Lajmet

Hoxhaj: Kurti nuk ka treguar prioritet për njohjet e reja, s’ka vullnet dhe ambicie për politikën e jashtme

Sipas tij, Qeveria ka dështuar edhe t’i ruajë njohjet që janë siguruar ndër vite.

Published

on

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, nuk ka treguar prioritet për të siguruar njohje të reja. Sipas tij, Qeveria ka dështuar edhe t’i ruajë njohjet që janë siguruar ndër vite.

Ish-kryediplomati ka thënë se me refuzimin e gazsjellësit amerikan, Kosova e ka humbur edhe njohjen nga Greqia.

Në një intervistë, Hoxhaj ka thënë se institucionet tona kanë dështuar edhe përballë fushatës së Serbisë për çnjohje. Ai thotë se në këtë hap, do duhej të ndërtohej një plan afatgjatë, e duke i vizituar vendet që kanë qëndrime pak më të butë karshi Pavarësisë së Kosovës.

“Qeveria Kurti prej ditës kur është votuar, ka treguar që nuk ka plan, nuk ka vullnet dhe ambicie për të bërë ndonjë punë në politikën e jashtme, dhe njohjet nuk kanë qenë prioritet, se unë jam i sigurt që edhe në kontekstin e ndryshuar ndërkombëtar, nuk do të ishte e mundur të sigurohen 10 deri 15 njohje në vit, sesa kam siguruar unë kur kam qenë ministër i Jashtëm falë punës së kolegëve në Qeveri, por jam i sigurt se vendi do të mund të merrte pesë deri në shtatë njohje çdo vit. Për të ndodhur një gjë e tillë, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të hartojë një strategji sikurse e kam bërë unë në vitin 2011, e cila do të duhej të përfshijë vendet të cilat janë afër njohjes së Kosovës, vendet të cilat kanë qëndrim neutral në raport me Pavarësinë e Kosovës, dhe vendet të cilat janë kundërshtare, dhe për secilin rast të bëhet një analizë e plotë se çfarë qëndrime kanë ata në janar të këtij viti e çfarë kanë pasur në të kaluarën”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa për veprimet e Serbisë, Hoxhaj rekomandon që të vizitohen vendet që rrezikojnë ta largojnë njohjen e Kosovës.

“Duhet ta bëjmë një dokument, i cili do duhej të përfshijë veprimet që i ka marrë Serbia gjatë këtyre viteve të fundit, cilat vende i kanë vizituar serbët, me cilët njerëz kanë biseduar, e kështu më radhë, dhe mandej të dilet me një analizë të plotë të të gjitha shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën, të shihet se cilat kanë qenë vizitat e fundit”, thotë Hoxhaj për krerët e shtetit, duke i kritikuar edhe për mungesë të vizitave të mirëfillta.

“Por këta rrinë në Prishtinë, zonja Osmani, kryeministri Kurti e zonja Gërvalla rrinë në Prishtinë, shkojnë herë pas here në ndonjë konferencë ndërkombëtare, flasin më shumë gjeopolitikë evropiane dhe për atë se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe agresionin rus, sesa të marrin veprime konkrete që ta mbrojnë interesin vital të Kosovës në raport me fushatën e egër të cilën po e bën Serbia”, u shpreh Hoxhaj.

E me refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan, Hoxhaj thotë se Kosova humbi edhe disa përfitime të rëndësishme, të cilat do të forconin subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

Thotë se ky gabim, Kosovës i kushtoi me humbjen e njohjes nga Greqia.

“Unë jam marrë gjatë me politikë të jashtme, meqë së pari kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës, i cili në kuadër të procesit të Ahtisarit e ka negociuar Pavarësinë e Kosovës, dhe unë e di se çfarë qëndrime kanë pasur këto vende në raport me Kosovën para se të shpallej si shtet. E di edhe çfarë ka menduar Greqia, dhe sot kam komunikim me kryeministrin grek dhe me motrën e kryeministrit grek. Është mirë që Greqia i ka shpeshtuar vizitat në Kosovë, është mirë që bën përpjekje që t’i ndërlidh interesat e saj politik e ekonomik, por unë nuk mendoj Qeveria e Kosovës ka mundur të krijojë një momentum që vërtetë të merrej njohja greke, qoftë përmes gazsjellësit. A ka mundur projekti i gazsjellësit amerikan që ta rreshtojë Greqinë të jetë më e hapur ndaj njohjes së Kosovës, padyshim”, u shpreh Hoxhaj.

lajme

Moti sot: Shi dhe borë në viset e larta

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK).

Sipas parashikimit të institutit, në zonat e larta malore priten reshje të përziera shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 6 deri në 8 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2027, parashihen 4.27 miliardë euro

Published

on

Qeveria e Kosovës ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën e 4.27 miliardë eurove.

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se projektbuxheti i vitit të ardhshëm është 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar për vitin 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar i këtij viti.

Nga shuma e përgjithshme, 908 milionë euro parashihen të ndahen si financim i drejtpërdrejtë për komunat e Kosovës.

Gjatë prezantimit, Kurti tha se rritja e vazhdueshme ekonomike ka ndikuar në zgjerimin e buxhetit dhe në qëndrueshmërinë e financave publike.

Sipas tij, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.4 për qind në tremujorin e parë dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

“Kjo na vendos te vendet me rritjen më të shpejtë në rajon dhe më gjerë. Kjo nënkupton edhe rritjen në vazhdimësi të buxhetit dhe qëndrueshmërinë e financave publike”, deklaroi Kurti.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se, sipas projektbuxhetit për vitin 2027, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) parashihet të mbledhë të hyra në vlerë sa 60 për qind e të hyrave që pritet t’i mbledhë Dogana e Kosovës.

Kurti e cilësoi projektbuxhetin si rekord edhe për komunat, duke theksuar se rritja e financimit për pushtetin lokal vjen si rezultat i rritjes së vazhdueshme të granteve qeveritare.

Pas miratimit në Qeveri, projektligji për buxhetin e vitit 2027 pritet t’i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe votim.

/A.K/

Continue Reading

lajme

Vrasja e dyfishtë në Demiraj, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurin B.D.

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet B.D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 9:00 të mëngjesit në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit. Viktimë të këtij meksuesi kanë mbetur vajza e tij A.D., 27 vjeçe, si dhe mbesa e tij D.D., foshnje vetëm tre muajsh. I dyshuari B.D. është ndaluar menjëherë për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Më 01.11.2026, në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast Vrasje e rëndë, ku viktimë janë A.D (27 vjeç) dhe D.D. (foshnje 3 muajsh), ku i dyshuari B.D, babai i viktimës A.D, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’”, thuhet në njoftim.

Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit i është dorëzuar sot Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjilan. Organet e hetimit bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante policore dhe prokurori i rastit për mbledhjen e provave.

Në komunikaturën për media, Prokuroria nëntrimon angazhimin e saj për zbardhjen e tërësishme të tragjedisë:

“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike.” /E.A/

Continue Reading

Lajmet

AUV ndalon hyrjen e mbi 1 ton patatinave me përmbajtje të rrezikshme

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 1,068 kilogramëve patatina “STIZA Potato Chips Paprika”, pas analizave laboratorike që konstatuan nivel të lartë të akrilamidit mbi vlerat e lejuara.

Ngarkesa me LOT 909073, e importuar nga kompania “BEST BT” nga Prizreni, është bllokuar nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar dhe është vendosur kthimi i saj prapa, duke parandaluar hyrjen në tregun vendas.

Sipas AUV-së dhe Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore, ekspozimi afatgjatë ndaj kësaj substance kimike përbën rrezik për shëndetin publik për shkak të potencialit të saj kancerogjen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara