Sport

​Interit i duhen edhe 13 pikë në tetë ndeshjet e fundit për ta fituar titullin në Serie A

Published

on

Interi duhet të mbledhë edhe 13 pikë të tjera në tetë ndeshjet e mbetura për të siguruar titullin 2020-21.

“Nerazzurrët” morën një fitore shumë të vështirë ndaj Cagliarit të dielën me rezultat 1-0 me golin e mbrojtësit Matteo Darmian, e cila ishte fitorja e 11-të radhazi.

Skuadra e Antonio Contes është në rrugën e duhur për të siguruar titullin e parë që nga viti 2009-10 dhe ky do të ishte titulli i 19-të në total për skuadrën nga “Giuseppe Meazza”.

Nga ana tjetër Juventusi është duke ndjekur titullin e tyre të 10-të radhazi në Serie A këtë sezon, por aktualisht janë 12 pikë prapa udhëheqësve të ligës.

Milani është i dyti me një pikë më shumë se “Zonja e Vjetër”, që do të thotë që Interi ka krijuar një hendek prej 11 pikësh në krye të tabelës.

Interi ka marrë 74 pikë pas 30 ndeshjeve dhe ka një mesatare prej 2.47 pikë për ndeshje, duke bërë që 13 pikët e nevojshme për ta siguruar titullin në tetë ndeshjet e mbetura të duken shumë të mundshme për “Nerazzurrët”.

Sfida e radhës për skuadrën e Antonio Contes në kampionat do të jetë ajo kundër Napolit.

Sport

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës

Published

on

Është hedhur sot shorti i së 16-ës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë fazë, ekipet elitare të futbollit kosovar e kanë shmangur një përballje eventuale mes tyre, ndërsa 10 ekipet e Superligës pa dyshim se janë favorite për të shkuar në të tetën e finales, përpos nëse ndodh ndonjë befasi.

Siç dihet trofeu i Kupës së Kosovës në vitet e fundit është bërë edhe më i rëndësishëm për faktin se fituesi i tij e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Më poshtë mund t’i shohim çiftet e së 16-ës së finales.

Continue Reading

Sport

Dardanët në lojë, fillojnë përgatitjet për Eurobasket 2029

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka filluar stërvitjet intensive për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Stërvitja e parë u zhvillua të hënën mbrëma në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku do të zhvillohen të gjitha përgatitjet deri të premten, përpara se ekipi të zhvendoset në Shkodër.

Nën drejtimin e trajnerit Bujar Loci, Dardanët zhvilluan një seancë stërvitore intensive, ndërsa motivimi i lojtarëve ishte maksimal.

Nga dita e martë, ekipit i bashkohen edhe lojtarët Erjon Kastrati dhe Erolt Rrahmani, ndërsa për shkak të lëndimit të Divine Myles, është ftuar Malcolm Armstead si zëvendësim.

Kosova do të përballet me Shqipërinë më 30 nëntor në Shkodër, me fillim nga ora 18:00. Ekipi ynë ndodhet në grup me Shqipërinë dhe Sllovakinë, ku vendi i parë dhe dy më të mirët nga tri grupet do të kualifikohen për fazën tjetër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Rrahmani e Haraslini kanë nisur ngacmimet për short

Published

on

Sllovakia e Kosova do të luajnë mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në muajin mars.

Menjëherë pas shortit, Albion Rrahmani e Lukash Haraslin kanë nisur ngacmimet për përballjen që do ta kenë vitin tjetër.

Rrahmani e Haraslin luajnë te skuadra e Spartës së Pragës në Republikën e Çekisë.

Për këtë ka folur Haraslin që të shtunën mbrëma shënoi e asistoi në fitoren 2:1 të Spartës së Pragës në udhëtim te Mlada Boleslav.

Rrahmani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 63-të.

ka deklaruar Haraslin, ka shkruar “Tasr.sk” të dielën.“Kosova është kundërshtare e papërshtatshme. Ata kishin situatë të vështirë në kualifikim dhe shkëlqyen me rezultate. Do të kemi ndeshje të vështirë para nesh, por besoj se ambienti në shtëpi do të na ndihmojë. Kam folur me Albion Rrahmanin. Natyrisht, ngacmimet mes nesh kanë nisur menjëherë pas shortit”, 

25-vjeçari Rrahmani në 25 ndeshjet e këtij edicioni ka nëntë gola e dy asistime në të gjitha garat. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

Njëri u largua, tjetri erdhi! Qëndrim Kida, trajner i Prishtinës së Re

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara