Lajmet

​Kërkohet pagesë shtesë për punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në spitale

Published

on

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi në një letër publike, ka kërkuar nga Qeveria që punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në spitale QMF dhe ambulantë, t’i stimulojë me nga 150 euro për muajt gusht, shtator dhe tetor, si dhe të gjithë familjarëve të këtyre punëtorëve t’u kompensohen shpenzimet e mjekimit nëse ata infektohen. E gjithë kjo për shkak të rrezikshmërisë që kanë në punë.

“Janë të parët këta punëtorë që kanë kontakte me pacientë me Covid-19 dhe janë në rrezikun më të madh që të infektojnë edhe familjet e tyre. Ju njoftojmë se kostoja e parë nuk kushton më shumë se 450 mijë euro, shumë e cila është e përballueshme”, thuhet në kërkesën e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës. 

Bota

Trump: Do të ndalojmë rënien ekonomike të SHBA-së dhe pushtimin nga emigrantët

Published

on

Në ditën e betimit të tij si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi angazhimin për të ndaluar menjëherë “pushtimin” në kufi dhe për të adresuar krizat e shumta që kanë goditur vendin.

“Do t’i jap fund rënies amerikane dhe do të nis katër vitet më të mira në histori”, premtoi ai para mbështetësve të tij.

Trump tha se administrata e tij do të ndërmarrë masa të menjëhershme për të përfunduar luftën në Ukrainë, për të zgjidhur problemet në Lindjen e Mesme dhe për të parandaluar një Luftë të Tretë Botërore. Ai theksoi se një nga prioritetet kryesore të tij do të jetë emigracioni, duke premtuar t’i japë fund fluksit të emigrantëve që, sipas tij, po ndikon në rritjen e krimit në SHBA.

Ndër masat e para që priten nga administrata e tij janë nënshkrimi i urdhrave ekzekutivë për emergjencën në kufirin me Meksikën dhe ndarja e fondeve të reja për menaxhimin e situatës me emigrantët. Gjithashtu, Trump planifikon të shpallë luftë ndaj karteleve të drogës dhe organizatave terroriste. Në një shfaqje të fundit si president i zgjedhur, ai solli në skenë Elon Musk, duke e cilësuar si një partner strategjik për një të ardhme më të fuqishme për Amerikën./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Irani dënon me vdekje reperin Amir Tataloo për “Blasfemi”

Published

on

Një gjykatë iraniane ka dënuar reperin e njohur Amir Tataloo me vdekje për akuzat e blasfemisë ndaj profetit Muhamed, pas një ankese të prokurorit kundër dënimit të mëparshëm prej pesë vitesh burgim. Vendimi erdhi pasi Gjykata e Lartë pranoi ankesën dhe ndryshoi dënimin, duke e shpallur të fajshëm për fyerje fetare.

Tataloo, një nga pionierët e repit iranian, kishte filluar karrierën e tij në vitet 2000, por ishte detyruar të largohej nga Irani për shkak të censurës ndaj muzikës së tij.

Reperi 37-vjeçar, i cili aktualisht jeton në Stamboll, u dorëzua në Iran nga autoritetet turke në dhjetor 2023 pas një urdhri nga gjykata revolucionare e Teheranit. Dënimi me vdekje ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të ushtruar artin./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Haradinaj takon Grenell

Published

on

By

Kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune në Uashington me Richard Grenell, emisar special për misione të veçanta, i cili do të fillojë punën nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet president i SHBA-së.

Kryetari i AAK rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të presidentit Trump.

Ramush Haradinaj ndodhet për vizitë në SHBA me rastin e aktiviteteve festive për inaugurimin e presidentit Trump.

Haradinaj ka zhvilluar takime me personalitete të rëndësishme amerikane, përfshirë Matthew Whitaker, të përzgjedhurën e presidentit Trump për ambasador në NATO senatoren Joni Ernst, dhe kongresistët Randy Feenstra e Zach Nunn.

Continue Reading

Lajmet

​Vidhet një veturë me targa të Serbisë në Leposaviq

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje në Komunën e Leposaviqit.

Sipas policisë, pas këtij incidenti janë arrestuar dy persona të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë vjedhur veturën me targa të Serbisë e cila ishte pronë e ankuesit kosovar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë e cila ishte pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara