Lajmet

​Kurti: Arsimi renditet lart në prioritetet e qeverisë

Ai shtoi se arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës, prandaj edhe renditet lart në prioritetet e qeverisë.

Këto komente Kurti i bërë pas takimit që pati me një delegacion nga Washingtoni, të përbërë nga ish-zëvendës asistentin kryesor dhe ushtruesin e detyrës së ndihmës sekretarit në Byronë e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aktualisht kryetarin e Bordit të Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, Mark Taplin, nënkryetarin e këtij këshilli, Michael Curtis dhe përfaqësuesin e Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar në Kosovë, Gjeni Shporta.

Kryeministri Kurti tha se vlerëson lart kontributin e KAEF-it dhe përfituesve të tij në ekonominë edhe shoqërinë tonë.

Sipas tij, shumë prej tyre janë individë që falë përvojave dhe aftësive të krijuara gjatë studimeve në universitete amerikane japin kontribut të çmueshëm në sektorin privat dhe publik.

Ai shtoi se arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës, prandaj edhe renditet lart në prioritetet e qeverisë.

“Të pranishmit u njoftuan edhe për synimet e qeverisë për ta orientuar arsimin e lartë drejt kërkimit shkencor nëpërmjet themelimit të Fondit të Hulumtimeve dhe angazhimin në sigurimin e bursave për studim brenda dhe jashtë vendit për studentë të dalluar”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

Taplin, Curtis dhe Shporta e falënderuan kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin e arsimit, Dukagjin Pupovci për takimin dhe për gatishmërinë për bashkëpunim.

Aktualitet

Vazhdojnë kërkimet për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Published

on

Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra të dielën në Liqenin e Ujmanit po vazhdon ende. Që të dielën pasdite thuhet se ai u hodh në liqenin e Ujmanit, dhe nuk u pa më në sipërfaqe. Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar për ta gjetur 33 vjeçarin, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka thënë mbrëmë se operacioni i kërkimit duke vazhduar dhe se çdo informacion zyrtar do të bëhet publik vetëm nga institucionet kompetente dhe ekipet e përfshira në terren.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njofton opinionin publik se informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin e trupit të personit të mbytur në Ujman janë të pabazuara dhe pa fakte.

Kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren. Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar për rastin edhe në raportin 24 orësh.

 

Continue Reading

Lajmet

​Drita përballet Copenhagenit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte skenë e një ndeshjeje të zjarrtë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Drita do të përballet me skuadrën daneze Copenhagen, në ndeshjen e kthimit që nis në orën 20:00.

Takimi i parë i zhvilluar në Danimarkë përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, duke vendosur Dritën në një pozitë jo të lehtë. Megjithatë, skuadra gjilanase është e vendosur të japë gjithçka në fushë për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe në “Fadil Vokrri”, ku atmosfera do të jetë elektrizuese në përkrahje të bardhekaltërve.

Në lojë është më shumë se një kualifikim, është krenaria, historia dhe dëshira për ta çuar më tej emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Continue Reading

Aktualitet

112 vjet nga Konferenca e Londrës

Published

on

Janë bërë 112 vjet që kur përfundoi punimet Konferenca e Londrës, në të cilën u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i saj. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.

Nga kjo konferencë Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj. Konferenca u diktua prej shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike ku morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i Perandorisë Otomane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe Greqisë.

Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë Perandorisë Otomane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre, por mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918).

Të gjitha fuqitë e mëdha paraqitën versionin e tyre të hartës së Shqipërisë, por harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.

Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare.

Harta me propozimet e Qeverisë së përkohshme të Vlorës për hartën e Shqipërisë, propozimet e Francës, Rusisë dhe ligës së Ballkanit ( Serbia, Bullgaria dhe Greqia) si dhe kufijtë e tanishëm të propozuar dhe miratuar nga konferenca e Londrës  që tani quhet Shqipëri.

Konferenca e Ambasadorëve filloi punimet në dhjetor 1912, duke vazhduar deri më 29 korrik 1913.

Continue Reading

Kulturë

​Sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performon në kryeqytet

Published

on

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë vazhdoi festivali ndërkombëtar i operës Rame Lahaj, ku nën tingujt e pianistes amerikane Jess Rucinski, sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performoi vepra nga kompozitorë të mëdhenj.

Veprat ishin nga kompozitorë si Vincenzo Bellini, Giacomo Puccini dhe Giuseppe Verdi, por edhe kompozitorë shqiptarë si Prenk Jakova.

Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, do të vijojë më 29 korrik tek Universiteti i Arteve në Prishtinë, 30 korrik te hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Eventi kryesor Gala Night “Rame Lahaj & Friends” mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më datë 2 gusht 2025.

Continue Reading

Të kërkuara