Lajmet

​Kryeministrja e Zelandës së Re do të dorëhiqet muajin tjetër

Ajo do të japë dorëheqjen si kryetare e Partisë Laburiste jo më vonë se 7 shkurt .

Published

on

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të dorëhiqet nga posti që mban deri më 7 shkurt. Teksa konfirmoi zgjedhjet kombëtare në muajin tetor, Ardern u shpreh se nuk ka fuqi të rikandidojë dhe se nuk mund të vijojë udhëheqjen pasi siç theksoi ajo, i kanë shteruar energjitë.

Ajo do të japë dorëheqjen si kryetare e Partisë Laburiste jo më vonë se 7 shkurt dhe në ditët në vijim do të votohet për të përcaktuar zëvendësuesin e saj.

“Kisha shpresuar se do të gjeja atë që më duhej për të vazhduar gjatë asaj periudhe, por, për fat të keq, nuk e kam bërë, dhe do t’i bëja një shërbim të keq Zelandës së Re për të vazhduar. Unë jam njeri, politikanët janë njerëz. Ne japim gjithçka që mundemi për aq kohë sa mundemi. Dhe pastaj është koha. Dhe për mua është koha”, tha Ardern.

Ardern u bë kryetarja femër më e re e qeverisë në botë kur u zgjodh kryeministre në vitin 2017 në moshën 37-vjeçare. Ajo ka udhëhequr Zelandën e Re përmes pandemisë Covid-19 dhe fatkeqësive të mëdha duke përfshirë sulmin terrorist në dy xhami në Christchurch dhe White Island, dhe një sulm vullkanik.

“Këto kanë qenë pesë vitet e gjysmë më të kënaqshme të jetës sime. Por ka pasur edhe sfidat e veta – mes një agjendë të fokusuar në strehimin, varfërinë e fëmijëve dhe ndryshimet klimatike, ne hasëm një … ngjarje terrori të brendshëm, një fatkeqësi të madhe natyrore, një pandemi globale dhe një krizë ekonomike”, tha ajo.

E pyetur se si do të dëshironte që zelandezët ta kujtonin udhëheqjen e saj, Ardern u shpreh se donte të kujtohet gjithmonë si kryeministrja që përpiqej gjithmonë të ishte e sjellshme.

“Shpresoj t’i lë qytetarët e mi me besimin se mund të jeni të sjellshëm, por të fortë, empatikë, por vendimtarë, optimistë por të përqendruar. Dhe se ju mund të jeni lloji juaj i liderit – ai që e di se kur është koha për të shkuar”, tha Ardern.

Lajmet

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për armëmbajtje.

Policia në Vushtrri mbi dyshimin për posedim ilegal te armës kanë identifikuar të dyshuarin, ku gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur një armë e llojit pistoletë të cilën e kishte pasur në brez dhe një sprej.

“Arma dhe sprej janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale; ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtit i caktuar masa e ndalimit policor prej për 48 orësh.

 

Continue Reading

Lajmet

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, hyri në prokurori për rastin Peci

Published

on

By

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, hyri në objektin e prokurorisë, ku është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për mbetjet shtazore të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

Deputeti Faton Peci ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të Fabrikës së Mbetjeve Shtazore.

Ai pati thënë se Bislimi i kishte thënë se pavarësisht kostos financiare, “e rëndësishme është të trajtohen mbetjet shtazore.”

Continue Reading

Lajmet

Në 24 orët e fundit, 57 aksidente në trafik dhe 16 të arrestuar në gjithë vendin

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 57 aksidente trafiku. Prej tyre, 32 kanë përfunduar me të lënduar dhe 25 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.

Policia ka shqiptuar gjithsej 2129 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion, si pjesë e kontrollit të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore.

Në të njëjtën periudhë, 16 persona janë arrestuar, ndërsa 11 prej tyre janë vendosur në mbajtje. Dy persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Autoritetet e rendit bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut dhe ligjit, si mënyra më e mirë për të shmangur pasojat dhe për të ruajtur sigurinë publike.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas i huaj nën dyshimin se kanosi policët pasi i shqiptuan gjobë në trafik

Published

on

By

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren nën dyshimin se pas shqiptimit të një tikete në trafik, kanosi zyrtarët policorë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

“Prizren / 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që, pas shqiptimit të tiketës (gjobës) të trafikut, kishte kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /betimipërdrejtësi

Continue Reading

Të kërkuara