Lajmet

​Komisionieri i BE-së: Kosova ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit

Varhelyi tha se Kosova ka bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha.

Published

on

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit.

Në prezantimin e paketës së zgjerimit 2022 nga Komisioni Evropian të mërkurën, komisioneri Varhelyi tha se Kosova ka bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha. Ai tha se presin që gjatë vitit të ardhshëm të ketë një realizim më të shpejtë dhe efektiv të agjendës së reformave të BE-së në Kosovë. Derisa përsëriti qëndrimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën, kurse kërkoi konstrukitvitet në dialogun me Serbinë.

“Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së. Ne e pranojmë se Kosova gjithashtu ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit. Është bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha, duke përfshirë tranzicionin e gjelbër, energjinë dhe inovacionin. Gjatë vitit të ardhshëm ne do të dëshironim të shohim një realizim më të shpejtë dhe më efektiv të agjendës së reformës së BE-së të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Propozimi është ende në pritje në këshill dhe ne mbështesim diskutimet e ripërtrira me një përditësim teknik të këtij vlerësimi. Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ne kemi nevojë që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, ashtu siç ne kemi nevojë që Beogradi të bëjë të njëjtën gjë”, tha ai.

Rajoni

Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ne takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin e tij.

Në këtë takim u diskutua për tema me interes të përbashkëta për dy vendet, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.

Pasi vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.

“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata”, thuhet ne komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje, Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik

Published

on

By

Ambasadori i Australisë në Kroaci dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Richard Mason Rodgers, realizoi një vizitë të veçantë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u prit nga Rektori, Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik e profesional i institucionit.

Rektori Hajrizi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke e cilësuar këtë takim si një hap konkret drejt bashkëpunimeve të reja strategjike.

Gjatë vizitës, Ambasadori Rodgers u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike, laboratorët e avancuar dhe projektet inovative që zhvillohen në këtë qendër unike në rajon.

Me këtë rast, u diskutua për mundësitë e konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe kompanive australiane me UBT-në dhe Kosovën, me fokus të veçantë në inovacion, kërkim shkencor dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë.

Continue Reading

Aktualitet

Kryeministri Rama niset drejt Washingtonit për themelimin e Bordit të Paqes

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washington, D.C., në përgjigje të ftesës së Presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, raporton A2CNN.

Ceremonia do të zhvillohet më 19 shkurt në Institutin për Paqe të Presidentit Trump, një moment ky që shënon përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shqipërisë në këtë nismë, pas mungesës në takimin e parë ku rajoni u përfaqësua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministria bëri me dije se, pak ditë më parë, Rama deklaroi prerë se Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por do të kontribuojë me dinjitetin dhe respektin ndërkombëtar që ka fituar deri në këtë nivel të lartë diskutimi mbi të ardhmen e paqes.

Ky bord, i cili përbëhet nga 27 anëtarë, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, synon forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe promovimin e një qasjeje të re për zgjidhjen e konfliktit global.

Trupi në fjalë është i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të mbikëqyrur zbatimin e armëpushimit në Gazë, si dhe për të kontribuar në qeverisjen dhe rindërtimin e zonës. Megjithatë, kjo nismë vjen në një klimë diplomatike komplekse, pasi pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian ende nuk i janë bashkuar këtij bordi. /A2CNN/

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Traumën e Luftës në Kosovë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “From war to recovery: A multidisciplinary approach to Kosovo’s war trauma”, e organizuar nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).

Gjatë konferencës u theksua roli i institucioneve akademike në dokumentimin e krimeve të luftës, analizën kritike të pasojave dhe rëndësinë e mbështetjes së të mbijetuarve dhe viktimave.

Konferenca ofroi gjithashtu një platformë multidisiplinare për të diskutuar qasjet shkencore ndaj traumës së luftës, si dhe u potencua nevoja për bashkëpunim institucional dhe projekte kërkimore që mbështesin kujtesën kolektive dhe paqen e qëndrueshme.

Në këtë ngjarje, stafi i UBT-së kontribuoi me punimin shkencor “Preserving collective memory through architectural heritage documentation in post-war Kosovo”, njw punim i Dr. Fjollë Cakës, arkitekte, planifikuese urbane dhe sociologe.

Dr. Caka u përqendrua në zhvillimin urban të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, mobilitetin dhe strehimin e qëndrueshëm, si dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, duke sjellë një perspektivë të rëndësishme multidisiplinare në diskutimin mbi rimëkëmbjen pas luftës.

Continue Reading

Të kërkuara