Sport

​Kosova U16 fiton edhe ndaj Shqipërisë

Pas fitores ndaj Kazakistanit, vajzat dardane shënuan fitore edhe ndaj Shqipërisë.

Published

on

Kombëtarja e Kosovës U16 për femra ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Shqipëri. Pas fitores ndaj Kazakistanit, vajzat dardane shënuan fitore edhe ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e zhvilluar në Kamëz, pas penalltive, me rezultat 6:5, pasi në kohën e rregullt u mbyll baraz 2:2.

Pjesa e parë e këtij takimi filloi me epërsi për Kosovën por nuk përfundoi njësoj. Edhe pse Dardanet shënuan herët, qysh në minutën e nëntë me golin e Bardha Mahmutit, por më pas Shqipëria arriti ta përmbys rezultatin duke mbyllur fraksionin e parë, 2:1, me golat e Klesta Agos, në minutën e 15-të dhe Xhejsana Dishës, në minutën e 27-të.

Në pjesën e dytë, Dardanet vazhduan të luftojnë për të rikthyer rezultatin dhe menjëherë arritën barazimin, me golin e Alba Shabanit, në minutën e 59-të. Në vazhdim asnjëra prej ekipeve nuk arritën të gjejnë golin e fitores dhe si rrjedhojë fati i takimit u vendos në penallti, e ku Dardanet ishin më të sakta se sa nikoqiret.

Ndeshja e cila për shkak të rregullave të turneut duhej të përfundonte me fitues, u përmbyll me rezultat 6:5 në favor të Kosovës.

Me këtë fitore Kosova renditet e para me 6 pikë, teksa fitoren e radhës e synojnë në takimin e fundit të turneut kundër Malit të Zi, që zhvillohet të dielën në orën 13:00.

Lajmet

​Leao në dyshim për derbin me Romën

Published

on

Milani ka shqetësime për gjendjen fizike të Rafael Leaos para ndeshjes vendimtare të fundjavës kundër Romës. Sulmuesi portugez u largua nga fusha në pjesën e parë të barazimit 1-1 ndaj Atalantës dhe iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, testet nuk zbuluan dëmtim serioz, por lojtari po vuan nga një inflamacion në vijë, çka e vë në dyshim për ndeshjen e së dielës.

Leao, 26 vjeç, ka qenë titullar në tre ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A, duke shënuar tre gola, pas një periudhe mungese për shkak të dëmtimit në pulpë.

Nëse nuk do të jetë gati, trajneri mund të aktivizojë Christopher Nkunku ose Ruben Loftus-Cheek, pasi Christian Pulisic dhe Santiago Gimenez pritet të mungojnë.

Ndërkohë, Ardon Jashari dhe Pervis Estupinan janë rikthyer në stërvitje me grupin, ndërsa Pulisic dhe Adrien Rabiot synojnë të jenë gati për ndeshjen ndaj Parmës më 8 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fitore të mëdha për Llapin dhe Drenicën në xhiron e 11-të të Superligës

Published

on

By

Xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës solli duele tejet interesante, ku Llapi dhe Drenica regjistruan fitore të mëdha ndaj rivalëve të tyre, duke ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e tabelës.

Llapi e ndali serinë pozitive të Prishtinës, duke e mposhtur me rezultat 2:1. Skuadra e Tahir Batatinës shfaqi lojë të vendosur, duke marrë epërsinë në pjesën e parë me golin e Edon Sadriut, ndërsa Axel Gnap shënoi golin e dytë në pjesën e dytë për të vulosur fitoren.
Për Prishtinën, goli i vetëm u realizua nga Leotrim Kryeziu, që megjithatë nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Ndërsa Drenica arriti një fitore të madhe me përmbysje 3:1 ndaj kampiones aktuale, Dritës. Ronaldo Chacon u bë hero i takimit me dy gola, ndërsa fitoren e kompletoi Kreshnik Uka. Nga ana tjetër, goli i Albert Dabiqajt mbeti vetëm statistikë, teksa Drenica ndërpreu një seri negative, duke ia ndalur njëkohësisht edhe ecurinë pozitive Dritës.

Në një tjetër përballje, Ferizaj triumfoi bindshëm ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3:0. Golat u shënuan nga Sadriu, Berisha dhe Selmani, duke i dhënë skuadrës tri pikë të vlefshme në garën për mbijetesë./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Januzaj kthehet në skenë me dy gola

Published

on

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj, ishte kryefjala e Sevillës në fitoren prej 1:4 në Kupën e Mbretit ndaj Toledos.

Januzaj shkëlqeu me paraqitjen e tij, duke shënuar dy gola gjatë ndeshjes.

Golin e parë Januzaj e shënoi në minutin e 40, kurse golin tjetër në minutën e 48-të, duke kaluar pak minuta prej njëra-tjetrës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Tri duele të zjarrta sot në Superligë

Published

on

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë tek lideri i tabelës, Prishtina, e cila viziton Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Dritën kurse Ferizaj ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Ndërkaq, dje u zhvilluan dy ballafaqimet e para ku Ballkani deklasoi Malishevën me rezultat 5-0, kurse Dukagjini triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara