Sport

​Kush i publikoi detajet e kontratës së Messit? Flet Bartomeu

Published

on

Ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka mohuar zbulimin e detajeve të kontratës së Lionel Messit dhe thotë se kapiteni i Argjentinës e meriton pagën e tij aktuale.

Gazeta Spanjolle “El Mundo” të dielën raportoi se marrëveshja që kapiteni i Barçës nënshkroi në vitin 2017 mund t’i sillte atij më shumë se 555 milionë euro brenda katër viteve.

Pas publikimit të këtyre detajeve private, pati reagime të shumta se kush mund t’i ketë nxjerrur ato në media dhe ishte trajneri Ronald Koeman i cili kërkoi që t’i tregohet dera atyre që i publikuan këto informata nëse janë pjesë e klubit katalanas.

Tani në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu i cili ka mohuar se ai ka të bëjë me këto informacione të publikuara.

“Është një çështje shumë serioze dhe është krejtësisht e paligjshme të lëshosh kontrata profesionale”, tha ai për Esport3,

“Të flasësh në TV dhe të bësh akuza është e lehtë, por nuk është një shaka dhe kjo do të përfundojë në gjykatë”, ka vazhduar Bartomeu.

“Leo meriton atë që fiton. Si për arsye profesionale ashtu edhe për arsye komerciale. Pa pandeminë, Barcelona lehtë mund t’i paguante ato shifra”, ka thënë ish-presidenti i skuadrës katalunase.

Lajmet

​Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sot

Published

on

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara të martën ku u ofrua spektakël i vërtetë në ndeshjet e fazës së ligës, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sonte me ndeshje të tjera interesante.

Triumfi i Liverpoolit ndaj Real Madridit dhe ai i Bayernit ndaj PSG-s morën vëmendjen kryesore në sfidat e së martës, ndërsa sonte priten ballafaqime ttë tjera mjaftë interesante.

Njëra nga ndeshjet kryesore është ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit që zhvillohet nga ora 21:00. Të dy skuadrat kanë nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara dhe momentalisht renditen në pozitat tetë dhe nëntë.

Dule tjetër interesant është ai ndërmjet Ajax dhe Galatasaray, ashtu sikur edhe sfida Neëcastle – Bilbao.

Këto janë të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve:

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Published

on

Fiorentina e ka shkarkuar Stefano Piolin pas një humbjeje kundër Lecces, e cila e la ekipin në fund të tabelës së Serie A pa fitore, katër pikë, shtatë gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Trajneri i të rinjve Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht përsipër detyrën, por kërkimi për një pasardhës të përhershëm do të fillojë menjëherë, ndërsa klubi kërkon të shmangë betejën për rënie nga kategoria.

“ACF Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.”

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje.

Fitues i kampionatit të Serie A në sezonin 2021/22 me Milanin, Pioli ka përjetuar një rënie të ndjeshme në performancë dhe rezultate vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai u punësua nga klubi saudit Al-Nassr, ku luajti Cristiano Ronaldo , por pati pak sukses në Arabinë Saudite./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin e javës në Poloni

Published

on

Si çdo javë në ligat evropiane publikohen formacionet e javës, ku në elitën e futbollit polak, “Ekstraklasa” u publikua 11-shja më e mirë e cila përmban një futbollist kosovar.

Ai është Ermal Krasniqi, i cili ka shkëlqyer këtë javë me Legia Varshavën duke shënuar edhe gol ndaj Widzew Lodz, skuadër kjo në të cilin luajnë lojtarë shqiptarë.

Krasniqi u vlerësua me notën 8.3 nga faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara