Lajmet

​Kandidatët e mundshëm për postin e kryeministrit në Britaninë e Madhe

Zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të Partisë Konservatore do të përfundojnë brenda javës së ardhshme.

Publikuar

Liz Truss bëri të ditur të enjten se do të japë dorëheqjen si kryeministre e Britanisë vetëm gjashtë javë pasi u emërua në krye të qeverisë.

Zgjedhjet për kryetarin e ardhshëm të Partisë Konservatore do të përfundojnë brenda javës së ardhshme për të zëvendësuar Truss, e cila është kryeministrja me mandatin më të shkurtër në historinë britanike. George Canning mbante më parë rekordin, duke shërbyer 119 ditë në vitin 1827 kur u nda nga jeta.

Duke pasur parasysh ndarjet në Partinë Konservatore, nuk ka asnjë kandidat të qartë dhe çdo zëvendësim do të përballet me një vend që ka të ngjarë të shkojë në një recesion ekonomik. Emrat kryesorë që përfliten janë si më poshtë:

Rishi Sunak

Ish-ministri i financave në Britaninë e Madhe mbeti pas Truss në balotazhin e garës për lidershipin konservator, por ai mund ta gjejë veten në një pozicion të favoreshëm pas dpshtimeve të pësuara nga ish-rivalja e tij.

Sunak fitoi mbështetjen e 137 deputetëve në krahasim me 113 mbështetësit e Truss dhe aleatët e tij janë ndër ata që janë më kritikët ndaj saj, por ai nuk do të ishte i pëlqyer nga aleatët e zonjës Truss dhe tradhtia e tij e perceptuar ndaj Boris Johnson u shfaq në mënyrë të përsëritur me anëtarët e partisë.

Penny Mordaunt

Një ish-ministre e mbrojtjes, Mordaunt ishte një mbështetëse e zjarrtë për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Mordaunt u duartrokit për fjalimin e saj në parlament të hënën, kur ajo mbrojti qeverinë edhe pasi kjo e fundit përmbysi shumicën e politikave të saj.

Një parlamentar britanik e ka përshkruar Mordaunt si një “diplomate të lindur”, duke iu referuar aftësisë së saj për të gjetur miq në fraksione të ndryshme të partisë.

Jeremy Hunt

Pasi programi ekonomik i Truss dështoi dhe ajo shkarkoi ministrin e saj të financave, ajo iu drejtua Hunt, një ish-ministër i shëndetësisë dhe ish ministër i jashtëm, për t’i rregulluar gjërat.

Një seri shfaqjesh të sigurta në televizion dhe në parlament, teksa ai shkatërroi manifestin ekonomik të Truss, kanë bërë që disa deputetë konservatorë t’i referohen Hunt-it si “kryeministri i vërtetë”.

Ai ka këmbëngulur se nuk e dëshiron postin e lartë, pavarësisht se ka hyrë në dy gara të mëparshme për t’u bërë kryeministër, përfshirë në vitin 2019 kur humbi në raundin e fundit ndaj ish-kryeministrit Boris Johnson. Hunt nuk ka mbështetjen e dukshme të një grupi të madh deputetësh në parlament.

Ben Wallace

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë është një nga zyrtarët e paktë që ka dalë me besueshmëri të rritur nga trazirat e fundit politike. Wallace, një ish-ushtarak, ishte ministër i mbrojtjes për Johnson dhe Truss, është duke udhëhequr aktualisht përgjigjen e Britanisë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Ai vendosi të mos kandidojë për të qenë lider i konservatorëve në verë, por në konferencën e partisë në fillim të këtij muaji, ai tha se nuk do ta përjashtonte më mundësin.

Boris Johnson

Ish-kryeministri i rrënuar nga skandalet e festave në kohë pandemie u rrëzua nga deputetët e tij në fillim të këtij viti, por ai mbetet një re e errët e varur mbi kryesinë e Liz Truss.

Johnson është i njohur për anëtarët dhe ka ende mbështetës besnikë në Parlament, të cilët mendojnë se ai është shansi i vetëm i partisë për të shmangur zhdukjen elektorale.

Thuhet se ai dëshiron të fokusohet në shkrimin e librave dhe financimin e financave të tij. Tani ai është jashtë garës, por punët e papërfunduara mund ta thërrasin atë sërish në krye të vendit./REL

Lajmet

​BE mban trendin e rënies së emetimeve të gazrave serrë

Publikuar

nga

Trendi në rënie në emetimet e gazrave serrë të BE-së vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023 me një rënie prej pak më shumë se 5%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara këtë javë.

Shtetet anëtare të BE-së lëshuan më shumë se 3.4 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit të gazeve serrë në vitin 2023. Kjo është 5.1% më pak se në vitin 2022, kur u lëshuan rreth 3.6 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit.

Bullgaria emetoi 47.5 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit ose rreth 1.4% të emetimeve të gazit serrë të BE, sipas llogaritjeve të BTA bazuar në të dhënat e Eurostat.

Vendi uli emetimet e gazeve serrë me pothuajse një të pestën (-19.6%) në 2023, duke regjistruar rënien e dytë më të madhe pas Estonisë (-27%).

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Bullgaria u rendit e dyta në mesin e vendeve anëtare të BE-së me uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë. Pas Estonisë (-23%), ky vend regjistroi një rënie prej afro 17% nga viti në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara