Lajmet

​Kundërshtohet shtrenjtimi i energjisë elektrike, paralajmërohet protestë

Shumë qytetarë nga vendi po shprehin kundërshtinë e tyre përmes platformës online.

Published

on

Qytetari nga Prishtina, Visar Dili ka filluar kampanjën kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ai dhe shumë qytetarë nga vendi po shprehin kundërshtinë e tyre përmes platformës online duke paralajmëruar edhe protestë para institucioneve përkatëse.

Aktivisti dhe iniciatori i kësaj platforme, Visar Dili që nga e shtuna ka nisur kundërshtimin për dyfishimin e vlerës së tarifave të energjisë elektrike.

“Kampanja ka filluar të shtunën, me një fotografi që e kam postuar në Facebook dhe me një hashtag kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ka filluar si kampanjë virtuale për të parë interesimin e popullatës rreth kësaj çështjeje. Pasi që veç të shtunën është informuar në mëngjes popullata prej mediave që ministrja e ‘habereve të zeza’, zonja Rizvanolli ka njoftuar se do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe njëfarë mënyre është munduar që popullatës t’i shpjegojë se si të bëhet kursimi i energjisë elektrike”, thotë ai.

Marrë parasysh dimrin e vështirë të vitit të kaluar, Dili thotë se ka vendosur që në platformë virtuale të shohin edhe interesimin e qytetarëve në lidhje me këtë çështje. Për çka tregon se po mbështetet nga shumë qytetarë.

“Kemi filluar me aksionin e parë, nuk do të jetë aksioni i fundit. Do të ketë edhe aksione të tjera. Kemi paralajmëruar dhe paralajmërojmë edhe për protesta. Gjykata Kushtetuese ishte ajo që në pranverën e këtij viti refuzoi dhe kundërshtoi shtrenjtimin e energjisë elektrike. Dhe kjo na vije në derë kësaj radhe për fajin e qeverisë, pasi që ata nuk paguan subvencionimin prej 90 milionë eurove, të cilën ia premtuan KEDS-it dhe ne do të shkojmë prapë tek dera e tyre dhe do kërkojmë edhe nga ta mbështetje në forma të cilat ligjërisht ata i shohin që janë më të mira duke mos lejuar që kjo neglizhencë e qeverisë të bie mbi barrën e qytetarit”, deklaron ai.

Që nga e shtuna është duke u zhvilluar kjo platformë online, ku mbrëmjen e së martës janë ndezur qirinj para qeverisë, në simbolikë të territ dhe reduktimeve të energjisë elektrike.

“Ne do të vazhdojmë aksionin e radhës prapë para qeverisë, pastaj do të shkojmë prapë para KESCO-s, sepse siç dihet, KESCO i ka dhënë 20 ditë afat qeverisë që ta paguajë subvencionin prej 90 milionë eurove. Nëse nuk bëhet ajo, prej shtatorit neve na presin tarifat e shtrenjta. Do të mundohemi që brenda këtyre ditëve, nëse shohim që qeveria nuk është duke punuar, të thërrasim edhe protestë”, përfundon ai.

Furnizuesi me rrymë, KESCO ka propozuar të premten dyfishimin e tarifave të rrymës, kjo është arsyetuar me mos disbursim të subvencioneve të premtuara nga qeveria dhe me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare. 

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara