Lajmet

​Djali i Oliver Ivanoviq kërkon drejtësi për vrasjen e babait të tij

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të akuzuar se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në seancën e së hënës u dëgjuan dëshmitë e tre dëshmitarëve V.L, H.L, dhe I.Q dëshmitë e të cilëve mediat nuk u lejuan që të xhirohen me arsyetimin që të mos dëmtohet procesi gjyqësor. Këtë vendim e mori kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj.

Në cilësinë e të dëmtuari, djali i politikanit të ndjerë, Oliver Ivanoviq, Nikolla ka kërkuar drejtësi për vrasjen e babit të tij.

Në fjalën e tij hyrëse, ai tha se i bashkohet ndjekjes penale dhe se paraqet kërkesë pasurore juridike, por që tani për tani nuk mund ta precizojë nivelin, dhe se këtë do ta bëjë gjatë gjykimit.

“Pas dy vite e gjysmë të vrasjes së babait tonë dhe bashkëshortit, familja e Invanoviqit kërkojmë të drejtën dhe drejtësinë. Kërkojmë që drejtësia të arrihet dhe të fajtorët të dënohen gjykata, megjithatë do e vërtetoj se kush janë fajtorët dhe kush nuk janë fajtorë. I bashkohemi edhe njëherë ndjekjes penale. Tani për tani nuk mund ta prezicojmë në ç’nivel por këtë do ta bëjmë gjatë shqyrtimit”, u shpreh ai.

Në seancën e sotme nuk ishte e pranishme bashkëshortja e Ivanoniviqit, Maria Ivanoviq, por fjalën hyrëse të saj trupi gjykues tha se do e dëgjojnë kurdo që ajo do të jetë e pranishme.

Seanca e sotme nisi me disa minuta vonesë pasi në sallë ku po mbahet gjykimi nuk ishte i pranishëm avokati i Nedelkjo Spasojeviq, Faruk Korenica.

Ndërsa, për shkak të situatës së rëndë pandemike në vend, kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj kërkoi që sallën ku po mbahej seanca për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq ta lirojnë palët që nuk janë të përfshira në procedurë.

Në seancën e fundit më 6 korrik të këtij viti, pasi aktakuza është konsiderua e lexuar, gjashtë të akuzuarit nuk pranuan fajësinë për akuzat lidhur me vrasjen. Mirëpo, Zharko Jovanoviq ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara