Sport

​Kelmendi: Njerëzit më pyesin a jam penduar që i kam refuzuar milionat për ta përfaqësuar Kosovën

Pas pranimit të çmimit, Kelmendi tha se ndihet krenare dhe e nderuar më këtë çmim.

Published

on

Ish-fituesja e medaljes se artë në Lojërat Olimpike Majlinda Kelmendi ishte pjesë e ceremonisë ku u shënua dita e veteranëve të betejës së Koshares ku së bashku me trajnerin Driton Kuka u nderuan me çmimin “Ditët e Shqipes”.

Pas pranimit të çmimit, Kelmendi tha se ndihet krenare dhe e nderuar më këtë çmim dhe kujtoi se ajo gjatë karrierës së saj ka refuzuar shuma të mëdha të hollash nga shtete të tjera vetëm për të përfaqësuar flamurin e Kosovës për të cilin, siç ka thënë ajo, është derdhur shumë gjak.

Kelmendi deklaroi se edhe sot ka shumë njerëz që e pyesin nëse është penduar që ka refuzuar milionat për ta përfaqësuar Kosovën, por iu përgjigjet atyre duke thënë se mënyra se si populli i këtij vendi e sheh atë, është diçka që nuk mund të blihet me para.

“Shumë njerëz më pyesin sot nëse jam pishman që i kam refuzuar milionat që më kanë ardhur nga shtete të ndryshme dhe unë kam vendosur ta përfaqësoj Kosovën kështu që nuk jam pishman aspak. Mënyra se si më shohin njerëzit, se si më trajtojnë sot në Kosovë nuk ka para që mund ta blejë. Kështu që nder dhe respekt të jashtëzakonshëm për Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Sport

Kosova sfidon Izraelin në Debrecen më 1 tetor

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Izraelit më 1 tetor 2026 në stadiumin Nagyerdei Stadium, në qytetin Debrecen, me fillim nga ora 20:45. Impianti modern hungarez ka një kapacitet prej rreth 20 mijë ulësesh dhe vazhdon të shërbejë si terren neutral për ndeshjet që Izraeli i zhvillon si vendas.

Përfaqësuesja izraelite edhe këtë edicion do të presë kundërshtarët jashtë vendit, ndërsa për Kosovën kjo përballje do të jetë ndeshja e tretë në grupin e saj në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” po garojnë për herë të parë në histori në Ligën B, një arritje që shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin ndërkombëtar të futbollit kosovar. Dueli ndaj Izraelit pritet të ketë peshë të madhe në garën për pozitat kryesuese të grupit dhe mund të jetë vendimtar për objektivat e të dyja kombëtareve.

D.L

Continue Reading

Sport

Egjipti mposht Kanadanë, Salah shënon golin e parë në Botëror

Published

on

By

Egjipti ka regjistruar fitoren e parë në Botërorin 2026, duke mposhtur Kanadanë me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për Grupin F të luajtur në stadiumin “MetLife”.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim ylli i skuadrës, Mohamed Salah, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të duke kaluar Egjiptin në epërsi. Vetëm katër minuta më vonë, në të 41-tën, Mostafa Mohamed dyfishoi shifrat në 2:0 pas një asisimi nga Trezeguet, duke mbyllur një pjesë të parë të shkëlqyer për afrikanët.

Kanada u rikthye në lojë në pjesën e dytë përmes një autogoli të shënuar nga mbrojtësi egjiptian Mohamed Abdelmonem në minutën e 53-të, por nuk arriti të përmbyste rezultatin deri në fund. Me këtë fitore, Egjipti mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër, ndërsa Kanada mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve të para. /E.A/

Continue Reading

Sport

Kepi i Gjelbër surprizon përsëri, merr pikë edhe ndaj Uruguait

Published

on

By

Kepi i Gjelbër po shndërrohet në sensacionin e vërtetë të Botërorit 2026. Pasi befasoi kampionen e Evropës, Spanjën, kombëtarja afrikane ka arritur një tjetër rezultat historik në Grupin H, duke barazuar 2:2 me dy herë fituesin e Kupës së Botës, Uruguain.

Debutuesit kaluan të parët në avantazh në minutën e 21-të me golin e Kevin Pina, por Uruguai përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë me anë të Maximiliano Araujo dhe Agustin Canobbio. Sidoqoftë, Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe siguroi pikën e madhe në minutën e 61-të falë golit të Helio Varela, i cili shënoi vetëm tre minuta pasi u fut në lojë si zëvendësues.

Ky rezultat e lë plotësisht të hapur garën për kualifikim përpara xhiros së fundit më 26 qershor. Spanja udhëheq grupin me 4 pikë, e ndjekur nga Uruguai dhe Kepi i Gjelbër me nga 2 pikë, ndërsa Arabia Saudite mbyll tabelën me 1 pikë. /E.A/

Continue Reading

Sport

Meksika siguron kualifikimin dhe bën histori në Botëror

Published

on

By

Meksika ka mposhtur Korenë e Jugut me rezultat minimal 1:0 dhe është bërë përfaqësuesja e parë që siguron kalimin në fazën nokaut të Kupës së Botës.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 50-të, kur Luis Romo shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen koreane dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Koreja e Jugut tentoi të barazojë në fund, por portieri meksikan Raúl Rangel bëri një pritje vendimtare në minutën e 87-të për të ruajtur epërsinë.

Ndeshja u zhvillua në “Estadio Akron” në Guadalajara, ku tifozët krijuan atmosferë të zjarrtë dhe festuan së bashku me lojtarët në fund të takimit.

Me këtë fitore, Meksika shkon në 6 pikë dhe siguron avancimin nga Grupi A, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë Botëror.

D.L

Foto: Associated Press

Continue Reading

Të kërkuara