Lajmet

400 gra mbi 50 vjet kanë marrë trajtim onkologjik

Gexha-Bunjaku ka ofruar mbështetje për këtë klinikë.

Published

on

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku sot ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Gexha-Bunjaku ka ofruar mbështetje për këtë klinikë me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për pacientët e prekur nga kanceri.

Sipas saj, në nëntëmujorin e vitit 2021, 400 gra mbi moshën 50-vjeçare kanë marrë trajtim të onkologjisë, derisa kanë pasur prioritet në vaksinimin antiCOVID.

U.d e ministres së Shëndetësisë tha se janë duke bërë përpjekje për plotësimin e listës esenciale ndonëse buxheti për këtë vit ka qenë i ulët.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se nga java e ardhshme për shkak të kushteve pandemike më të mira do të nisë shërbimi për mamograf mobil në komunat qe kanë mungesë të kësaj pajisje.

Drejtori i Klinikës Infektive, Ilir Kurtishaj tha se vetëm në këtë nëntëmujor me kancer të gjirit janë identifikuar 300 paciente që i takojnë moshës mbi 50-vjeçare. Ndërsa, shtoi se aktualisht nga e premtja po mungojnë disa citostatikë për çka deklaroi se brenda këtyre ditëve do të furnizohen nga barnatorja qendrore.

Vendi

Kurti merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë këtë të martë në mbledhjen e parë me Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare.

Takimi do të zhvillohet në Ndërtesën e Qeverisë, përkatësisht në sallën P-38, duke filluar nga ora 11:00.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të këtij takimi të rëndësishëm që shënon fillimin e përgatitjeve për organizimin e kësaj ngjarjeje madhore sportive.

Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 shënojnë ngjarjen më të madhe multisportive që është organizuar ndonjëherë në Kosovë. Vendimi u mor zyrtarisht në shtator të vitit 2023 nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, i cili ia besoi Prishtinës rolin e qytetit mikpritës për edicionin e 21-të të këtij kompeticioni.

Kjo ngjarje do të mbledhë mijëra sportistë nga 26 shtete të tre kontinenteve (Evropë, Azi dhe Afrikë), të cilët do të garojnë në dhjetëra disciplina të ndryshme sportive. Për shkak se Kosova nuk ka dalje në det, garat e sporteve ujore detare do të zhvillohen në bashkëpunim me Shqipërinë, përkatësisht në bregdetin e Durrësit.

Organizimi i këtyre lojërave konsiderohet një arritje madhore shtetërore dhe diplomatike, si dhe një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e infrastrukturës moderne sportive në gjithë vendin. /E.A/

Continue Reading

Rajoni

Ligji i ri i BE-së: Çdo përmbajtje e krijuar nga IA duhet të etiketohet qartë

Published

on

By

Pjesë të reja të Aktit gjithëpërfshirës të Bashkimit Evropian për Inteligjencën Artificiale kanë hyrë zyrtarisht në fuqi. Ky ligj i ri u kërkon kompanive dhe përdoruesve profesionistë të identifikojnë qartë çdo material të gjeneruar apo të manipuluar nga inteligjenca artificiale, me qëllim parandalimin e mashtrimit dhe dezinformimit në hapësirën digjitale.

Sipas Nenit 50 të këtij ligji, ofruesit e chatbot-eve duhet të njoftojnë përdoruesit kur ata po komunikojnë me një sistem IA. Gjithashtu, të gjitha tekstet, imazhet, audiot dhe videot e krijuara duhet të pajisen me shënues teknikë të lexueshëm nga makinat, të cilët provojnë prejardhjen e tyre.

Kërkesat janë veçanërisht strikte për falsifikimet e thella, të njohura si “deepfakes”, si dhe për tekstet që lidhen me tema të interesit publik si politika, shëndetësia, mjedisi apo shkenca, sa herë që ato publikohen pa një kontroll thelbësor njerëzor. Komisioni Evropian ka sqaruar se rregullimet e thjeshta gramatikore apo drejtshkrimore nuk konsiderohen si kontroll editorial.

Nga ana tjetër, për veprat artistike, satirike apo fiktive, zbulimi i pranisë së IA-së mbetet i detyrueshëm, por mund të bëhet në mënyrë të tillë që të mos prishë përvojën krijuese. Ndërkohë, personat që e përdorin inteligjencën artificiale thjesht për qëllime personale dhe joprofesionale janë tërësisht të përjashtuar nga kjo rregullore.

 

Continue Reading

lajme

LDK pranon ftesën e VV-së, PDK dhe AAK e refuzojnë

Published

on

By

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje u ka dërguar ftesa të reja tri partive opozitare shqiptare për të diskutuar formimin e institucioneve të reja.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar këtë ftesë dhe takimi ndërmjet kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurtit pritet të mbahet të martën në orën 18:00.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën, me kryetarin Bedri Hamza që rikonfirmoi vendimin e tyre të prerë për të mbetur në opozitë. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar si takimin ashtu edhe mundësinë e pjesëmarrjes në Qeveri.

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, theksoi se nuk shohin arsye për t’u takuar në këtë format, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje për gjashtë kushtet e tyre strategjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK rikonfirmon qëndrimin për të mbetur në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar zyrtarisht ftesën për takim të dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Përmes një letre kthyese drejtuar Kurtit, Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e takimeve konsultative, duke rikonfirmuar vendimin e partisë për të qëndruar në opozitë.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.

Përveç refuzimit të ftesës, kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Kurtit që të kërkojë marrëveshje me subjektet e tjera politike për krijimin e institucioneve të reja. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara