Lajmet

​Konstituohet komisioni hetimor i shumicës për energjinë për periudhën 2006-2022

Kryesues i këtij komisioni është deputeti Hajdar Beqa nga PDK-ja.

Publikuar

Konstituohet komisioni hetimor parlamentar i propozuar nga Grupi Parlmanetar i Vetëvendosjes në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Kryesues i këtij komisioni është deputeti Hajdar Beqa nga PDK-ja. Anëtari tjetër nga kjo parti është edhe Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), anëtarë të këtij komisioni janë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi (zëvëndëskryesues i Komisionit) Armend Muja.

Ndërsa nga LDK anëtarë janë Armend Zemaj dhe Rezarta Krasniqi.

Nga AAK-ja anëtare është deputetja Time Kadrijaj. Prej Listes Serbe (LS) anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik anëtare është Duda Balje.

Në këtë mbledhje deputetët janë dakorduar për shtyrjen e votimit të Planit të veprimit deri në një mbledhje tjetër (të hënën).

Në seancën e 5 majit, mes mospajtimeve e debateve, Kuvendi kishte formuar dy komisione hetimore për energjinë elektrike.

Lajmet

Irani mohon përdorimin e bandave suedeze për të shënjestruar Izraelin

Publikuar

nga

Ambasada e Iranit në Stokholm mohoi të premten akuzat se po rekruton anëtarë të bandës kriminale, disa prej tyre fëmijë, si përfaqësues për të kryer “akte dhune” kundër interesave izraelite në Suedi.

“T’i kushtosh vëmendje burimit të këtij informacioni tregon qartë se ai është i rremë”, njoftoi ambasada.

Sipas ambasadës, mbulimi mediatik i bazuar në dokumentet e shërbimeve sekrete të Izraelit është “i rremë dhe i pabazë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Dita kundër pirjes së duhanit, inspektorati sanitar me rekord të kontrolleve

Publikuar

nga

Inspektorati sanitar gjatë periudhës janar-maj 2024 ka shqiptuar rreth 2 mijë gjoba për personat që shkelin ligjin për kontrollin e duhanit.

Në lidhje me konsumin e duhanit, nga muaji prill të këtij viti ka hyrë në fuqi edhe zbatimi i udhëzimit administrativ për fotot që duhet të jenë në pakotë e duhanit, të cilat vetëdijesojnë duhanpirësit për rreziqet që sjell konsumi i duhanit, ku të gjitha subjektet në Kosovë kanë filluar të zbatojnë një gjë të tillë.

Kryeinspektori sanitar në Kosovë, Ibrahim Tërshnjaku thotë se kanë kryer rekord të numri të inspektimeve brenda dhjetë vjetëve të fundit, duke shqiptuar gjoba nga 50 deri në 3 mijë euro. Ai e konsideron shqetësuese edhe faktin se 30 për qind e përdoruesve të duhanit janë persona të mitur.

“Ka shtatë muaj që inspektorati sanitar nga ora pesë e mëngjesit deri në mesnatë bënë zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit…Kemi pasur edhe shqiptime të gjobave, të cilat nuk kanë respektuar ligjin për kontrollin e duhanit, ligj i cili është për ruajtjen e shëndetit publik për qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe me theks të veçantë të rinjve të Kosovës, të cilët kanë filluar të konsumojnë deri në 30 për qind të duhanpirësve në Kosovë, me të cilën është ndër problemet dhe fenomenet më vdekjeprurëse sipas analizave statistikore të cilët i parasheh OBSH-ja. Inspektorati sanitar ka shqiptuar 1.740 gjoba vetëm për këtë periudhë kohore, është duke bërë kontrolle të vazhdueshme në kohë të ndryshme dhe qe nga muaji prill ka hyrë në fuqi zbatimi i udhëzimit administrativ për fotografitë, ku të gjitha subjektet në Kosovë kanë filluar të zbatojnë një gjë të tillë. Sa më shpejt të fillojmë të bëjmë ndalimin apo zvogëlimin e pirjes së duhanit, do të kemi një jetë më të shëndetshme duke filluar nga mosha e të rinjve. Shuma e gjobës në bazë të ligjit fillon nga 50 euro deri në 3 mijë euro, është rekord i kontrolleve, asnjëherë deri më tani nuk kemi bërë kontrolle me numër më të madh, është numër rekord për 10 vjet. Kemi ndryshime kulturore te subjektet e gastronomisë aty ku konsumohet ushqimi, mirëpo te kafe-baret dhe ato që punojnë pas orarit të punës kemi probleme në mos zbatim të këtij ligji”, ka thënë Tërshnjaku.

Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Musa Hoxha tregon se gjatë sezonit dimëror ka më shumë vizita në klinikë për shkak të problemeve shëndetësore të pacientëve të cilët konsumojnë duhan.

“Çdo tre-katër sekonda është nga një vdekje nga pasojat e pirjes së duhanit, apo nivelin botëror kemi diku në vit rreth shtatë milionë vdekje sa i përket duhan pirësve që janë aktivë dhe rreth një milion nga duhanpirësit pasivë… Duhanpirja rrezikon dëmtimin dhe zhvillimin e pacientëve me sëmundje kronike obstruktive dhe pacientët që janë me astma po ashtu edhe pacientët enfizematikë, por dëmin më të madh e shkakton sa i përket kancerit të mushkërive. Në tymin e duhanit, përveç nikotinës e cila është një substancë psiko-aktive dhe katranit e monoksidit të karbonit, kemi edhe substanca kancerogjene. Në statistikat tona kemi gjithmonë nga 10 pacientë me kancer pulmonar, nëntë rezultojnë duhanpirës. Është shumë i dëmshëm edhe për moshat e reja, por edhe te gratë sidomos te shtatzënat. Lindja e një fryti do të jetë me peshë rreth 200 gramë më pak dhe ka probleme më të mëdha të sistemit të respiratorit tek ato foshnje. Muajve të dimrit kemi përkeqësime shumë më të mëdha, kemi gjatë ditës rreth 60-70 vizita ambulatore që numri më i madh janë këto probleme”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe çdo vit më 31 maj Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët e saj organizojnë Ditën botërore pa duhan me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit nga rreziku që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti pas takimit me Erdoganin: Biseduam për rritje të bashkëpunimit ekonomik

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Në llogarinë e tij në “X”, Kurti ka publikuar pamjet nga takimi teksa ka thënë se të hënën më 3 qershor do të mbahet forumi i bizneseve turke dhe kosovare. Ky forum, sipas tij, do të jetë mundësi për të thelluar lidhjet dhe investimet turke në Kosovë.

Kurti tha se me presidentin turk kanë folur për raportet mes dy shteteve dhe për mundësitë e reja sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.

“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, ka shkruar Kurti.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nasim Haradinaj u ankua se iu shkelën të drejtat, Haga shpall aktgjykimin: S’ka pasur asnjë shkelje

Publikuar

nga

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur sot aktgjykimin në lidhje me ankesën e Nasim Haradinajt për shkeljen e të drejtave të tij gjatë gjykimit në Hagë.

Në aktgjykim, Dhoma Kushtetuese e shpalli një pjesë të ankesës së tij të papranueshme dhe hodhi poshtë pjesën tjetër, duke konstatuar se nuk kishte asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ose të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore.

“Më 31 maj 2024, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese lëshoi aktgjykimin në lidhje me kërkesën referuese të paraqitur nga Nasim Haradinaj, i cili pretendonte shkelje të të drejtave dhe lirive të tij në kontekstin e procesit penal kundër tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në aktgjykim, Dhoma Kushtetuese e shpalli një pjesë të ankesës së tij të papranueshme dhe hodhi poshtë pjesën tjetër, duke konstatuar se nuk kishte asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ose të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore. Haradinaj ishte ankuar se ishte shpallur fajtor mbi bazën e interpretimeve të gjera në mënyrë të papërligjur të tri dispozitave të Kodit Penal të Kosovës dhe se veprimet e tij nuk përbënin vepra penale në kohën e kryerjes së tyre. Në lidhje me këtë, Dhoma Kushtetuese konstatoi se Haradinaj nuk kishte shfrytëzuar si duhet të gjitha mjetet juridike të efektshme sipas ligjit për dy prej pretendimeve të tij dhe e shpalli ankesën pjesërisht të papranueshme”, thuhet mes tjerash në reagim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara