Lajmet
Kurti: Pranova planin evropian, Asociacioni bëhet nëse plotësohen gjashtë parimet
Kështu deklaroi ai sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se plani evropian përbën një avancim serioz në raportet ndërkombëtare me Serbinë si dy shtete që e njohin shtetësinë njëra-tjetrës defakto. Kurse çështja e Asociacionit do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit, i cili mund të krijohet nëse plotësohen gjashtë parimet që i ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës.
Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se si Qeveri qëllim kishin problemet e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara dhe hapjen e kapitullit për marrëveshje përfundimtare. Ai tha se takimi i 18 gushtit të vitit 2022 ishte rezultat i Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen përfundimtare, pasi u ka thënë se nuk do të pranojë më një dialog që nuk është për një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.
E si rezultat e kësaj, Kurti përmendi vizitën e 9 shtatorit të vitit 2020, të dy emisarëve ku edhe prezantuan propozimin franko-gjerman, derisa foli edhe për karakteristikat që ngërthen në vete ky propozim.
“Që në komentin e parë të qeverisë ne e vlerësuam propozimin si një bazë të mirë për diskutimin të mëtejshëm për arsye se propozimi për herë të parë vendoste në fokus marrëdhëniet e jashtme ndërkombëtare të Kosovës dhe Serbisë, të gjitha marrëveshjet e mëhershme kishin të bënin me çështje të brendshme të Kosovës…propozimi bazohej në parimin e reciprocitetit të të drejtave dhe detyrimeve të palëve, pra Kosovës dhe Serbisë…propozimi për herë të parë ngërthente në vete njohjen defakto të shtetësisë së palëve ndaj njëra tjetrës…..e vetmja pikë shumë kontestuese është ajo që lidhet me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit të cilat fatkeqësisht janë marrëveshje që kanë në përmbajtje monoetnik, atë territorial dhe atë të monopolizimit të përfaqësimit të komunitetit serb në duart e listës serbe që kontrollohet nga Beogradi”, tha Kurti, duke shtuar se propozimi përmbante detyrim të pranimit të saj nga Serbia para anëtarësimit të saj në institucionet e BE-së.
Kurti u ndal edhe te versioni i dytë i propozimit më 6 dhjetor të vitit 2022 nga lehtësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak, i cili është edhe plani përfundimtar, ku tha se nuk kishte ndryshuar propozimet e para, veçse ishte bashkuar edhe një plan i zbatimit.
“Megjithatë, dokumenti kryesor shoqërohet edhe me një plan zbatimi që kishte referencë të qartë tek një staturt që do të hartonte ekipi menaxhues, obligim që rrjedhë nga marrëveshja e vitit 2013 e që ishte tregues për krimin e asociacioni të komunave me shumicë serbe. Më datë 20 janar 2023, emisarët amerikan, gjerman, francez dhe italian i dhanë disa takime në këtë takim të fundit. Ata më banë të qartë që propozimi kryesor është fare pranë formatit merre ose leje, nuk do të lejohet praktikisht hapja apo negocimi i tij. Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve prej nga vinë emisarët është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe nuk mund të pritet një jo nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta. Ata gjithashtu ma bën të qartë se çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues dhe ndëshkues diplomatik për Kosovës dhe do të krijojë dobësim serioz të mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve të tyre”, tha ai se në fillim u ka dhënë qëndrimin e tij në formë të shkruar.
“Qëndrimi im në atë takim është që propozimi kryesor është parimisht i pranueshëm por duhet të përfshijë më shumë element garantues dhe siguresa të efektivitetit sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, shtimin të numrit të njohjeve dhe një sekuencim të ngjarjeve në një formë të tillë që të ketë kuptim normalizimin në mes dy shteteve. Pas vizitës së Miroslav Lajçak, më datë 6 shkurt 2023 dhe qartësimit të disa prej mekanizmave dhe elementeve të sekuencimit që do të negociohen në kuadër të planit të zbatimit, unë ia konfirmova plani është bazë e mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara. Kjo nënkupton që pranimi i dokumentit kryesor është pa paragjykim nga negocimi i planit të zbatimit”, tha ai.
Ai gjithashtu tregoi se kur mund të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“Pranimi i propozimit kryesor përbën një avancim serioz në raportet ndërkombëtare me Serbinë si dy shtete që e njohin shtetësinë njëra tjetrës defakto, plani kryesor nuk ka asnjë referencë për ndonjë asociacion, megjithëse i referohet marrëveshjeve të Brukselit në tërësinë e tyre dhe tash kur do të lindin pyetjet më serioze në ndërlidhje me Asociacionin do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit, aty qëndrimi im është se Asociacioni mund të krijohet nëse plotësohet 6 pikshi apo 6 parimet që i kamë paraqitur këtu një javë më parë”, tha ai.
Seanca po vazhdon.
Vendi
Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Published
1 hour agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Në një debat në Komisionin e Politikes së Jashtme të Parlamentit Evropian për raportin për Kosovën u konfirmua nga Përfaqësuesi i Komisionit Evropian se tashmë janë liruar të gjitha mjetet financiare që ishin të bllokuar për shkak të masave ndaj Kosovës, siç raporton Koha.net.
Duke folur në emër të Komisionit Evropian, Jiri Plecity nga Drejtoria e Zgjerimit konfirmoi se janë hequr masat financiare ndaj Kosovës.
“Mund të konfirmoj se kemi nisur nga maji i vitit të kaluar heqjen graduale të masave, ndërsa në dhjetor të vitit 2025, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen paralajmëroi heqjen e masave të tjera. Mund të konfirmoj se Komisioni tash ka liruar të gjitha mjetet e asistencës financiare, fondet për Kosovën” ka thënë ai.
Gjatë debatit raportuesi për Kosovën Ruiho Terras, kritikoi ashpër këto masa duke thënë se ato kanë pasur pasoja të mëdha për qytetarët, shoqërinë civile dhe gjithë shoqërinë në Kosovë. /Koha.net/
Vendi
Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, refuzohet kërkesa për hedhje
Published
1 hour agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit.
Çështja ndaj Rozeta Hajdarit do të shkojë në gjykim pavarësisht prej përpjekjeve të saj që të hidhej poshtë aktakuza e Prokurorisë Speciale për korrupsion dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Në një aktvendim të nxjerrë të premten e javës së shkuar, më 13 mars, një trup gjykues i Departamentit Special të Gjykatës e refuzoi kërkesën e ish-ministres për hedhje të aktakuzës.
Ky trup gjykues i vlerësoi si të pabazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës të parashtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve.
Paparaci e ka siguruar ekskluzivisht vendimin që lë në fuqi aktakuzën për korrupsion dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare ndaj ish-ministres së Tregtisë në Qeverinë Kurti II, transmeton Ekonomia Online.
Sipas atkvendimit, aktakuza ka prova të mjaftueshme, nuk ka shkelje procedurale dhe është e bazuar ligjërisht.
Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e Rezervave Shtetërore, një afere që i ka shkaktuar afër tre milionë euro dëm buxhetit të shtetit.
Në të njëjtin rast, bashkë me Hajdarin akuzohen edhe tre të tjerë: dy zyrtarëve të MINT-it, Hafiz Gara e Irfan Lipovica, si dhe afaristit Ridvan Muharremi.
Hajdari, Gara dhe Lipovica dyshohen të tre për të kryerjen e dy veprave penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.
Paparaci ka provuar të kontaktojë me Nazim Mehmetin, avokatin e njërit prej të të pandehurve, por ai ka qenë i paarritshëm përmes telefonit të martën.
Vendi
REL: SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend nevojën e konsultimit me komunitetin serb
Published
2 hours agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe ka theksuar që çdo ndryshim që prek komunitetin serb në Kosovë duhet të bëhet në konsultim me pjesëtarët e tij.
“E përgëzojmë angazhimin e palëve në këtë çështje për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës në përgjigjen me shkrim për Radion Evropa e Lirë.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur më 14 mars se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.
Vendimi është bërë publik pas një takimi të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.
Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit.
Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore.
Kryeministri Kurti ka thënë se është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i shkrijë ato plotësisht brenda sistemit të vet.
Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia. /REL/
Lajmet
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Published
3 hours agoon
March 17, 2026By
UBTNews
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.
Gjatë votimit pati një abstenim të cilin e votoi Redi Muçi. Nuk pati asnjë votë kundër ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.
Votimi:
79 vota pro
1 abstenim- Redi Muçi
0 kundër
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.
Ai gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Pas votimit seanca plenare përfundoi. /Euronews/
Champions League, City dhe Chelsea luftojnë për rikthim
Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, refuzohet kërkesa për hedhje
Çfarë paralajmërojnë dy javët e para të luftës kundër Iranit për të ardhmen?
REL: SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend nevojën e konsultimit me komunitetin serb
Shtetet e Gjirit kërkojnë nga Trump neutralizimin e Iranit
Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit
Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
