Lajmet

​Këshilli i Prindërve kërkoi pushim në fillim të janarit për nxënësit

Kështu ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi.

Published

on

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka bërë të ditur se kanë kërkuar që pushimi për nxënësit i caktuar të mbahet nga 27 janari e deri më 2 shkurt të vitit 2023, të mbahet më 4,5 dhe 6 janar, por kjo kërkesë iu është refuzuar nga Ministria e Arsimit. Kështu ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi.

Sipas tij, arsyetimi i ministres Arbërie Nagavci ua ka refuzuar kërkesën, duke dhënë arsyetime procedurash administrative.

“Shkollat do të jenë të hapura prej 4 janarit 2023 dhe mësimdhënësit do të detyrohen të jenë në shkolla në ato ditë pune. Andaj mungesa e nxënësve vetëm jua komplikon proceset mësimdhënësve dhe menaxhmentit të shkollave, për çka nuk kemi qenë asnjëherë të interesuar”, ka shkruar Demi.

Continue Reading

Lajmet

Lahi Brahimaj: Nuk pritet zhvillim në seancën konstituive, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk pret ndonjë zhvillim gjatë seancës konstituive të sotme të Kuvendit. Ai tha për mediat se po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e votimit të fshehtë.

“Po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj se do të ketë zhvillim”, tha shkurtimisht Brahimaj.

Më 12 maj, AAK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesën për formimin e komisionit të votimit të fshehtë në seancën konstituive. Po ashtu, ata kanë depozituar edhe vendime të tjera lidhur me seancat paraprake dhe të mëvonshme në lidhje me këtë çështje.

Continue Reading

Lajmet

Nait Hasani njofton se nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë të ditur se nuk do të jetë prezent në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se është i angazhuar në përgatitjet për Konventën e PDK-së dhe nuk parashikon ndonjë zhvillim të ri në procesin parlamentar.

“Rutinë është e njëjtë, seriali është i njëjtë, vetëm episodet po ndryshohen, nuk ka ndryshime. Në dorë të Zotit dhe Gjykatës Kushtetuese,” tha Hasani.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Nuk pres zhvillime të reja në seancën e radhës të Kuvendit

Published

on

By

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk pret ndonjë ndryshim apo zhbllokim të situatës në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, opozita nuk ka shfaqur asnjë qëndrim të ri që do të mundësonte përparim në procesin parlamentar.

“Nuk kam parë ndonjë qëndrim ndryshe nga opozita, prandaj edhe sot do të jetë situata e njëjtë, fatkeqësisht,” tha Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Qalaj: Zgjidhja e ngërçit në Kuvend varet nga propozimi i një kandidati të pranueshëm

Published

on

By

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, deklaroi se ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës mund të tejkalohet nëse partia me më së shumti ulëse propozon një kandidat tjetër që të jetë i pranuar nga spektri politik.

“Problemi në Kuvend mund të zgjidhet në momentin që partia fituese propozon dikë tjetër, që të jetë i pranueshëm për partitë e tjera. PDK-ja ka dhënë propozimet e veta dhe po punon që të evitojë një situatë ku kandidati i propozuar nuk do të përfaqësonte unitetin e nevojshëm dhe nuk do të ishte i pranueshëm si kryetar i parlamentit,” tha Qalaj pak para vazhdimit të seancës së 34-të konstituive.

Continue Reading

Të kërkuara