Aktualitet

​Kryesuesi i KGjK-së kërkon ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi

Kryesuesi i KGjK-së thotë se ka vështirësi në trajtimin e rasteve të punës.

Published

on

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka kërkuar ndryshime urgjente të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Sipas tij, ka vështirësi në trajtimin e rasteve të punës, meqë gjyqtari i këtyre lëndëve është në dilemë se çështje të tilla me cilin ligj të trajtohen. Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ai deklaroi se kaosi më i madh në këto çështje është shkaktuar nga Inspektorati i Punës.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni është diskutuar për mos zbatueshmërinë e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj u shpreh se në këtë ligj duhet të ketë ndërhyrje urgjentisht.

“Në qoftë se kemi ne një çështje pune në gjykatë, gjyqtari është në dilemë se a duhet t’i referohemi Ligjit të punës apo duhet t’i referohemi Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi. Dhe këtu faktikisht paraqitet edhe vet përfundimi i çështjes. Sepse gjykata nëse e kualifikon si çështje pune, definitivisht do të shmanget në tërësi pjesa e vlerësimit të çështjes për diskriminimin sipas këtij ligji. Pasi që në shumicën e rasteve procedurat gjyqësore për çështje të punës janë të lidhura me afate dhe me procedurat e konsultimit të ankesës te institucionet. Unë e konsideroj të rëndësishme që ky ligj të ndryshohet në pjesën e inicimit të proceseve gjyqësore dhe të përcaktojë saktësisht procedurën, kompetencën dhe vlerësimin që duhet të bëjë gjykata për diskriminim”, ka thënë ai.

Nëse vazhdon të jetë i tillë, Zogaj tha se në trajtimin e rasteve civile do të jetë vështirë i zbatueshëm.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje tha se gjyqësori në disa raste po vendos për dënime të ulëta.

“Keni një femër e cila ka pasur kërcënim, kur jeni në dilemë, si jeni duke marrë vendim? Sepse disa herë për neve ka qenë e çuditshme se si ju keni dënuar një person me një dënim shumë të vogël. Për neve si qytetarë të Kosovës, si përfaqësues i popullit ka qenë jo e logjikshme”, ka thënë Balje.

Zogaj tha se nëse një rast i tillë kualifikohet si çështje pune, atëherë do të trajtohet si një procedurë standarde.

Ndërkaq, anëtarja e Komisionit Tinka Kurti ka përmendur 5 mijë ankesat, që sipas Inspektoratit të Punës, janë adresuar për diskriminim.

“Është befasuese që gjykatat sipas raportit, i janë referuar në zero raste këtij ligji. Ndërkohë që ligji është ekzistues dhe tashmë janë disa vite prej kur ka hyrë në fuqi. Ndërkohë, shifrat e tjera të kuptimit të denoncimit janë shumë të mëdha. Inspektorati i Punës thotë se kanë marrë pesë mijë ankesa brenda vitit. Inspektorati i Punës merr pesë mijë ankesa, ndërkohë që gjykatat i referohen me zero raste”, tha ajo.

Derisa ka folur për diskriminimin në punë, Zogaj shtoi se Inspektorati i Punës nuk mund të vendosë për kthim të qytetarëve në punë apo për pagat.

“Unë mendoj që kaosin më të madh në çështjet e punës e ka krijuar pikërisht Inspektorati i Punës. Në muajin prill të vitit të kaluar, Gjykata Supreme i është drejtuar me kërkesë për kontroll të përshtatshmërisë Kushtetueses, për shkak të Inspektoratit të Punës. Për shkak se sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, që mendoj që është një institucion që nuk mund të vlerësohet për nga kompetenca. Inspektorati i Punës e ka tejkaluar juridiksionin e punës që ka. Në vend se të merret me masat e sigurisë në punë, merret me çështjen e adresimit të kërkesës për kthim në punë, e paga, që është çështje e gjykatës. Çfarë do raporti që ka nxjerrë ky mekanizëm, për mua është jokredibil”, ka deklaruar Zogaj.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka folur edhe për rastet e dhunës në familje, ku tha se duhet të ketë ndryshime të ligjit për trajtimin e këtyre rasteve. Megjithatë, sipas tij nuk ka mungesë gatishmërie për vendime të duhura dhe meritore në këto raste.

Aktualitet

Evropa goditet nga temperaturat deri në 40°C, shënohen tre të vdekur në Francë

Published

on

By

Një valë e jashtëzakonshme e të nxehtit afrikan ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, duke sjellë temperatura ekstreme që kanë kapërcyer vlerën prej 40°C. Përveç rrezikut mjedisor, kjo situatë ka shënuar edhe viktimat e para në njerëz.

Sipas autoriteteve vendase, të paktën tre persona kanë humbur jetën në Francë si pasojë e goditjeve nga nxehtësia dhe temperaturat e larta anormale për këtë periudhë. Viktimat raportohet se kanë pësuar arrest kardiak për shkak të ekspozimit të gjatë në diell dhe pamundësisë së trupit për të përballuar vapën mbytëse.

Shërbimet meteorologjike në Francë, Spanjë dhe Itali kanë lëshuar alarme të kuqe për disa rajone, duke i bërë thirrje popullatës të shmangë daljet e panevojshme gjatë orëve të mesditës.

Franca ka hapur qendra emergjente të ftohjes nëpër qytetet kryesore dhe ka kufizuar qarkullimin e disa automjeteve për shkak të rritjes së nivelit të ozonit në ajër.

në Spanjë dhe Itali Parashikohet që vala e të nxehtit të zgjasë edhe për disa ditë të tjera, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre pyjore.

Mjekët dhe autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje urgjente për kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj të moshuarve, fëmijëve dhe personave me sëmundje kronike. Ata këshillojnë konsumimin e rregullt të ujit, qëndrimin në ambiente të mbrojtura me ajër të kondicionuar dhe shmangien e aktiviteteve të rënda fizike në ambiente të hapura.

Meteorologët paralajmërojnë se këto valë të nxehti ekstrem po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive në Evropë, si pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike globale. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kapet me marihuanë në veturë, arrestohet dhe lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

By

Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi policia i ka gjetur substanca narkotike në automjetin e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 qershor rreth orës 22:30. Gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar në veturën e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi substance të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 4.89 gramë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar nga hetuesit. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sulm seksual dhe dëmtim prone në kryeqytet, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është evidentuar një rast në Prishtinë, i cilësuar si sulm seksual dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj.

Sipas njoftimit zyrtar nga autoritetet policore, një burrë dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme operative.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit kanë nisur hetimet e plota për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara