Aktualitet

“​KRU” Prishtina: Kemi lansuar platformën e faturës online

Published

on

Nga “KRU” Prishtina kanë treguar mënyrën se si të kyçen qytetarët në platformën e faturës online.

“Ne kemi lansuar platformën e faturës online, të cilën mund ta keni të gjithë, pa pasur nevojë për pranim fizik të faturës . Brenda kartelës tuaj online, mund të gjeni edhe kodin e faturës, përmes të cilit mund të bëni pagesa me e – banking , shpejtë dhe sigurt. Ju inkurajojmë të kyçeni dhe të regjistroheni si konsumatorë të KRU ” Prishtina ”. Aty mund të shihni kartelën tuaj financiare, shpenzimin e ujit në metër kub, totalin e shpenzimit dhe faturimit, pagesat tuaja paraprake dhe të tanishme , numrin referent për atë cikël të faturimit e cila iu shërben për pagesë me e – banking, etj. Ju të cilët mund të hasni në ndonjë parregullsi në kartelën tuaj, psh. nëse keni realizuar ndonjë pagesë online përmes bankave komerciale apo institucioneve mikrofinanciare ( si shkak i mungesës së ofrimit të informatave gjatë procesit të pagesës, nga ana juaj ) dhe nuk e shihni që është shkarkuar në kartelë, ju inkurajojmë që të prezantoni te zyret e KRU ” Prishtina” sh.a. dëshmitë mbi pagesën e realizuar dhe borxhi juaj do të shlyhet nga sistemi. Kemi stafin e përkushtuar të cilët janë në shërbimin tuaj, lidhur me këtë çështje. Me të gjitha kapacitetet e punës po mundohemi që çdo ditë të jemi sa më afër kërkesave dhe ankesave tuaja karshi shërbimeve për ujësjellës e kanalizim”, thuhet nw komunikatwn pwr media nga “KRU” Prishtina.

Hyni në web faqe www.kru-prishtina.com

Aktualitet

TikTok dhe YouTube mbyllin 4.7 milionë llogari të fëmijëve në Indonezi

Published

on

By

Platformat e njohura TikTok dhe YouTube kanë mbyllur rreth 4.7 milionë llogari të fëmijëve nën moshën 16 vjeç në Indonezi. Ky vendim erdhi pas rregullave të reja dhe rrepta që ka vendosur qeveria atje.

Ministrja e Komunikimit e Indonezisë njoftoi se rrjeti TikTok ka çaktivizuar 4.1 milionë llogari, ndërsa YouTube ka mbyllur 600 mijë të tilla. Përveç tyre, kufizimet kanë prekur edhe platformat e tjera si Instagram, X dhe Roblox.

Qeveria indoneziane mori këtë vendim për të mbrojtur fëmijët nga varësia ndaj rrjeteve sociale dhe nga dhuna në internet. Autoritetet thanë se duan që këto kompani të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj të miturve.

Indonezia ka ndjekur shembullin e Australisë, e cila vitin e kaluar ndaloi plotësisht përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët. Edhe Britania e Madhe ka njoftuar se po planifikon të vendosë kufizime të ngjashme së shpejti. /Euronews/ /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Tërmet i fuqishëm në Japoni, dridhen zonat afër Tokios

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur zonën e Chibas në Japoni, duke shkaktuar lëkundje të forta edhe në rrethinën e Tokios.

Sipas autoriteteve japoneze dhe Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra e tërmetit ishte në prefekturën Chiba, në një thellësi prej rreth 50 kilometrash.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë njoftoi se lëkundjet ishin të fuqishme, por fatmirësisht nuk ka asnjë rrezik për cunami.

Deri më tani, autoritetet vendase raportojnë se nuk ka njerëz të lënduar dhe as dëme të mëdha materiale nga ky tërmet. /BBC/ /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjashtë raste të ndryshme të dhunës në familje në disa qytete të vendit.

Në Graçanicë, pas një mosmarrëveshjeje familjare, tre burra janë përleshur mes vete. Ata janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, është arrestuar një grua pasi ka sulmuar fizikisht një grua tjetër. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Në Viti, një grua ka raportuar se pas një fjalosjeje është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Mitrovicë, është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një grua ka raportuar se një burrë ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, si dhe e ka kërcënuar përmes telefonit. Pas intervistimit, palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Deçan, është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Përleshje fizike në Mazgit të Obiliqit, tre persona mbeten të lënduar

Published

on

By

Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku pas një mosmarrëveshjeje çasti, tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur saktësisht rreth orës 02:25 pas mesnate. Tre viktimat, të gjithë burra dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar të tjerë.

Përveç dhunës fizike të ushtruar ndaj viktimave, të dyshuarit u kanë dëmtuar atyre edhe veturën private përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e sulmit, të tre viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar menjëherë tretmanin e nevojshëm mjekësor në institucionet shëndetësore.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre personat e dyshuar tashmë gjenden në kërkim policor.

Rasti zyrtarisht është iniciuar dhe po hutohet nën cilësimin si “Lëndim i rëndë trupor” dhe dëmtim i pronës, ndërsa njësitet përkatëse po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara