Lajmet

​Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau gruan në Llaushë të Skenderajt

Sipas prokurorisë, S.Q dyshohet se me dashje ka privuar nga jeta gruan e tij.

Published

on

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për S.Q, që dyshohet se vrau gruan e tij në Llaushë të Skenderajt mbrëmjen e së mërkurës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Porkurorisë Themelore në Mitrovicë.

Sipas prokurorisë, S.Q dyshohet se me dashje ka privuar nga jeta gruan e tij. Siç tregon prokuroria, ai ka shtënë me armë zjarri gjashtë herë në drejtim të viktimës.

“Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q., ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës. I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit ditën e djeshme me datë 05 janar dhe gjendet në ndalim 48 orësh. Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, theksohet në komunikatë./UBTNews

Aktualitet

UBT ofron 30 për qind bursë për të gjithë alumnit në programet master

Published

on

UBT ka nisur një nismë të re për të mbështetur zhvillimin profesional të alumnëve të tij. Të gjithë të diplomuarit e UBT-së, tashmë mund të përfitojnë 30 për qind bursë për çdo program master që ofrohet në institucion.

Pse kjo është një mundësi e veçantë?

  • Thellim i njohurive në fusha të ndryshme profesionale
  • Përmirësim i aftësive për tregun e punës
  • Diplomë nga një institucion me standarde të larta dhe praktika bashkëkohore mësimdhënieje

Programet master në UBT janë të njohura për:

  • Cilësinë akademike
  • Fokusin në praktikë dhe aplikime reale
  • Përputhjen me kërkesat e tregut të punës
  • Mentorim nga profesorë dhe ekspertë me përvojë ndërkombëtare

Si të përfitoni?

Alumnit e interesuar mund të kontaktojnë Zyrën e Regjistrimit në UBT. Procesi i aplikimit është i thjeshtë, transparent dhe i shpejtë.

UBT vazhdon të qëndrojë pranë alumnëve të tij, duke investuar në suksesin e tyre afatgjatë. Bursa prej 30 për qind është një mundësi konkrete për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë karrierën dhe të bëhen liderë në fushat e tyre./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Kërcënoi një person duke i kërkuar 21 mijë euro, arrestohet për organizim të lojërave të fati

Published

on

By

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përmes Njësisë Rajonale në Prizren, ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Rasti ka nisur më 11 gusht, pasi një ankues nga një fshat i Suharekës ka raportuar se po kërcënohet dhe detyrohet nga i dyshuari, gjithashtu nga një fshat i Suharekës.

Ankuesi ka deklaruar se para tri vitesh ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth 9,000 euro, ndërsa tani i dyshuari i kërkon rreth 21,000 euro, duke ushtruar presion dhe kanosje të vazhdueshme për kthimin e borxhit.

Hetuesit dyshojnë se i dyshuari ka menaxhuar lojërat e fatit përmes adresave elektronike që operonin nga Zvicra dhe Kosova. Në kuadër të hetimeve, Policia ka sekuestruar një telefon për ekzaminim të mëtejshëm.

I dyshuari, identifikuar me inicialet A.L., lindur në vitin 1990 dhe shtetas kosovar, është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe ndaj tij është iniciuar rasti penale me dyshimin për veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

OSBE mirëpret rregulloren e re për ankesat zgjedhore: E forcon transparencën, buron nga rekomandimet e misionit të BE-së

Published

on

By

Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka mirëpritur miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Nga OSBE është deklaruar se kur të zbatohet plotësisht rregullorja në fjalë, e njëjta do të forcojë transparencën dhe efektivitetin e të gjithë procesit zgjedhor.

‘‘Ky zhvillim buron nga rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe ofron qartësi dhe koherencë të rëndësishme për aktorët kyç zgjedhorë’’, thuhet mes tjerash në postim.

Postimi:

Misioni i OSBE-së në Kosovë mirëpret miratimin e rregullores së re për procedurat e paraqitjes dhe vendimmarrjes mbi ankesat nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kjo rregullore e re, kur të zbatohet plotësisht, do të forcojë transparencën dhe efektivitetin e të gjithë procesit zgjedhor.

Ky zhvillim buron nga rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe ofron qartësi dhe koherencë të rëndësishme për aktorët kyç zgjedhorë, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike, Komisionin e Pavarur për Media, Këshillin e Mediave të Shkruara dhe të tjerë.

Continue Reading

Lajmet

OEK do të vazhdojë betejën ligjore pas vendimit të Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale

Published

on

By

Oda Ekonomike e Kosovës ka pranuar me shqetësim që Dhoma e Shkallës së Dytë e Gjykatës Komerciale ka ndryshuar masën e sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit nr. 275/24, të datës 05.04.2024, dhe njoftimit të datës 12.03.2025 të nxjerrë nga ZRrE.

OEK, duke qenë institucion publik, nuk e komenton vendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, por njofton se do të vazhdojë betejën ligjore nëpërmjet mjeteve të tjera ligjore në dispozicion, brenda afateve të përcaktuara, dhe për këtë do të njoftojë me kohë të gjithë anëtarët e Odës Ekonomike të Kosovës.

Përkundër këtij vendimi, OEK kërkon nga Zyra e Rregullatorit për Energji që të mos marrë veprime të tjera që do t’i dëmtonin bizneset, të cilat tashmë janë dëmtuar nga vendimet e ZRrE-së që kanë shkuar në dëm të ekonomisë së vendit dhe kanë ndikuar në shtrenjtimin e jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në ditët në vijim, ne do të konsultohemi me bizneset dhe do të shqyrtojmë hapat e tjerë që do të ndërmerren. Për këtë, do të njoftoheni me kohë.

Continue Reading

Të kërkuara