Sport

​Juventusi drejt përjashtimit edhe nga garat evropiane

Juventusi akuzohet për mashtrime financiare.

Published

on

Juventusi rrezikon të përjashtohet nga garat evropiane për të paktën një vit për shkak të problemeve ligjore në lidhje me mashtrimet financiare të viteve të fundit.

“La Repubblica” raporton në detaje se si zyra e prokurorit publik të Federatës së Futbollit në Itali është gati të kërkojë zgjatjen edhe për 40-ditë të tjera për hetimin e tyre ndaj Juventusit. Në qendër të vëmendjes janë marrëveshjet sekrete të klubit për pagat e lojtarëve dhe inflacioni i vlerave të transferimit të lojtarëve për të falsifikuar fitimet kapitale, të cilat mund të shkrihen në një çështje të vetme për gjyqin sportiv.

Drejtori i ri ekzekutiv i Juventusit, Maurizio Scanavino, tashmë është takuar me presidentin e FIGC, Gabriel e Gravina, i cili tani po pret të takojë presidentin e ri Gianluca Ferrero. Nesër do të zhvillohet asambleja e Lega Serie A, ku do të diskutohet për këtë temë.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet sot pasdite në selinë e tyre në Nyon të Zvicrës. Trupi i futbollit do të marrë masa ndaj Juventusit vetëm në përfundim të provave sportive në Itali, duke reaguar ndaj vendimeve përfundimtare.

Nëse akuzat dalin të vërteta, “Zonja e Vjetër” mund të përjashtohet nga kompeticionet evropiane për të paktën një vit.

Sport

Interi tentoi t’i “vidhte” Milanit Jasharin, mesfushori i qëndron besnik Igli Tares

Published

on

Klubi I interit është munduar që t’i rrëmbejë Milanit një objektiv të qartë të merkatos, mesfushorin Ardon Jashari. Futbollisti shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën, po shkëlqen me Klub Bryzh në Belgjikë dhe prej kohësh është kthyer në objektivin e merkatos së kuqezinjve.

Por Interi ka shfrytëzuar takimin me drejtuesit e klubit belg që synonin blerjen e kartonit të Aleksander Stankoviç, për të tentuar që të siguronin Jasharin. Ata kanë bërë një ofertë ekonomike plus kartonin e Stankoviç për të siguruar mesfushorin e shumëkërkuar dhe për t’ua hequr atë nga duart “kushërinjve”.

Bryzh nuk ka mundur të nise negociata, pasi ka qenë Jashari i cili sapo ka mësuar për këtë ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend t’i bashkohet Interit.

Sipas mediave italiane, ai i ka qëndruar besnik premtimit që i ka bërë Igli Tares për t’iu bashkuar Milanit nëse negociatat shkonin në rrugën e duhur, ndaj ka refuzuar sot mundësinë që t’i bashkohej zikaltërve.

Continue Reading

Sport

Noni Madueke po kalon te Arsenali

Published

on

Në një zhvillim të fundit, gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar transferimin e Noni Madueke nga Chelsea te Arsenali.

Sipas raportimit të gazetarit italian, Topçinjtë ka rënë dakord për një marrëveshje me Blutë për një shumë që kalon 58 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuse shtesë.

Madueke, 23-vjeçari anglez, i cili tashmë ka pranuar një kontratë pesëvjeçare me Arsenalin disa ditë më parë, është gati të bashkohet me ekipin e Mikel Artetës. Transferimi vjen pas një periudhe interesimi nga Arsenali, ku lojtari londinez ka marrë dritën jeshile për të lënë Chelsean.

Ky lëvizje shënon transferim të rëndësishëm brenda kryeqytetit anglez, me shpresën se Madueke do të sjellë kreativitet dhe golave në sulmin e “Topçinjve”.

Continue Reading

Sport

Real Madrid i hapur për shitjen e Rodrygos – por vendimi i mbetet lojtarit

Published

on

E ardhmja e Rodrygo Goes te Real Madrid është e pasigurt, pasi klubi është i hapur ndaj mundësisë së largimit të sulmuesit brazilian.

Sipas Fabrizio Romano, një takim i drejtpërdrejtë midis përfaqësuesve të klubit e vetë lojtarit pritet të zhvillohet javën e ardhshme, ku do të merret një vendim përfundimtar. Burime pranë klubit konfirmojnë se nuk ka presion nga Real Madridi për ta larguar lojtarin, gjithçka varet nga dëshira e vetë Rodrygos.

Një element që ka ushqyer spekulimet për një largim të mundshëm është fakti që trajneri i ri Xabi Alonso nuk e ka përfshirë brazilianin në formacionin titullar në pesë ndeshjet e fundit.

Pavarësisht interesimit të raportuar nga klube të Ligës Saudite, Rodrygo nuk e sheh Arabinë Saudite si një opsion për të ardhmen. Përfaqësuesit e tij kanë mohuar çdo lloj kontakti me Al Nassr dhe theksojnë se fokusi është vetëm te transferimet brenda futbollit evropian.

Rodrygo, 24 vjeç, iu bashkua Real Madridit më 2019 nga Santos për 45 milionë euro. Deri tani, ai ka zhvilluar 270 ndeshje, duke shënuar 68 gola dhe dhënë 51 asiste me fanellën e “Los Blancos”. Sipas vlerësimeve të fundit nga Transfermarkt, ai ka një vlerë prej 90 milionë euro.

Continue Reading

Sport

Hendersoni largohet nga Ajaxi

Published

on

Ajaxi dhe Jordan Hendersoni kanë shkëputur kontratën. Kjo është bërë zyrtare të enjten nga klubi i madh holandez.

Anglezi Henderson kishte kontratë edhe një vit, por bëri kërkesë për ndërprerje të bashkëpunimit. Dhe kërkesa u aprovua nga Ajaxi.

Ai i ishte bashkuar Ajaxit në janar të vitit të kaluar nga skuadra arabe, Al-Ettifaq. Me skuadrën holandeze i bëri 57 paraqitje.

35-vjeçari luan në mesfushë, ndërsa ka bërë karrierë të gjatë te Liverpooli. Te skuadra e madhe angleze ishte prej vitit 2011 deri në vitin 2023. Më herët ishte edhe te Sunderlandi dhe Coventry City. Henderson është reprezentues i Anglisë, ndërsa i ka 84 paraqitje e tri gola.

Continue Reading

Të kërkuara