Lajmet

​Kritikohet Ligji për mbrojtje nga diskriminimi, nga Qeveria nuk konsiderojnë që duhet të ndryshohet

Nga ekzekutivi nuk konsiderojnë se ky ligj duhet të ndryshohet apo të krijohet një i ri.

Published

on

Në Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut sot është diskutuar për mos zbatueshmërinë e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Institucioni i Avokatit të Popullit ka konsideruar se autoritetet që obligohen ta zbatojnë këtë ligj nuk e kanë zbatuar fare atë, madje nuk janë krijuar as aktet nënligjore. E nga Zyra për Qeverisje të Mirë thonë se rregullorja e paraparë me ligj është hartuar dhe është duke u implementuar.

Nga ekzekutivi nuk konsiderojnë se ky ligj duhet të ndryshohet apo të krijohet një i ri, sipas tyre nevojitet llogaridhënie dhe përgjegjësi nga institucionet që duhet ta zbatojnë ligjin në fjalë.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje u shpreh se ky ligj hynë e listën e top tri ligjeve që nuk kanë gjetur zbatim. Ajo tha se nga ky takim presin të shohin se si do të veprojnë karshi Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

“Ne shumë herë kemi biseduar për këtë ligj që prej 2015-ës, sa na kemi informata, vetëm një udhëzim administrativ është planifikuar por nuk nxjerrë deri në fund, edhe ne mendojmë dhe sa kemi feedback (reagim) nga terreni se implementimi i ligjit është shumë keq, është në tri top ligjet, i cili nuk po respektohet në sistemin e Kosovës aspak. Edhe nga sistemi gjyqësor i Kosovës kemi feedback (reagimin) e njëjtë edhe mendojmë se duhet të bëhet diçka ose ndryshimi i ligjit, ose ne ta ndryshojmë aktivitetin që kemi në terren”, theksoi ajo.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj u shpreh se të gjitha autoritetet kanë dështuar në zbatim të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Sipas tij, ky ligj përveç një rregullore nuk është i pasuruar edhe me aktet tjera nënligjore.

“Ne kemi paraqitur si problem zbatimin e këtij ligji, mungesa e akteve nënligjore, ligji është aprovuar në vitin 2015 tani jemi në vitin 2022 dhe deri më tani në bazë të informacioneve që ne kemi mund të shihni se aty është në kuadër të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, është hartuar vetëm një rregullore, rregullorja lidhur me mekanizmat institucional në zbatim të këtij ligji, dhe nuk është aprovuar asnjë akt tjetër nënligjor i parashikuar në këtë ligj. Gjithashtu kemi vërejtur shumë paqartësi rreth autoritetit i cili ka nxjerrë, shqipton dhe ekzekuton sanksionet sipas dispozitave të kundërvajtjes që i parashikon ky ligj, pastaj mosharmonizimi i këtij ligji me Ligjin për procedurën kontestimore, mungesa e njohjes së faktit së Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi është ligj special për çështjet që kanë të bëjnë me diskriminim… Ne konsiderojmë që autoritetet në përgjithësi kanë dështuar së zbatuari këtë ligj në kuadër të qëllimit për të cilin është miratuar, dhe qytetarët e Kosovës sot kanë vështirësi që t’i realizojnë të drejtat e tyre, të cilat rrjedhin nga ky ligj dhe që duhet të mbrohen”, tha ai.

Kurse, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini u pajtua që qytetarët e Kosovës në çdo nivel ballafaqohen me diskriminim.

Derisa ka treguar që me nenet që i përcaktohen si ekzekutiv kanë nxjerr rregullohen për mekanizmat institucional në nivel lokal dhe qendror, dhe e cila siç tha ai, është duke u zbatuar.

Hajredini tha se nuk e sheh të nevojshme të bëhen ndryshime në këtë ligj. Sipas tij, nevojitet veprim në zbatim nga institucionet që kanë përgjegjësi karshi Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi.

“Neni 10 dhe 11 kërkon vetëm nxjerrjen e një rregulloreje për mekanizmat institucional në nivel qendror dhe lokal dhe ajo është realizuar, ka hyrë në fuqi dhe është duke u implementuar, në momentin kur ka hyrë në fuqi ligji në mënyrë automatike është punuar për këtë rregulloreje… Nuk parasheh akte të tjera nënligjore ajo çka i përket ekzekutivit neni 10 dhe 11 është realizuar dhe është duke punuar dhe për këtë ne po punojmë në implementim dhe rritjen e kapaciteteve. Ajo çka jemi duke punuar tani në bashkëpunim me Këshillin e Evropës kemi vendosur një kornizë që quhet ‘Korniza Gjithëpërfshirëse Monioturese’, për zbatim të këtij ligji është bërë një punë e madhe në nxjerrjën e 42 indikatorëve të këtij ligji që presin dhe kjo kornizë është bërë finale dhe tani po presim me u punuar me të gjitha strukturat në nivel qendror dhe lokal për të futur në funksion këto 42 indikatorë… Institucionet duhet të marrin përgjegjësi, secila nga ato kanë përgjegjësi por nuk është ideja të ndryshojnë ligje çdo katër-pesë vite, ne kemi pasur ligjin e parë që nga 2004 që ka hyrë në fuqi, e kemi plotësuar, e kemi ndryshuar tani duhet të punojmë në zbatim, sipas punës që bëjmë ne si Qeveri nuk shohim se kemi nevojë me ndryshu sidomos për nenet që janë në kuadër të ekzekutivit por ka të bëjë me marrjen e veprimeve në zbatim”, tha ai.

Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia u shpreh se për zbatim të këtij ligji duhet të vihen para përgjegjësisë dhe llogaridhënies institucionale, institucionet që duhet ta zbatojnë atë. Ajo kundërshton krijimin apo ndryshimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi pasi konsideron se nëse shkohet me këtë logjik atëherë gjithmonë do të duhet të hartohen ligjet dhe benefitet nga ligji nuk do t’i gëzojnë qytetarët.

“Shtatë vite për një ligj janë shumë pak do të thotë dhe është fatkeqësisht pas një eksperience të gjatë me këto mekanizma. Amandamenti i ligjit me automatizëm nuk sjellë edhe zbatimin e ligjit, zbatimin e ligjit e sjellë para përgjegjësisë institucionale dhe para llogaridhënies institucionale të gjitha institucioneve që janë të obliguara ta zbatojnë ligjin sepse nëse shkojmë me logjikën që sa herë që nuk zbatohet ligji, ligji i ka fajet atëherë do të jemi në procedura të përhershme të hartimit të ligjeve pa i parë qytetarët benefitet nga ligji”, u shpreh ajo.

Ndërsa, koordiniatori i Zyrës Ligjore pranë Zyrës së Kryeministrit, Agron Gashi u shpreh se këtë vit kanë paraparë për të bërë një vlerësim të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi për të parë mangësitë e këtij ligji.

“Sa i takon pyetjes se përse nuk janë nxjerrë aktet nënligjore për këtë ligj dihet se për të nxjerrë aktet nënligjore duhet me pas bazën specifike në ligj, është vetëm neni 11 që obligon qeverinë me nxjerrë rregulloren për mekanizmat institucional për mbrojtje nga diskriminimi në qeveri dhe komuna dhe kjo rregullore është nxjerr në vitin 2017… Sivjet kemi me bë vlerësimin ekspost të këtij ligji, vlerësimi ekspost bëhet për ligje që janë 1 apo 2 vite të vjetra dhe shihen se ku janë mangësitë e këtij ligji”, tha ai.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot është takuar edhe me përfaqësuesit e punëtorëve të ndërmarrjes “19 Qershori” në Podujevë lidhur me pretendimin për shpërndarjen jo të plotë të të ardhurave personale nga AKP.

Vendi

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Vendi

Trepça rikthen në menaxhim lokalin në Sheshin e Mitrovicës së Veriut pas 27 vjetësh

Published

on

Trepça ka rikthyer në menaxhim një lokal në Sheshin e Mitrovicës së Veriut, për të cilin ndërmarrja thotë se kishte qenë jashtë menaxhimit të saj për 27 vjet.

Rikthimit të pronës i ka paraprirë njoftimi zyrtar i 27 gushtit 2026, përmes të cilit Trepça, duke u bazuar në të dhënat e Certifikatës së Pronësisë, kishte kërkuar lirimin e pronës dhe paraqitjen e dokumentacionit që dëshmon të drejtën e shfrytëzimit.

Sipas ndërmarrjes, pas përfundimit të procedurave, lokali është rikthyer nën menaxhimin e Trepçës./A.K/

Continue Reading

Vendi

“Liria Ka Emër” para EULEX-it: “Shpalleni të pafajshëm!”

Published

on

Aktivistë të platformës qytetare “Liria Ka Emër” kanë zhvilluar të martën një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë, ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.

Gjatë aktivitetit është vendosur pankarta me mesazhin “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!”, ndërsa platforma ka kërkuar drejtësi dhe liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Para mediave foli Flaka Fazlija, vajzë dëshmori, e cila tha se kërkesa e tyre nuk është për hakmarrje, por për drejtësi, duke theksuar se procesi në Hagë nuk duhet të shkëputet nga konteksti historik i luftës së Kosovës.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi. Ama drejtësia nuk mundet me qenë e drejtë nëse e harron historinë”, deklaroi Fazlija.

Ajo tha se më 16 shtator, kur pritet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, nuk pritet vetëm një aktgjykim, por edhe një përgjigje që, sipas saj, ka rëndësi për mënyrën se si trajtohet historia e Kosovës.

Fazlija iu bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të mos harrojnë sakrificën mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

Ndërkohë, platforma “Liria Ka Emër” ka paralajmëruar vazhdimin e aktiviteteve në prag të Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PISA 2025: Rënie në matematikë, Kosova mbetet nën OECD

Published

on

Sipas rezultateve, Kosova ka marrë mesatarisht 357 pikë në shkencë, 340 pikë në lexim dhe 350 pikë në matematikë. Krahasuar me vitin 2022, rezultati në shkencë ka mbetur i njëjtë, leximi ka rënë nga 342 në 340 pikë, ndërsa matematika nga 355 në 350 pikë.

Rezultati më i lartë është shënuar në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, me 359 pikë. Megjithatë, rezultatet e Kosovës në të gjithë treguesit kryesorë mbeten nën mesataren e vendeve të OECD-së.

Raporti tregon gjithashtu performancë më të lartë të vajzave, veçanërisht në shkencë dhe lexim. Në shkencë vajzat kanë marrë 366 pikë, ndërsa djemtë 347, kurse në lexim diferenca është edhe më e madhe, 358 pikë për vajzat dhe 322 për djemtë. Në matematikë rezultatet janë pothuajse të barabarta.

Vetëm rreth 21 për qind e nxënësve në Kosovë kanë arritur të paktën Nivelin 2 në shkencë, ndërsa në matematikë kjo përqindje është 15 për qind dhe në lexim rreth 16 për qind.

Raporti rekomandon përmirësimin e cilësisë së të nxënit, si dhe përdorimin më efektiv të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale për kërkim, analizë, verifikim dhe krijim të pavarur të njohurive.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se rezultatet do të analizohen në detaje dhe do të shërbejnë si bazë për ndërhyrjet dhe përmirësimet në Strategjinë e re të Arsimit.

Në PISA 2025, në krye të renditjes u pozicionuan Kina dhe Singapori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara