Lajmet

​Kosova bëhet edhe me një linjë të re ajrore me një shtet evropian

Linja ajrore e kompanisë “Polish Airlines”, e cila është hapur sot, Varshavë-Prishtinë-Varshavë, do të ketë katër fluturime në javë.

Published

on

Kosovës nga sot iu shtua edhe një linjë e re ajrore me një shtet evropian, Poloninë. Në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është inauguruar sot fluturimi i parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Polonisë kanë vlerësuar se hapja e linjës ajrore është e rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes këtyre dy shteteve.

Szymon Szynkoëski, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, theksoi se linja e re ajrore mundëson rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës.

Szynkoëski shtoi se Polonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën për integrim në Bashkimin Evropian.

“Ky është një hap i rëndësishëm për “Polish airlines”, por po ashtu edhe për marrëdhëniet Kosovë-Poloni, sa i përket aktiviteteve në regjionin më të gjerë të Ballkanit. Nuk është vetëm një hap konsistent i kompanisë që ka për qëllim që të fuqizojë tregun evropian, por po ashtu kjo tregon ehe për angazhimin e Polonisë në regjion dhe më gjerë. Jam i bindur që kjo linjë e re do të bëhet një lloj zbërthyesi për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës. Në vitin 2008, kemi qenë ndër të parët që e kemi njohur Pavarësinë e Kosovës, sot ne vazhdojmë që të mbështesim aspiratat tuaja evropiane dhe po ashtu edhe në konsolidimin e Kosovës në nivel regjional”, theksoi Szynkoëski.

Kreshnik Ahmeti, zëvëndësministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës tha se me lasnimin e flurimit të sotëm, thellohet bashkëpunimi me Poloninë.

“Fluturimin e drejtpërdrejt që po inaugurojmë sot është i një rëndësie të veçantë për qytetarët tanë, qofshin ata profesorë, studentë, doktorë apo njerëz të biznesit. Edhe në aspektin tonë politik na jep mundësinë që të punojmë në mënyrë intensive për të fuqizuar raportet tona bilaterale ndërmjet dy shteteve, e që besoj që do ta bëj edhe më dinamike prej tani e tutje. Po jetojmë në kohëra të vështira e që e thellojnë hendekun ndërmjet vendeve që kanë pozicione kontradiktore… Polonia ka një mik dhe një aleat në Kosovë dhe mezi pres që të punojmë së bashku që të thellojmë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tona bilaterale”, theksoi ai.

Ndërsa, Krzysztof Moczulski nga kompania “Polish airlines”, theksoi se linja Varshavë-Prishtinë-Varshavë ofron një rrjet të gjerë të rrugëve në drejtim të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Moczulski pret që shumë polakë do ta zgjedhin Prishtinën si destinacion për pushime.

“Fluturimi është jo vetëm për njerëzit të cilët udhëtojnë ndërmjet Varshavës dhe Prishtinës dhe anasjelltas, por po ashtu ne ofrojmë për popullin e Kosovës rrjetin e gjerë të rrugëve në drejtim të Evropës perëndimore veriore dhe lindore, dhe po ashtu për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadën. Fluturimi sotëm, me të vërtet ka qenë me të vërtet i ngarkuar dhe është një shenj e mirë për të ardhmen tonë. Ne presim t’ju urojmë mirë se ardhje me aeroplanët tanë që të vizitoni Varshavën, Poloninë. Por, po ashtu jam i sigurt që shumë polakë do të zgjedhin Prishtinën si destinacion të pushimeve në këtë vit, dhe në vitet në vijim”, theksoi Moczulski.

Linja ajrore e kompanisë “Polish Airlines”, e cila është hapur sot, Varshavë-Prishtinë-Varshavë, do të ketë katër fluturime në javë, të hënave, të mërkurave, të enjtave, dhe të shtunave.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara