Lajmet

​Kurti: Përpjekjet tona për luftimin e krimit dhe korrupsionit kanë dhënë rezultatet e para

Kurti tha se vlerësimi i Transparacy International tregon përkushtimin e ekzekutivit për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se përpjekjet e qeverisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit kanë dhënë rezultatet e para.

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se vlerësimi i Transparacy International tregon përkushtimin e ekzekutivit për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe luftimin e korrupsionit.

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë – tri më shumë sesa vitin e kaluar – në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International. Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë.

Lajmet

Rreth 300 dëshmitarë pritet të dëshmojnë në gjyqin për tragjedinë e Koçanit

Published

on

Hetimet për tragjedinë e ndodhur në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe rreth 200 të tjerë u lënduan, vazhdojnë ende, ndërsa Prokuroria ka përfshirë deri tani 34 persona fizik dhe 3 juridikë në hetimet përkatëse.

Rreth 300 dëshmitarë pritet të merren në pyetje për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie, ndërkohë që ekipi hetues, përfshirë 11 prokurorë, po vazhdon mbledhjen e provave dhe sigurimin e ekspertizave nga fusha të ndryshme. Prokurori publik, Lupço Kocevski, kërkoi një hetim të plotë dhe efikas që do të shqyrtojë çdo aspekt të përgjegjësisë për këtë ngjarje tragjike.

 

Hetimi i ka lidhur përgjegjësitë në periudhën 2012-2025, gjatë së cilës diskoteka ka funksionuar dhe ka marrë licenca për aktivitet. Sipas Prokurorisë, janë përfshirë tre kryetarë të Komunës së Koçanit, të cilët, pavarësisht kushteve të pasigurta, kanë lejuar funksionimin e klubit.

Në hetim janë përfshirë gjithashtu edhe disa ministra të Ekonomisë dhe drejtorë të ndryshëm që kanë dhënë licencat e kabareve, disa prej të cilëve dyshohen për lidhje me ryshfete. Prokuroria ka ngritur akuza ndaj disa zyrtarëve të lartë të Inspektoratit të Tregut dhe të forcave policore, të cilët nuk kanë kryer kontrolle adekuate, si dhe disa zyrtarëve të lartë për dhënien e pajtueshmërisë për licencat.

Aktualisht, nuk ka fakte të plota që lidhen me përgjegjësinë e ministrave të Punëve të Brendshme apo të Drejtorisë për të Ardhurat Publike. Hetimi do të vazhdojë për të përcaktuar të gjithë ata që mund të kenë kontribuar në shkaktimin e kësaj tragjedie dhe për të ndihmuar në drejtimin e përgjegjësisë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve në Kosovë.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Istog.

Detajet nga raporti i policisë:

“Prishtinë / 24.03.2025 – 20:25. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar janë përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit nuk kanë pasur lëndime trupore, në konsultim me prokurorin pas intervistimit të palëve rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”.

“Fushë Kosovë / 24.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

“Istog / 24.03.2025 – 09:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

Continue Reading

Bota

Një person humbet jetën dhe dhjetëra të plagosur si pasojë e përmbysjes së autobusit në Turqi

Published

on

Një aksident tragjik ndodhi në zonën Kuyucuk të provincës Aydın në Turqi, ku një autobus u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 27 të tjerëve.

Autobusi, i cili i përkiste kompanisë turistike Isparta Petrol, ishte në lëvizje kur humbi kontrollin dhe përmbysej, duke shkaktuar panik dhe kaos në vendngjarje. Ekipet e shpëtimit dhe ambulancat u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme për të plagosurit.

Sipas autoriteteve lokale, të plagosurit janë dërguar në spitale të afërta, ku disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Për momentin, shkaku i përmbysjes së autobusit nuk është saktësuar ende, dhe hetimet janë në vazhdim për të zbuluar arsyen e këtij aksidenti të rëndë./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Deklaratë e përbashkët SHBA-Rusi pas bisedimeve në Riad

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve për luftën në Ukrainë, zhvilluar në kryeqytetin saudit, Riad. Takimi, që zgjati rreth 12 orë, u mbajt me dyer të mbyllura në hotelin “Ritz Carlton” dhe u përqendrua në sigurimin e një armëpushimi si hapi i parë drejt përfundimit të luftës 3-vjeçare në Ukrainë.

Sipas raportimeve të agjencive shtetërore ruse, TASS dhe “Ria Novosti”, deklarata e përbashkët do të publikohet më 25 mars, por nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e saj. Bisedimet ishin udhëhequr nga Grigory Karasin, kreu i komitetit të Punëve të Jashtme në Këshillin e Federatës Ruse, dhe Sergej Beseda, një zyrtar i lartë i inteligjencës dhe një nga besnikët më të ngushtë të presidentit Vladimir Putin.

Ky takim është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për konfliktin që ka tronditur Ukrainën dhe ka shkaktuar tensione të mëdha ndërkombëtare./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara