Lajmet

​Ka vetëm një gjë për të bërë nëse s’mund të flini përsëri

Nëse qëndrojmë në shtrat dhe përpiqemi të flemë përsëri, shpesh mërzitemi më shumë sepse nuk ia dalim.

Published

on

Nëse qëndrojmë në shtrat dhe përpiqemi të flemë, do të ndjejmë vetëm më shumë presion. Kjo do të bëjë që rrahjet e zemrës sonë të rriten si dhe ankthi. Në vend të kësaj, provoni këtë…

Nëse jeni një nga ata njerëz që nuk mund të flini përsëri pasi zgjoheni, ne e dimë se jeni në telashe dhe sa frustruese mund të jetë.

Nëse qëndrojmë në shtrat dhe përpiqemi të flemë përsëri, shpesh mërzitemi më shumë sepse nuk ia dalim.

Gjumi i dobët është thelbësor për mirëqenien tonë të përgjithshme. Pa të, ne nuk mund të ‘rivendosim’ veten ose të funksionojmë normalisht. Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mungesa e gjumit është e lidhur me sëmundjet kronike duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, obezitetin dhe madje edhe depresionin.

Më shumë se 10 për qind e popullsisë vuan nga pagjumësia kronike, që do të thotë se ata kanë probleme me gjumin për më shumë se tre muaj, thotë Shelley Hershner, profesoreshë e neurologjisë pranë Qendrës Mjekësore të Çrregullimeve të Gjumit në Miçigan.

Nëse nuk arrini të bini sërish në gjumë pasi zgjoheni për më shumë se 20 minuta, ngrihuni dhe kaloni në një pjesë tjetër të qetë të banesës ose shtëpisë. Mbulohu dhe përpiqu të flesh. Ju gjithashtu mund të ktheheni në shtratin tuaj kur të vini re se jeni qetësuar mjaftueshëm për të fjetur.

Sepse nëse qëndroni në shtrat, mund të filloni të ndiheni nën presion për të fjetur, dhe kjo do t’ju bëjë edhe më të frustruar, shpjegon Hershner. Ky presion mund të rrisë rrahjet e zemrës dhe ankthin në përgjithësi – të cilat së bashku e bëjnë më të vështirë të biesh përsëri në gjumë. Ndryshimi i mjedisit mund të na qetësojë dhe të na ndihmojë të flemë përsëri.

Mundohuni të lëvizni në divan, mbulohuni me një batanije dhe thjesht shtrihuni. Nëse ju përshtatet, mund të aktivizoni një zhurmë të bardhë në YouTube, si uji, tharëse flokësh, rrahje zemre, të cilat do t’ju ndihmojnë të relaksoheni. Kjo teknikë është shumë efektive dhe madje shumë më e mirë se mjekimi, shtoi Hershner.

Përndryshe, nëse ju shqetësojnë zgjimet e natës në përgjithësi, fillimisht sigurohuni që dhoma juaj e gjumit të jetë më e freskët. Nëse flini në një dhomë të ngrohtë, do të jeni më të prirë ndaj shqetësimit dhe ankthit. Gjithashtu, bëni kujdes që të mos pini shumë ujë para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që të mos shkoni shpesh në tualet.

Vendi

Aksident fatal në Podujevë, vdes një person

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Podujev.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se ka goditur një motoçikletë që drejtohej nga një burrë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga njësitë përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Graçanicë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim” në Graçanicë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 15 nëntor rreth orës 15:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar gjatë ditës së djeshme, më 19 nëntor.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në disa komuna të Kosovës, rrëzohen kulme dhe sera

Published

on

Erërat e fuqishme që kanë përfshirë Kosovën gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna të vendit.

Si pasojë e motit të lig, janë rrëzuar kulme të objekteve të banimit dhe bizneseve, janë dëmtuar sera bujqësore, ndërsa në disa zona janë raportuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Në fshatin Koshare të Ferizajt, erërat kanë dëmtuar dhe rrëzuar kulmin e një lokali. Ndërkaq, në qytetin e Ferizajt është rrëzuar kulmi i një banese, duke bllokuar përkohësisht rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Dëme janë raportuar edhe në Obiliq, ku erërat kanë shkaktuar dëme materiale dhe kanë shpërndarë mbeturinat në qendër të qytetit. Një pjesë e qytetit ka mbetur gjithashtu pa energji elektrike.

Në fshatin Dardhishtë janë rrëzuar shtylla elektrike të tensionit të lartë, duke lënë zonën pa furnizim me energji. Banorët dhe anëtarët e një shoqate janë angazhuar për vendosjen e sinjalistikës paralajmëruese dhe masave mbrojtëse deri në intervenimin e institucioneve.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në bujqësi. Në Krushë të Madhe të Rahovecit janë publikuar pamje të dëmeve në sera, ndërsa në fshatin Ruboc të Kamenicës janë rrëzuar dy sera me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 300 metrash katrorë.

Ndërkohë, në lagjen “Jeni Mahall” të Prizrenit është raportuar për djegien e telave elektrikë në një shtyllë të rrjetit të energjisë.

Institucionet kishin paralajmëruar më 18 nëntor për erërat e fuqishme që pritej të përfshinin vendin më 19 nëntor. Sipas paralajmërimeve, erërat pritet të vazhdojnë edhe gjatë pasdites së 20 nëntorit.

Qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin qëndrimin pranë kulmeve të pasigurta, pemëve dhe shtyllave elektrike, si dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Fati i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” në pikëpyetje

Published

on

By

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse Kosova ende mund ta ruajë të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, në një kohë kur shqetësimet për vonesat në përgatitje dhe përmbushjen e obligimeve po shtohen. Në një përgjigje të shkurtër dërguar të enjten në mbrëmje për KosovaPress-in, Sekretariati i ICMG-së ka shmangur sqarimet se a është ende e mundur realizimi i zotimeve apo nëse procesi ka kaluar pikën e kthimit, duke e orientuar median që për informata të mëtejshme t’i drejtohet Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 (OCMG).

Kjo paqartësi ndërkombëtare vjen paralelisht me një përplasje të hapur institucionale brenda vendit, ku faji për rrezikimin e kësaj ngjarjeje sportive po hidhet nga njëri institucion te tjetri. Një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se mungesa e unitetit të brendshëm po e rrezikon organizimin e Lojërave, duke e vlerësuar si të mirë bashkëpunimin me Komitetin Olimpik të Kosovës, por duke kritikuar raportet me Komunën e Prishtinës, teksa shtoi se mbetet optimist i përmbajtur se procesi do të çohet përpara pa korrupsion.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi ashpër kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia atribuoi Qeverisë përgjegjësinë e plotë për dështimin dhe anulimin e takimit të paraparë me përfaqësuesit e ICMG-së në Athinë. Përmes një reagimi publik, Rama theksoi se komunikimi i fundit i ICMG-së konfirmon se takimi është anuluar për tri arsye që binin mbi ekzekutivin: moskryerja e pagesës, mosdërgimi i emrave të delegacionit dhe mungesa e përgjigjeve në postat elektronike.

Këto akuza të ndërsjella pasojnë paralajmërimet serioze që ICMG-ja i kishte dërguar palës kosovare në letrën e 15 tetorit, ku evidentoheshin rreziqet nga mungesa e garancisë bankare ose të sigurimit, pagesat e papërfunduara dhe moskthimi i përgjigjeve. Të gjitha këto zhvillime pritet të marrin një drejtim më të qartë më 19 dhjetor, kur Komiteti Ekzekutiv i ICMG-së do të shqyrtojë gjendjen aktuale dhe propozimin për thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për fatin e “Prishtina 2030”, ngjarje kjo e fituar nga Kosova në shtator të vitit 2023 dhe e paraparë të mbahet nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030 në disa komuna të Kosovës dhe në Durrës. /Kosova Press/

 

Continue Reading

Të kërkuara