Lajmet

​Kosova dhe Japonia mbajnë konsultime politike

Aty janë diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe sigurisë.

Published

on

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ambasadori Nakamura Kimitake, i Ngarkuar për Çështje të Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Ministër, këtë të martë kanë udhëhequr konsultimet politike që u mbajtën në Tokio, midis delegacioneve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Japoninë për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës.

Sipas një komunikate të ministrisë, në këto konsultime politike janë diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe sigurisë. Gjithashtu, u prezantuan edhe mundësitë dhe kushtet e favorshme që ofron Kosova për të tërhequr investimet japoneze në vendin tonë.

“Temë e veçantë e diskutimit ishte edhe agresioni i paprovokuar i Federatës ruse mbi shtetin e Ukrainës dhe rëndësinë e vendosjes së sanksioneve kundër saj. Këtu u vlerësua lartë se të dyja shtetet ndajnë qëndrime të njëjta në dënimin dhe sanksionimin e këtij agresioni. Tutje, të dyja palët vlerësuan se Kosova dhe Japonia ndajnë të njëjtat vlera të përbashkëta të respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut”, thuhet në komunikatë.

Në rrafshin e bashkëpunimit multilateral, zëvendësministri Ahmeti njoftoi palën japoneze për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe nevojën për përkrahje nga Japonia që ka Kosova në këto procese.

Ambasadori Nakamura, duke falënderuar zëvendësministrin Ahmeti për vizitën e tij, u shpreh se beson që bashkëpunimi i afër dhe thellimi i këmbimeve në mes të dy shteteve vetëm sa do të rritet.

Gjatë kësaj vizite pune në Tokio, zëvendësministri Ahmeti, në takime të ndara do të takohet edhe me homologen e tij, zëvendësministren për punë të jashtme të Japonisë, Yoshikawa Yummi dhe zëvendësministrin e mjedisit, Kunisada Isato, i cili ka qenë edhe kryetar i qytetit të Sanjos.

Në agjendën e takimeve të zëvendësministrit Ahmeti janë paraparë edhe takime të ndara me presidentin e grupit të miqësisë parlamentare Kosovë – Japoni, deputetin Ryu Shionoya, zëvendës presidentin e JICA-së, Naoki Ando dhe një takim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Japoni.

Lajmet

Tre persona arrestohen në Gjakovë, u gjenden dy thika dhe sprej OC

Published

on

Në Gjakovë, më 20 shtator 2026, rreth orës 17:35, janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe një sprej OC.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk arrestohet në Prizren, i gjendet 4.31 gramë marihuanë

Published

on

Në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, më 20 shtator 2026, rreth orës 22:17, është arrestuar një shtetas i Turqisë nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4.31 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me armë dhe të lënduar në Prishtinë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja po hetosh për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulm”, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje në Pejë dhe Klinë, tre persona të arrestuar

Published

on

Policia ka raportuar për tri raste të dhunës në familje të regjistruara në Pejë dhe Klinë gjatë datave 19 dhe 20 shtator.

Në Pejë, më 19 shtator, është arrestuar një grua kosovare, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Klinë më 20 shtator, rreth orës 12:00. Një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Po më 20 shtator, rreth orës 18:10, në Pejë është raportuar edhe një rast tjetër. Një grua kosovare dyshohet se ka tentuar të sulmojë një grua tjetër dhe, gjatë përpjekjes për ta larguar, ka sulmuar fizikisht një burrë kosovar.

Viktima mashkull ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara