit e tyre, shumë prej të cilëve, natyrisht, kishin ende të afërm këtu në Kosovë. Prandaj, dikush si unë ka një vlerësim dhe mirëkuptim shumë të thellë për gjithçka që ka kaluar Kosova“, u shpreh Joseph.

Profesor Joseph vuri në dukje se roli i NATO-s ka qenë vendimtar jo vetëm për sigurimin e lirisë së Kosovës, por mbetet shtyllë thelbësore edhe për stabilitetin afatgjatë të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, ai sqaroi se procesi i integrimit dhe anëtarësimit të vendit në organizatat kryesore ndërkombëtare po bllokohet nga pengesa të jashtme politike dhe diplomatike në arenën globale.

Znj. Besa Tafilaj Pinchotti foli për rëndësinë e shërbimit publik, përgjegjësisë qytetare dhe mbështetjes për familjet e ushtarakëve, duke theksuar se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, sakrificë dhe besim reciprok.

Sgt. Maj. Mario Marquez, veteran i misionit amerikan në Kosovë, ndau reflektime nga përvoja e tij në vend, duke vlerësuar përparimin e Kosovës dhe duke theksuar se miqësia ndërmjet dy popujve është ndërtuar mbi sakrificë, shërbim dhe përkushtim për paqe.

Në përmbyllje, pjesëmarrësit theksuan se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit demokratik të vendit, ndërsa arsimi dhe bashkëpunimi akademik do të vazhdojnë të jenë ura që forcojnë këtë aleancë edhe për gjeneratat e ardhshme.

Përmes organizimit të këtij forumi ndërkombëtar, UBT riafirmoi rolin e tij si lider në arsimin e lartë, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke krijuar një platformë të rëndësishme për dialog, shkëmbim idesh dhe promovim të vlerave që bashkojnë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Continue Reading

Magazinë

Filmi “Michael” bëhet biografia më fitimprurëse në histori, lë pas “Oppenheimer”

Published

on

Filmi “Michael”, i cili rrëfen jetën e legjendës së muzikës Michael Jackson, është bërë biografia më fitimprurëse e të gjitha kohërave, pasi ka arkëtuar 977 milionë dollarë në kinematë botërore.

Me këtë sukses, filmi ka lënë pas “Oppenheimer” të regjisorit Christopher Nolan, i cili deri më tani mbante rekordin si filmi biografik me fitimet më të mëdha.

I drejtuar nga regjisori Antoine Fuqua, filmi ndjek rrugëtimin e Michael Jackson, nga vitet si fëmijë në grupin Jackson 5 deri te shndërrimi në “Mbretin e Popit”.

Rolin kryesor e interpreton nipi i tij, Jaafar Jackson, ndërsa Colman Domingo dhe Nia Long luajnë rolin e prindërve të këngëtarit.

Që në javën e parë të shfaqjes, “Michael” arkëtoi 217 milionë dollarë në mbarë botën, duke kaluar edhe biografitë muzikore të suksesshme si “Bohemian Rhapsody” dhe “Straight Outta Compton”.

Filmi është bërë gjithashtu produksioni më fitimprurës në historinë e Lionsgate Studios, duke tejkaluar edhe “The Hunger Games: Catching Fire”.

Suksesi i “Michael” vjen edhe pse “Oppenheimer” përfitoi nga fenomeni global “Barbenheimer” në vitin 2023, kur publiku mbushi kinematë për të parë njëkohësisht filmat “Barbie” dhe “Oppenheimer”/BBC//A.K/

Continue Reading

Vendi

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit prezantohet sonte në festival ndërkombëtar

Published

on

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Dua”, me skenar dhe regji të regjisores kosovare Blerta Basholli, do të prezantohet sonte në orën 20:30 në kuadër të një festivali ndërkombëtar të filmit, ku marrin pjesë produksione nga e gjithë bota.

Filmi ka tërhequr vëmendjen e skenës ndërkombëtare pasi është vlerësuar me Çmimin SACD Semaine de la Critique – Cannes 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, pas prezantimit në festival, “Dua” pritet të nisë së shpejti edhe shfaqjet në kinema.

I vendosur në Kosovën e viteve ’90, filmi trajton sfidat me të cilat u përball populli shqiptar gjatë asaj periudhe, përmes rrëfimit të protagonistes kryesore, Dua, e interpretuar nga aktorja Pinea Matoshi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në Gjermani, të paktën pesë persona humbin jetën

Published

on

Të paktën pesë persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se një person është arrestuar në lidhje me rastin, por nuk dha detaje të tjera mbi identitetin e të dyshuarit apo numrin e saktë të viktimave.

Policia e Lüneburgut u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në zhvillim.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione për motivin e sulmit, ndërsa një numër i madh i ekipeve të emergjencës vazhdojnë të jenë të angazhuara në vendin e ngjarjes./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara