Kulturë

​Koncert me artistë të vendeve të Evropës Qendrore në Prishtinë

Koncerti do të mbahet sonte nga ora 18:00.

Published

on

Për herë të parë në Kosovë, Platforma Kulturore e Evropës Qendrore (PCCE), në përbërje të shteteve anëtare të BE-së, Hungarisë, Austrisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë, në bashkëpunim me MKRS-në, do të organizojnë një gala koncert muzikor me artistë të rinj të këtyre vendeve dhe të Kosovës sonte në 18:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Para kësaj ngjarje sot u mbajt një takim mes ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, ambasadorëve të Hungarisë, József Bencze e atij të Çekisë, Pavel Bilek, shefit të Zyrës së Sllovakisë, Rastislav Kostilnik, dhe drejtorëve të PCCE-së të shteteve anëtare, Martin Pammer nga Austria, Rafal Wolksi nga Polonia, Martina Pivonkova, nga Sllovakia, dhe Klára Nagy-Gery nga Hungaria.

Në takim u diskutua për rëndësinë e këtij organizimi në promovimin e artistëve të rinj dhe thellimin e bashkëpunimit e dialogut kulturor mes shteteve të Evropës Qendrore dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Çeku falënderoi përfaqësuesit e shteteve anëtare të PCCE-së që kanë përzgjedhur Kosovën për të organizuar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, ndërsa foli për rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit bilateral kulturor të vendit tonë me shtetet përkatëse të platformës dhe me rajonin e Evropës Qendrore.

Në cilësinë e përfaqësueses së PCCE-së, Klára Nagy-Gery, drejtore e PCCE-së së Hungarisë, foli për detajet e koncertit që do të mbahet sonte dhe rëndësinë e shkëmbimit kulturor mes vendeve.

PCCE u lansua në Austri më 2001 nga gjashtë vende të Evropës Qendrore dhe objektivi kryesor është ruajtja e dialogut të ndërsjellë kulturor, sigurimi dhe mbështetja e projekteve dypalëshe dhe shumëpalëshe të fokusuara në interesat e përbashkëta dhe vlerat kulturore të Evropës Qendrore.

Magazinë

Artisti kritikon Madonnën nga skena e Hamilton

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Udhëtimi i Katy-t në hapësirë është një ndër arsyet e krizës në lidhjen me Orlando-n?

Published

on

Thuhet se Orlando Bloom e ka cilësuar udhëtimin në hapësirë të Katy Perry-t si “të turpshëm” dhe “të sikletshëm”, gjatë një zënke serioze mes tyre.

Sipas një burimi anonim, aktori u shpreh se “e gjithë gjëja i dukej qesharake”, komenti i tij e lëndoi shumë Katy-n.

“Kjo e lëndoi shumë. Sigurisht që u ndje keq. Imagjino të shkosh në hapësirë, e përsëris, në hapësirë dhe partneri yt të mos habitet fare”.

Burimi vijon se Katy kishte shpresuar se do të gjente më shumë mbështetje tek Orlando.

Ajo u shpreh në “The Morning Mash Up” në “Sirius XM” në mars se Orlando Bloom ishte “i përfshirë totalisht” në udhëtimin e saj historik në hapësirë. Madje, ai ishte fotografuar duke e mbështetur para dhe pas nisjes. Megjithatë, për shkak të komenteve të raportuara të tij, Katy e ka “të vështirë të pranojë mungesën e mbështetjes”.

Ajo nuk e përtyp faktin se i fejuari do të shkojë në dasmën e Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos në Itali. Dasma do të zhvillohet gjatë këtij muaji, ndërkohë që Katy është në turne.

“Ata janë në një krizë dhe dasma e famshme është një tjetër arsye për t’u zënë”, shtoi personi anonim, duke theksuar se në fakt, Jeff dhe Laura janë më shumë miq me Katy-n sa me Orlando-n, por ai këmbëngul të marrë pjesë në këtë event.

Çifti janë bashkë që nga viti 2016. Ata patën një ndarje të shkurtër në 2017 dhe më pas, u rilidhën dhe u fejuan në 2019-ën. Dyshja, ka edhe një vajzë 4 vjeç, të quajtur Daisy.

Continue Reading

Magazinë

“Squid Game” rikthehet në Netflix me sezon final

Published

on

Yjet e serialit hit, “Squid Game”, parakaluan mbi qilimin ngjyrë rozë të shtruar në Londër, teksa entuziazmi i fansave sa vjen e rritet për sezonin e fundit të një prej projekteve më të popullarizuara të platformës Netflix.

Sezoni tretë i serialit korean të zhanrit triler vjen për publikun e gjerë pas një jave, duke vazhduar historinë aty ku kishte mbetur në sezonin e dytë.

Skenaristi dhe regjisori, Hwang Dong-hyuk, tha se u mundua shumë për fundin e projektit të jashtëzakonshëm televiziv, por nuk pranoi të zbulonte ndonjë informacion të detajuar.

“Sigurisht që u shqetësuam sepse është finalja e këtij seriali, kështu që përfundimi që krijuam është rezultat i gjithë asaj kohe dhe përpjekjeve të investuara në të, megjithëse nuk mund t’ua prish befasinë duke ndarë me shumë detaje me ju”, tha ai.

Lee Jung-Jae rikthehet në rolin e Seong Gi-hun, apo ndryshe i njohur si Lojtari 456, kumarxhiu naiv dhe i pavlerë i shndërruar në hero, i cili detyrohet të bëjë zgjedhje edhe më të vështira në lojërat vdekjeprurëse.

Lee Byung-Hun, i cili e luan rolin e kreut të hierarkisë së “Squid Game”, pati vlerësime të larta për krijuesin e shout, Hwang.

“Ai ka ide e tregime në mendjen e tij, sepse nuk kishte ndërmend të bënte sezon të dytë por brenda një kohe të shkurtër shpiku këtë histori të mrekullueshme. Ai është vërtetë një gjeni”, deklaroi Byung-Hun.

Kasta e aktorëve është përballur me sfida gjatë xhirimeve të serialit, përfshirë ruajtjen e sekretit rreth temës që trajtohet apo detajeve rreth personazheve që i portretizojnë. Lee Jung-Jae u ballafaqua me vështirësitë, teksa iu desh të qëndrojë sa më larg kolegëve në sheshin e xhirimeve. Ai e shpjegoi arsyen për këtë.

“Kur po xhironim, në fakt ndihesha i dëshpëruar. Ndihesha shumë i vetmuar por kjo ishte e pashmangshme sepse duhej ta ruaja gjendje emocionale. Nuk doja të kaloja shumë kohë duke u argëtuar me kolegët e serialit, sepse nuk doja të dilja nga roli, kështu që duhej të ruaja atë energji”, tha ai.

Sezoni final i serialit “Squid Game” do të transmetohet në Netflix më 27 qershor.

Continue Reading

Magazinë

Hailey Bieber rikthen unazën e martesës, mes thashethemeve për krizë me Justin Bieber

Published

on

Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen në New York , teksa u shfaq në dalje me fustan saten të gjelbër dhe unazën e martesës rikthyer vetëm një ditë pasi u fotografua pa të, duke nxitur thashetheme për tensione në martesën me Justin Bieber.

Modelja 28-vjeçare u shfaq elegante dhe e qetë, ndërsa shijonte një mbrëmje, duke kompletuar pamjen me syze dielli dhe një palë taka “kitten”.

Dalja vjen në një kohë kur fansat janë të shqetësuar për marrëdhënien me Justin, pas raportimeve për një përplasje të fortë gjatë Ditës së Babait, ku ajo thuhet ta ketë quajtur bashkëshortin e saj një “fëmijë të mallkuar”, shkruan DailyMail.

Justin zgjodhi të mos bëjë asnjë postim dedikuar bashkëshortes apo djalit nëntëmuajsh, Jack, duke ndarë mesazhe enigmatike dhe emocionale në rrjet, përfshirë ndjesinë e “thyer” dhe përpjekjet për të përballuar zemërimin dhe vetëvlerësimin.

Burime pranë çiftit raportojnë se Hailey ka qenë e irrituar nga veprimet e Justinit dhe se i ka kërkuar atij të kërkojë ndihmë profesionale.

Rikthimi i unazës në dorën e saj sugjeron një përpjekje për stabilitet, ose së paku një qëndrim publik që ndjenjat janë ende të forta – të paktën për kamerat.

Continue Reading

Të kërkuara