Kronikë e zezë

Policia e Kosovës arreston një person të dyshuar dhe asgjëson mbi 4000 bimë të kultivuara të llojit Kanabis Sativa

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Published

on

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik pas pranimit të informatave për kultivim të bimëve narkotike në një fshat të komunës së Malishevës, në koordinim me prokurorinë e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke aplikuar masat e fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit për identifikim dhe vëzhgim të lokacionit të mbjellur me bimë narkotike.
Policia njofton se: “me datë 15.07.2022, njësitë kompetente policore pas trajtimit të informatave sipas procedurave të parapara, kanë dalur në lokacionin e lartëcekur, me ç’rast kanë identifikuar 2720 bimë narkotike të mbjellura të llojit Kanabis Sativa. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i një personi të dyshuar me iniciale A.M mashkull/kosovar ku dhe është kryer një bastisje në shtëpinë dhe objektet
përcjellëse pronë e tij.
Gjatë kryerjes së bastisjes në pronat e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar:
Katër (4) fishekë kalibër i panjohur,
Një automjet/kombi me targa vendore,
Preparate që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Poashtu gjatë kontrollimit të terenit jashtë shtëpisë së personit të dyshuar, në një parcelë tjetër
janë gjetur edhe 928 bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa dhe 624 bimë të vogla narkotike
(rasad) poashtu të llojit të njëjtë
“.
Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar i arrestuar është dërguar në
mbajtje, ndërsa bimët e dyshuara janë hequr dhe asgjësuar dhe një sasi prej tyre janë marrë për
ekzaminim, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /UBTNews/

Lajmet

Të paktën 10 të vdekur nga aksidenti masiv me rreth 50 automjete në Bullgari

Published

on

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku, ku janë përfshirë rreth 50 automjete në juglindje të Bullgarisë.

Aksidenti ndodhi të martën, në një segment të autostradës në rajonin e Jambollit, ku mjegulla e dendur dyshohet se ka vështirësuar dukshmërinë. Përplasjet ndodhën në të dyja anët e autostradës.

Lajmi është raportuar nga agjencia bullgare e lajmeve BTA, duke iu referuar guvernatorit të rajonit, Georgi Chalakov.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës mjekësore. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë vetura dhe kamionë të grumbulluar në të dyja anët e rrugës, disa prej tyre të përmbysur, të shkatërruar rëndë ose të dalë jashtë autostradës.

Kryeinspektori Todor Mishinev nga Drejtoria Rajonale e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Jamboll ka deklaruar për televizionin Nova se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të tyre.

“Për momentin, përparësi kanë operacionet e shpëtimit. Pasi ato të përfundojnë, do të zhvillohen veprimet procedurale dhe hetimore”, ka deklaruar ai.

Sipas BTA-së, 27 persona të lënduar janë dërguar në spitalet e rajonit për trajtim mjekësor.

Operacionet e shpëtimit dhe ndërhyrjes po vazhdojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara