Sport

​Krasniqi: Do luftoj me shpirt, Muhamedi: S’do ta kesh të lehtë

“Kam jetuar një jetë jo të lehtë sepse ky sport ka kërkuar shumë sakrifica shumë të mëdha”, tha Krasniqi.

Published

on

Boksieri kosovar Robin Haxhi Krasniqi meçin e radhës të karrierës së tij do ta zhvillojë në Kosovë, përkatësisht në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, më 5 gusht të këtij viti.

Ai do të ndeshet me boksierin francez, Nadjib Mohammedi në kategorinë WBC Silver gjysmë të rëndë.

Krasniqi së bashku me rivalin e tij, dolën në një konferencë për media, ku zbuluam detaje të shumta rreth ngjarjes më të madh të boksit të zhvilluar ndonjëherë në Kosovë.

Në fjalimin e tij para mediave, Krasniqi tha se zhvillimin i meçit të radhës në Kosovë, është një ëndërr e kthyer në realitet. Ai shtoi se sakrificat dhe sukseset e tij të bëra gjatë karrierës ia dedikon Kosovës.

“Kam jetuar një jetë jo të lehtë sepse ky sport ka kërkuar shumë sakrifica shumë të mëdha edhe gjithmonë kamë dashur që sakrificat e mia mos t’i bëjë vetëm për vetën por t’i sjellë në këtë vend që edhe për këtë vend të bëjë një të mirë sa do e vogël që të jetë…Falemnderit që të gjithë po na i hapin dyert në Kosovë dhe ëndrrën time po e bëjnë realitet… Jam shumë i lumtur që më në fund po realizohet ëndrra ime. Kam pasur ëndërr gjithmonë që një dit në qiellin e Prishtinë të boksojë dhe këtë e kam pritur që të marr njëherë shumë tituj, të korri shumë suksese, të bëjë një histori shumë të madhe që të gjitha t’i mbledh dhe atë sukses që më në fund ta sjell në Prishtinë, ta realizojë këtë ëndërr dhe të boksojë nën qiellin e Prishtinës, të Kosovës, të vendit ku jam lindur dhe rritur”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se do të luftojë me mish e me shpirt për ta fituar këtë duel dhe për ta përfaqësuar denjësisht Kosovën.

“Unë atë natë e kam një natë shumë të madhe ku përkrahja e të gjithëve është e nevojshme. Trupi im atë natë nuk do ta shpreh vetëm sportin por dua që t’i tregojë të gjithë botës se kush jemi ne, sa mikpritës jemi ne, sa e duam këtë vend edhe se të gjitha vendet e botës janë të mrëseardhura, por është edhe një ëndërr e madhe që edhe Prishtinën ta fusim nën hartën e botës që do të bëjë organizime shumë të mëdha të boksit profesionist. Do të mundohem me mish e me shpirt ta prezantojë vendin tim, kulturën time, traditën time, vetveten, karakterin tim, familjen time dhe të dalim si fitues”, tha Krasniqi.

Por, për ta bërë këtë, nuk do ta ketë të lehtë. Kështu ka thënë rivali i tij, francezi, Nadjib Medvedev, i cili për më tepër tha se është nder i madh që do të boksojë në Kosovë.

“Faleminderit pafundësisht për pritjen, për mundësinë dhe respektin të cilin ia bëni të gjithë sportistëve, jam i nderuar dhe krenar të bëjë pjesë në këtë organizim të kësaj ngjarjeje. Pra t’i japim aq forcë një populli i cili ka vuajtur, jam i lumtur që është bërë një zgjedhje dhe prishmëritë e juaja janë realizuar që të jem unë këtu… Kam pasur mundësinë ta njoh gjithë botën, shumë vende në botë, shumë hapësira dhe është shansi im dhe nderi që të boksoj në një vend aq presitgjoz dhe i mirë sikur këtu. Do të vij këtu duke respektuar të gjitha traditat sepse ne kemi të njëjtin religjion, të njëjtën fe dje jemi këtu ta bëjmë punën tonë dhe ju premtoj që lufta nuk do të jetë e lehtë as për kundërshtarin e as për mua”, tha Muhamedi.

Ai shtoi se fakti që Krasniqi do ta ketë mbështetjen e tifozëve në tribuna nuk e tremb aspak, por se kjo do ta motivojë më shumë.

“Po e organizojmë një event të tillë në pasluftën e kryeqytetit, është një evend me përmasa botërore, një i cili me siguri do ta vendosë Prishtinën në rangjet botërore për boks… Kemi pasur biseda të shumta edhe me të madhin tonë Rubinin që duhet ta kthejmë këtë madhështi Prishtinë se Kosovës, pra gjithë vendit tonë. Për këtë arsye edhe ideja e Rubinit që ta mbajmë këtë meç në Prishtinë, normalisht që jo vetëm ka qenë iniciativë fantastike e tij, por kryeqyteti e përkrah me gjithë zemër dhe së bashku do të mundësojmë që Prishtina të jetë në nivelin botëror si vend edhe si institucion për meçe të tilla edhe në të ardhmen”, theksoi Rama.

I pari i kryeqyteti ftoi të gjithë adhuruesit e boksit që më 5 gusht të jenë të pranishëm në “Fadil Vokrri” në numër sa më të madh për ta përkrahur Krasniqin.

Në “Fadil Vokrri”, Krasniqi do ta zhvillojë duelin e 60- të me radhë dhe synon fitoren e 56 në karrierën e tij.

Biletat për këtë meç do të dalin në shitje më 26 qershor, por që çmimet nuk janë bërë të ditura nga ana e organizatorëve.

Lajmet

​Portieri 42 vjeçar kthehet për kualifikueset e Botërorit

Published

on

Portieri me përvojë Craig Gordon është rikthyer në kombëtaren e Skocisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Greqisë dhe Bjellorusisë.

Gardiani 42-vjeçar nuk ka luajtur që nga maji dhe ende nuk është paraqitur me Hearts këtë sezon, por tashmë është rikuperuar plotësisht nga një dëmtim në qafë. Gordon, i cili ka 81 ndeshje me kombëtaren, zëvendëson shokun e tij të ekipit, Zander Clark.

Ndërkohë, mbrojtësi i Derby County, Max Johnston, dhe qendërmbrojtësi i Blackburn Rovers, Dominic Hyam, janë lënë jashtë listës. Po ashtu nuk është përfshirë as sulmuesi i formës së mirë i Hearts, Lawrence Shankland, i cili ka shënuar shtatë gola këtë sezon, si dhe Tommy Conway i Middlesbrough.

Skocia ka grumbulluar katër pikë në dy ndeshjet e para të grupit, pas barazimit 0-0 në Danimarkë dhe fitores 2-0 kundër Bjellorusisë. Greqia viziton Hampden Park më 9 tetor, ndërsa tre ditë më vonë Bjellorusia do të përballet me skocezët në Glasgow.

Trajneri Steve Clarke ka rikthyer edhe Anthony Ralston pas mungesës së tij, ndërsa Angus Gunn dhe Liam Kelly kompletojnë listën e portierëve, pavarësisht se kanë pak minuta me klubet e tyre./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Ndryshohet lokacioni, derbi Prishtina-Ballkani luhet në Hajvali

Published

on

Ndeshja ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, e vlefshme për javën e 8-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohet këtë të shtunë, më 4 tetor, me fillim nga ora 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Siç ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, ky ndryshim i lokacionit vjen për shkak të nevojës për mirëmbajtje dhe përpunim të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.

Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit konsiderohet si takimi kryesor i javës së 8-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Fati i Amorim në duart e Granit Xhakës

Published

on

Manchester United gjendet në krizë të thellë dhe presioni mbi trajnerin Ruben Amorim po shtohet sepse skuadra ka marrë vetëm 7 pikë nga 6 ndeshje duke humbur tre përballjet e këtij sezoni, duke lënë tifozët e pakënaqur.

Legjenda Wayne Rooney ka kritikuar ashpër gjendjen e klubit, duke thënë se disa lojtarë nuk e meritojnë ta veshin fanellën e United dhe seklubi ka humbur kulturën e tij.

Ai shprehu edhe mungesë besimi te Amorim.

Të shtunën United përballet me Sunderlandin e Granit Xhakës, një sfidë vendimtare për të ardhmen e portugezit.

Mediat britanike raportojnë se drejtuesit e klubit tashmë po shqyrtojnë pasues të mundshëm si Oliver Glasner, Fabian Hürzeler dhe Andoni Iraola./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA me vendim të rëndësishëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Published

on

Duket se ndeshja Shqipëri-Serbi, do të luhet para një numri më të vogël spektatorësh në Leskovac ku kapaciteti i “Duboçicës” do të reduktohet me 20 përqind, sipas mediumit “Sport Klub”.

Sipas të njëjtit informacion, Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) u gjobit gjithashtu me 80,000 franga zvicerane.

Në të njëjtën kohë, dënimi përfshin edhe një detyrim për të pasur një plan të qartë për të luftuar problemet e mundshme në ndeshjen e ardhshme me Shqipërinë.

FSS është i detyruar të paraqesë një plan ulësesh, jo më vonë se 1 tetori, me mundësinë e mbushjes së një pjese të kapacitetit me grupe me interesa të veçanta: familje, studentë, organizata të përqendruara në luftën kundër diskriminimit. Siç është njoftuar, “plani duhet të përfshijë edhe aktivitete të qarta kundër diskriminimit (si veshja e bluzave ose shfaqja e banderolave me mesazhe të tilla)”.

Praktikisht, vetëm 6,500 spektatorë do të jenë në gjendje të hyjnë në tribuna më 11 tetor.

Në organizimin e ndeshjes me Anglinë u panë disa mangësi dhe delegati çek Emil Ubias , regjistroi çdo detaj, prandaj këto ditë është folur gjithnjë e më shumë për një dënim potencialisht shumë më drastik, përjashtimin me kusht të ekipit kombëtar serb nga gara e organizuar nga FIFA.

Serbia dhe Shqipëria do të luajnë në stadiumin “Dubočica” në Leskovc më 11 tetor në vend të Beogradit./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara