Lajmet

​KMDLNj: Çdo zmbrapsje ndaj reciprocitetit dëmton Kosovën

Pas kërkesës së ambasadorit të ShBA-së, Kurti mori vendim ta shtyjë për 30 ditë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

Published

on

KMDLNj konsideron se shtyrja për një muaj e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia inkurajon strukturat paralele në veri që të testojnë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit dhe reciprocitetin.

Në një komunikatë për media thuhet se çdo zmbrapsje nga ky vendim vetëm sa e dëmton Kosovën duke krijuar kushte për rritje të kërkesave të Serbisë ndaj Kosovës.

Serbët në veri të Kosovës, por edhe në vendet tjera në brendi të Kosovës me asgjë nuk janë të diskriminuar, andaj duhet të sillen si të gjithë qytetarët e Kosovës, me të drejtat dhe përgjegjësitë që iu takojnë. Kjo çka po ndodh në veri të Kosovës nuk paraqesin mosrespektim të dokumenteve kombëtare (Kushtetutës së Kosovës) dhe atyre ndërkombëtare, Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara e të Drejtave të Njeriut e as me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nga ana e Kosovës, por shkelje flagrante e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e veriut përmes kufizimit të lirisë së lëvizjes nga barrikadat dhe rrugët e bllokuara sikur edhe përdorimi i dhunës fizike ndaj qytetarëve e, që, për qëllim të fundit e ka përzënien e një numri të vogël të shqiptarëve dhe jo serbëve që jetojnë atje, përmes spastrimit etnik dhe kolonizimit”, thekson KMDLNj.

Pas kërkesës së ambasadorit të ShBA-së, Jeff Hovenier, kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori vendim ta shtyjë për 30 ditë zbatimin e reciprocitetit me Serbinë. 

Lajmet

KQZ: Mbi 24 mijë aplikime nga diaspora, shumica për votim me postë

Published

on

By

24 mijë e 500 aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga 26 nëntori kur ka nisur të rrjedhë ky afat e deri të dielën e 30 nëntorit.

Këtë e ka bërë të ditur për RTKlive, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi që tregoi se nga kjo shifër, janë aprovuar 14, 600, ndërkaq janë refuzuar 3, 500, ndërsa thotë se në vlerësim e sipër janë rreth 6,400 aplikime.

Ai ka sqaruar se shumica e aplikuesve që janë aprovuar, janë regjistruar për të votuar përmes postës.

Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 10,500 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe mbi 500 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkaq, mbi 3,500 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së.

Elezi tha se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë, sipas tij,  se KQZ i informon rregullisht dhe personalisht aplikuesit e refuzuar për arsyet e refuzimit të kërkesës së tyre dhe se do të mund të ri-aplikojnë përmes platformës për regjistrim duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së. “Kjo do të mundësohet gjatë kohës sa zgjatë periudha e regjistrimit”, sqaroi ai.

Elezi ka folur edhe për vendimin e një ditë më parë që ka marrë Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa që e ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të 26 nëntorit sa i përket Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, duke vendosur që në zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të votohet vetëm në Përfaqësitë Diplomatike të Republikës së Kosovës dhe jo në hapësira shtesë, sipas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ai tha se KQZ-ja është në pritje të plotfuqishmërisë së vendimit, meqë shtoi se ndaj vendimit të PZAP-së lejohet edhe ankesë në Gjykatën Supreme.

“PZAP ka marrë vendim për çështjen të Qendrave të Votimit në hapësira shtesë – jashtë përfaqësive diplomatike dhe ndaj këtij vendimi lejohet ushtrimi i ankesës në Gjykatën Supreme. Si çdoherë, KQZ pret plotfuqishmërinë e vendimit, cilado qoftë, për ta zbatuar atë”, tha për RTKlive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./EO

Continue Reading

Lajmet

​Tensione në mbledhjen e KPK-së, kërkohet largimi i u.d kryeprokurorit të ri

Published

on

By

Me tensione dhe polemika është përcjellë mbledhja e sotme e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në mbledhje mori pjesë edhe ushtruesi i ri i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i cili tha se po merr pjesë vetëm si anëtar ex-officio dhe se nuk do të përfshihet në diskutime dhe as nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e votimit.

Ai tha se do të marrë pjesë dhe do ta respektojë cilindo vendim të gjykatës lidhur me ankesën e ish-u.d. kryeprokurorit, Besim Kelmendi.

Sipas rrethanave të njohura dhe bazuar në vendimin e Këshillit Prokurorial të datës 20 nëntor, kam pranuar pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. E respektoj të drejtën e tij për të ndjekur mjetet juridike dhe njëkohësisht do të zbatoj pa rezervë çdo vendim të gjykatës, pavarësisht përmbajtjes së tij. Jam i njoftuar se procesi gjyqësor i zhvilluar nga Besim Kelmendi është në zhvillim. Në këto rrethana do të marrë pjesë vetëm në cilësinë e anëtarit ex-officio, nuk do të përfshihem në diskutime dhe as në procesin e vendimmarrjes, duke mbajtur qëndrim neutral deri në një vendim të Gjykatës. Deri atëherë, detyrimi im ligjor është të siguroj procesin. Dua të jem i qartë se pjesëmarrja ime lidhet vetëm si anëtar ex-officio”, tha Qalaj.

Mirëpo, anëtari i Këshillit Prokurorial, Veton Shabani, kërkoi nga Qalaj të lirojë zyrën pasi qëndrimi i tij në mbledhje është i paligjshëm, pasi ish-u.d. i Kryeprokurorit, Besim Kelmendi, është ankuar në Supreme dhe Themeloren e Prishtinës.

Po më vjen keq nga kryeprokurori i zyrës që e ke vënë në këtë situatë dhe e keni pru këtu. Mirëpo të gjithë janë të njoftuar se ai vendim ka qenë joligjor. Qëndrimi i kryeprokurorit këtu për ne është i paligjshëm. Prandaj me gjithë respektin për u.d. kryeprokurorin, ne kërkojmë që këshilli të vazhdojë punën e vet”, tha ai.

Ndërkaq, anëtari tjetër i Këshillit Prokurorial, Visar Krasniqi, në mbledhjen e sotme propozoi shkarkimin e kryesuesit të Këshillit, Ardian Hajdaraj.

Propozoj shkarkimin tuaj prej pozitës së anëtarit. Propozimi im konkret, ani pse nuk është në rend të ditës, është shkarkimi juaj nga pozita e anëtarit të Këshillit”, tha ai.

Pas kësaj, dy anëtarët Shabani dhe Krasniqi u larguan nga salla e diskutimeve dhe mbledhja shkoi në pauzë.

Mirëpo pas pauzës, anëtari i Këshillit, Visar Krasniqi, u tërhoq nga propozimi i tij për shkarkimin e kryesuesit Hajdari, derisa tha se ideja e tij vetëm shfaqi, siç tha ai, arbitraritetin e shkarkimit të ish-u.d. kryeprokurorit, Besim Kelmendi./KP

Continue Reading

Lajmet

​Tenisi italian humb legjendën Nicola Pietrangeli

Published

on

Tenisi italian po mban zi për humbjen e Nicola Pietrangelit, legjendës së sportit që vdiq në moshën 92 vjeç.

Ai është i vetmi tenist italian që është futur në Sallën e Famës së Tenisit Botëror dhe mbante rekorde të rëndësishme në Kupën Davis, duke luajtur 164 ndeshje dhe fituar shumë prej tyre në njëshe dhe dyshe.

Pietrangeli u konsiderua ndër dhjetë tenistët më të mirë në botë gjatë viteve 1957–1964 dhe fitoi dy herë Roland Garros, si dhe shumë tituj të tjerë, përfshirë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe Olimpike.

Ai ishte gjithashtu i njohur për menaxhimin e skuadrës italiane në Kupën Davis dhe për rolin e tij diplomatik në ndeshjen kundër Kili, duke shmangur bojkotin politik.

“Isha i lumtur të shijoja çdo ndeshje,” thoshte ai shpesh. “Nëse do të kisha stërvitur më shumë, ndoshta do të kisha fituar më shumë, por do ta kisha shijuar më pak.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara