Lajmet

​Johnson: Nëse Putin do ishte femër s’do të kishte luftë në Ukrainë

Ai sugjeroi gjithashtu se duhet të ketë më shumë gra në pushtet.

Published

on

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se lufta në Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse Vladimir Putin do të ishte grua. Ai sugjeroi gjithashtu se duhet të ketë më shumë gra në pushtet dhe shtoi se Perëndimi duhet të mbështesë Kievin në strategjinë e tij ushtarake për të ndihmuar në ndryshimin e dinamikës së konfliktit.

“Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim nuk është, por nëse do të ishte, unë me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte hyrë në një çmenduri, lufta maço e pushtimit dhe e dhunës në mënyrën që ai ka. Nëse doni një shembull të përsosur të maskulinitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë. Ne me të vërtetë duam t’u japim ukrainasve qëndrueshmëri strategjike”, tha ai, raporton Skynews.

Ndërkohë, Emanuel Macron denoncoi sulmin ajror në Kremenchuck si një “krim të ri lufte”, duke u zotuar se mbështetja për Kievin nuk do të lëkundet.

Aktualitet

​Kamberi dorëzon kallëzim penal ndaj Ana Brnabiq

Published

on

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë dorëzuar një kallëzim penal kundër kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për veprën penale të “nxitjes së urrejtjes etnike, fetare dhe racore”,.

Ky veprim vjen pas një deklarate të Brnabiq gjatë një konference për shtyp më 30 korrik 2025, ku ajo tha: “Dhe dëgjuam thirrjen Allahu Ekber dhe gjëra të tjera të neveritshme”, duke iu referuar protestave në Novi Pazar. Sipas Kamberit, kjo deklaratë nuk është lapsus, por stigmatizim i qartë ndaj fesë islame dhe komuniteteve myslimane, përfshirë shqiptarët.

“Gjuha e urrejtjes nuk është vetëm çështje morali apo politike, ajo është çështje ligjshmërie dhe drejtësie,” theksoi Kamberi në reagimin e tij publik.

Ai shtoi se në një shtet që pretendon të ecë drejt integrimeve evropiane, nuk mund të tolerohen deklarata që nxisin frikë, ndasi dhe urrejtje.

Deputetët kërkojnë që prokuroria të hetojë Brnabiq sipas nenit 317 të Kodit Penal të Serbisë, që ndalon nxitjen e urrejtjes mbi baza kombëtare, racore dhe fetare.

“Ky veprim nuk është hakmarrje politike dhe as sensacionalizëm. Është një thirrje për drejtësi dhe për vendosjen e një precedenti që askush, pavarësisht pozitës, nuk është mbi ligjin,” deklaroi Kamberi.

Ai përfundoi se drejtësia nuk është privilegj i shumicës, por mburoja e të drejtave të secilit qytetar.

Continue Reading

Aktualitet

​Mbyllet një klinikë në veri, mangësi dhe rrezik për pacientët

Published

on

Drejtoria e Inspektoratit Komunal në Mitrovicën Veriore, në bashkëpunim me Inspektoratin Sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë, ka ndërmarrë masa ndaj një klinike private me licencë, duke e mbyllur përkohësisht atë pas një inspektimi të detajuar në terren.

Gjatë kontrollit, janë identifikuar dhe larguar rreth 30 produkte mjekësore me afat të skaduar, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e pacientëve.

Po ashtu, janë konstatuar parregullsi në sistemin e ventilimit, si dhe mospërputhje në dokumentacion, përfshirë mungesën e noterizimit të disa dokumenteve të rëndësishme, gjë që përbën shkelje të standardeve profesionale dhe ligjore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nesër do të dalin në terren edhe Inspektorati Farmaceutik dhe ai Shëndetësor, për të kryer asgjësimin e artikujve të dyshimtë dhe për të thelluar hetimet rreth funksionimit të klinikës.

Ndërkohë, vijon procedura e rregullt administrative për marrjen e masave ndëshkuese, që përfshijnë edhe pezullimin e mundshëm të licencës, deri në përmirësimin e të gjitha mangësive të evidentuara.

Autoritetet lokale kanë theksuar se veprime të tilla janë të domosdoshme për garantimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë në shërbimet shëndetësore që u ofrohen qytetarëve.

Continue Reading

Bota

Australia dhuron 11 milionë euro ndihma për Gaza

Published

on

Qeveria australiane ka njoftuar se do të dhurojë 20 milionë dollarë australianë shtesë (rreth 11,2 milionë euro) për organizatat humanitare që punojnë për të shpërndarë ushqim dhe furnizime mjekësore në Gaza.

Që nga fillimi i luftës, më 7 tetor 2023, Kanberra ka dhuruar 130 milionë dollarë australianë në ndihmë humanitare për civilët në Gaza dhe Liban, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë australiane të Punëve të Jashtme, shkruan ANSA.

“Australia i është bashkuar vazhdimisht thirrjes ndërkombëtare që Izraeli të lejojë rifillimin e plotë dhe të menjëhershëm të ndihmës për Gazën, në përputhje me urdhrat detyrues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, komentoi ministrja e Jashtme Penny Wong.

“Vuajtjet dhe uria e civilëve në Gaza duhet të marrin fund”, shtoi ajo.

Continue Reading

Lajmet

​Ndërprerje e papritur e ujit në disa zona në Prishtinë

Published

on

Disa zona të qytetit kanë mbetur pa ujë për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit.

Lajmi është konfirmuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, e cila ka njoftuar se ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin sa më të shpejtë të problemit.

Sipas njoftimit zyrtar, pa ujë do të mbesin këto zona; rruga “Gjergj Balsha”, rruga “Ferid Curri”, zona përreth Ambasadës Amerikane dhe bizneset përgjatë magjistrales, nga rrethi te “Ismeti” deri te “Euro Goma”.

Nga ujësjellësi kanë thënë se janë duke punuar në këtë drejtim që të riparohhet problemi.

“Po bëjmë përpjekje maksimale që defekti të riparohet në kohën më të shkurtër të mundshme. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe i falënderojmë për durimin e treguar,” thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Continue Reading

Të kërkuara