Lajmet

​Krasniqi: Jemi në pritje të vlerësimit përfundimtar për dëmet e aparaturës së radioterapisë

Drejtori i ShSKUK-së foli edhe për furnizimet me barna në Klinikën e Onkologjisë.

Published

on

Drejtori i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se aktualisht janë në pritje të një vlerësimi definitiv të dëmeve që janë shkaktuar në aparaturat e radiologjisë pranë Klinikës së Onkologjisë, pas vërshimeve.

Ai tha se Kolegjiumi i Klinikës së Radiologjisë tashmë i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë rekomandimin për ofrimin e shërbimeve të këtyre pacientëve në ndonjë qendër jashtë vendit, por që ende nuk është marr ndonjë vendim.

“Trupat profesionale janë duke bërë përpjekje maksimale që të rikthejnë në funksion ende nuk kemi ndonjë vlerësim definitive të dëmeve eventuale të pajisjeve mjekësore, ndërkohë sa i përket pacientëve Kolegjiumi i Klinikës së Radiologjisë ka bërë rekomandimin e vetë që i është përcjell MSh, rekomandim për mundësinë e marrjes së këtyre shërbimeve në ndonjë qendër jashtë derisa të kthehet në funksion eventualisht pajisjet mjekësore. Ndërkohë që menjëherë Klinika e Radiologjisë ka njoftuar të gjithë pacientët i ka thirr të gjithë dhe i ka njoftuar për gjendjen… Ne po presim derisa të bëhet vlerësimi definitive se a do të mund të kthehen në funksion dhe më pastaj MSh është në kontakt të vazhdueshëm dhe ministri është i angazhuar maksimalisht që të bëjë zgjedhjen më të mundshme, më të lehtë dhe që do të jetë edhe më optimale për pacientët”, tha ai.

Drejtori i ShSKUK-së foli edhe për furnizimet me barna në Klinikën e Onkologjisë.

Furnizimi me barna dhe jo vetëm me citostatik në vitin 2021 ka qenë furnizimi më i qëndrueshëm dhe më i miri i mundshëm ndër vite në nivel të ShSKUK-së. Çrregullimet që po paraqiten në furnizime herë pas here janë për arsye nga më të ndryshmet. Ju e dini që një numër i madh i lëndëve kanë qenë të pa trajtuara. Në OSHP ka barna që operatorët dhe kompanitë për arsye nga më të ndryshme nuk mund t’i liferojnë në afatin e paraparë dhe çështjet tjera që lidhen me bazën ligjore”, u shpreh Krasniqi.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara