Aktualitet

Faturat e energjisë elektrike deri në maj vijnë më lirë

Published

on

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike parasheh edhe subvencionimin e konsumatorëve të energjisë elektrike.

KEDS thotë se pjesa e energjisë elektrike që ata paguajnë për energjinë elektrike që e marrin nga prodhuesit e energjisë nga burimet e ripërtëritshme do të subvencionohet. Kjo pasi që qeveria në bazë të ligjit ka ndarë një shumë deri në 16 milionë euro, e cila do t’u jepet atyre prodhuesve përmes KOSTT-it.

“Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve. Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre çmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj. Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë. Pra, subvencionimi është i lidhur direkt me prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme (BRE), rrjedhimisht zbritja në euro lidhet me konsumin e eneregjisë elektrike. Ekspertët e KESCO-s kanë bërë maksimumin që përgatitjet për implementimin e kësaj zbritje të bëhen me kohë dhe kësaj ia kanë arritur me sukses të plotë. Tashmë çdo gjë është gati dhe kjo zbritje ka filluar të implementohet në fatura”, thuhet në njoftim.

Çmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto çmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, janë më të lirat në Evropë.

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Në disa pika kufitare të BE-së do të nis zbatimi i sistemit EES

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 12 tetor do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System-EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.

Sipas MPB-ë, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.

“EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë. Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojë qytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, nga 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës kanë udhëtuar pa viza drejt 27 vendeve të zonës Schengen të Bashkimit Evropian. Koha e qëndrimit është e mundur për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore brenda Shengen./S.K/KP/Frontex/

 

Continue Reading

Aktualitet

Kryeministri Kurti dhe senatorja Shaheen flasin për raportet Kosovë-SHBA

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në vazhdën e takimeve në Washington D.C., të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takoi edhe senatoren demokrate nga New Hampshire, Jeanne Shaheen.

Sipas një komunikate të Qeverisë, ndër temat që u diskutuan ishin marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet e fundit në vend, progresi ekonomik, investimet në mbrojtje, përmirësimi në siguri dhe sundim të ligjit.

Kryeministri veçoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA-ja dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si zhvillimet kryesore dhe me interes të përbashkët në kuadër të raporteve dypalëshe Kosovë-ShBA.

Gjithashtu, ata diskutuan edhe për mundësitë që vendi ynë ofron për kompanitë dhe investitorët amerikanë.

Senatorja Shaheen kishte vizituar vendin tonë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit dhe ka bërë thirrje të vazhdueshme për arrestimin e Millan Radoiçiq./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara