Lajmet

​Kurti dhe zëvendësambasadorja amerikane përkujtojnë sulmin e 11 shtatorit

Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 22-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla dhe zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova Kujton” e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

Shtetet e Bashkuara, por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 22-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore. Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2 mijë e 752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme. Ceremonitë në New York dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtje, në kohën kur ndodhën sulmet. Ekspertët shprehen se 11 shtatori i vitit 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë nën dyshimin për sulm seksual ndaj një gruaje

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Orllan të Podujevës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj një gruaje.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku konfirmohet se i dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor pas raportimit të rastit.

Pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Interesim ndërkombëtar për modelin inovativ të UBT-së dhe ekosistemin e tij të zhvillimit

Published

on

By

Modeli inovativ i UBT-së dhe ekosistemi i tij i zhvillimit vazhdojnë të tërheqin interesimin e studiuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët po analizojnë nga afër qasjen unike të institucionit në arsimin e lartë, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Në kuadër të një vizite studimore njëjavore në UBT, një grup studiuesish, ndër ta edhe përfaqësues të Universitetit të Kembrixhit dhe Instiucioneve tjera britaneze, zhvilluan një agjendë intensive takimesh, diskutimesh dhe aktivitetesh akademike me profesorë, studiues dhe ekspertë të institucionit, me fokus në modelin e funksionimit dhe zhvillimit të UBT-së dhe mundësinë e shpërndarjes së këtij modeli në vendet e ndryshme, sidomos të atyre që janë pjesë e komunitetit.

Vizita u realizua në kuadër të aktiviteteve kërkimore të ekipit ndërkombëtar, i cili po analizon modele bashkëkohore të arsimit të lartë, transformimin digjital, zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe rolin e universiteteve në avancimin e komunitetit dhe shoqërisë.

Gjatë qëndrimit në UBT, delegacioni u prit nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me të cilin zhvilloi diskutime mbi vizionin strategjik që ka udhëhequr zhvillimin e universitetit gjatë 25 viteve të fundit. Vëmendje e veçantë iu kushtua ekosistemit të UBT-së, i cili përfshin konceptet UBT Smart City dhe UBT 5S, si modele që ndërthurin arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin, teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe bashkëpunimin me industrinë, duke krijuar një mjedis modern për zhvillimin akademik dhe shoqëror.

Pjesë e vizitës ishin edhe sesionet e punës me profesorë dhe studiues të UBT-së, si dhe vizitat në laboratorë, qendra kërkimore, hapësira inteligjente të mësimdhënies dhe klinika universitare. Përmes këtyre aktiviteteve, studiuesit u njohën nga afër me mënyrën se si funksionon ekosistemi i UBT-së dhe me praktikat që e kanë pozicionuar institucionin si një nga modelet më inovative të arsimit të lartë në rajon.

Interesimi i studiuesve ndërkombëtarë për UBT-në konfirmon rëndësinë që po merr modeli i tij i zhvillimit në diskutimet bashkëkohore për të ardhmen e arsimit të lartë, duke e shndërruar universitetin në një pikë referimi për studime dhe shkëmbim të praktikave më të mira në nivel ndërkombëtar.

Continue Reading

lajme

UBT dhe Komuna e Zarës bashkëpunojnë për trashëgiminë kulturore të arbëreshëve

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me Dina Bušić, Drejtoreshë për Kulturë dhe Sport në Komunën e Zarës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Zarës për ruajtjen, digjitalizimin, arkivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Zarës. Palët diskutuan gjithashtu për hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që do të mbështesin këto aktivitete.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti i Zarës thellojnë bashkëpunimin institucional

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me tre prorektorët e Universitetit të Zarës në Kroaci: Prof. Dr. Anita Pintarić, Prof. Dr. Marko Lukić dhe Prof. Dr. Zvjezdan Penezić.

Gjatë takimit u diskutua zgjerimi dhe thellimi i marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, duke synuar një bashkëpunim më të strukturuar në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, studimeve të doktoratës, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese.

Continue Reading

Të kërkuara