Kronikë e zezë

​Kërkohet paraburgim për sulmin ndaj policëve në Leposaviq

Ngjarja ka ndodhur më 16 korrik 2022.

Published

on

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë“, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”, si dhe “Kontrabandimi i mallrave”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari A.D., me datë 16 korrik 2022 në fshatin Llazhin të komunës së Leposaviqit, me vullnet dhe vetëdije ka ndërmarrë veprime me të cilat ka rrezikuar jetën e katër zyrtarëve policorë të njësisë NJKNSH të Drejtorisë së Policisë Kufitare.

“Përderisa policët gjatë një pikë kontrolli kanë tentuar ta ndalojnë kamionin të cilin e ngiste i dyshuari A.D., i njëjti nuk i është përfillur urdhrave për të ndaluar kamionin, i cili gjatë ikjes me qëllim dy herë e godet veturën e policisë, ku edhe zyrtarët policorë si pasojë e goditjeve marrin lëndime trupore. Policët pasi arrijnë ta ndalin kamionin në fjalë i dyshuari A.D., ikë këmbë drejt malit, mirëpo policët pas një ndjekje arrijnë ta arrestojnë të njëjtin. I dyshuari i dytë në këtë rast U.R., dyshohet se e ka lehtësuar rrugëtimin dhe ka luajtur rolin e personit i cili e ka njoftuar të dyshuarin A.D., për çdo pengesë të mundshme në rrugë, me çka ka rrezikuar dhe penguar zyrtarët policorë, e që është në hetim e sipër. Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin A.D., pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Tre të mitur arrestohen në Pejë pas përleshjes, një person dyshohet se u ther me thikë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre të mitur meshkuj janë arrestuar në Pejë pas një përleshjeje, gjatë së cilës një person dyshohet se është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 09:40, në rrugën “Agim Qela”. Sipas Policisë, gjatë përleshjes, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime nga therja me thikë, ndërsa një person tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.

Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentoi të grabiste një market në Prishtinë, nxori mjetin e mprehtë ndaj punëtores

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një shtetas i Algjerisë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje grabitqare në një market.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 19:15. Sipas Policisë, i dyshuari gjatë incidentit ka nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por është ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, ndërsa njëri prej telefonave dyshohet se rezulton të jetë i vjedhur.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje në Gllogoc, Fushë Kosovë, Leposaviq e Mitrovicë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër raste të dhunës në familje janë raportuar më 18 gusht në Gllogoc, Fushë Kosovë, Leposaviq dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Gllogoc, sipas Policisë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas inicimit të rastit, ajo së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, Policia ka raportuar se një grua dyshohet se në vazhdimësi ka përjetuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Në fshatin Belucë të Leposaviqit, sipas raportit policor, një person dyshohet se ka shfaqur sjellje agresive dhe ka demoluar disa gjësende në shtëpi. Policia ka bërë të ditur se dyshohet se ai ka probleme të shëndetit mendor dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Mitrovicës. Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin.

Ndërsa në Mitrovicë të Jugut, Policia ka raportuar se një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara