Lajmet

​Ishulli misterioz me vetëm një shtëpi ku “njerëzve të zakonshëm” iu ndalohet hyrja

UNESCO e mbrojti ishullin dhe e vendosi në listën e tij të Trashëgimisë Botërore në Evropë.

Published

on

Surtsey, një ishull vullkanik në Oqeanin Atlantik, rreth tridhjetë kilometra nga Islanda, u krijua nga një shpërthim i madh në vitin 1963, i cili filloi në një thellësi prej 130 metrash.

Shpërthimi zgjati tri vjet dhe deri në vitin 1967 u krijua një ishull me një sipërfaqe 2.7 kilometra katrorë dhe mori emrin sipas gjigantit të zjarrit Surt nga mitologjia norvegjeze.

Erozioni i tokës dhe erërat e forta e reduktuan përfundimisht sipërfaqen e saj në rreth 1.3 kilometra katrorë, por jo interesin e shkencëtarëve për këtë zonë misterioze.

UNESCO e mbrojti ishullin dhe e vendosi në listën e tij të Trashëgimisë Botërore në Evropë, dhe vetëm botanistët, biologët dhe vullkanologët e përzgjedhur iu dhanë qasje.

Detyra e tyre kryesore është të studiojnë se si formohet një ekosistem pa ndikimin e njeriut.

Myshqet dhe likenet ishin llojet e para të bimëve që filluan të rriteshin në ishull, por sot rreth shtatëdhjetë lloje bimore, insekte, zogj dhe foka.

Ekziston vetëm një shtëpi në ishull ku flenë ekspertët që studiojnë ndryshimet në Surtsey.

Para se të zbarkojë në ishull, çdo shkencëtar kontrollohet tërësisht për të shmangur transferimin aksidental të farave, mbirja e të cilave mund të prishë ekosistemin natyror.

Pavarësisht masave paraprake, në ishull u rrit një bimë domate, e cila i habiti shkencëtarët. Ose kështu ndodhte derisa një ekspert atje pranoi se kishte bërë jashtëqitje në një vend të ndaluar në tokën pjellore vullkanike pasi kishte konsumuar frutat.

Bima u hoq menjëherë dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të të gjithë ekspertëve të lejuar të vinin në ishull u forcua.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara