Sport

​Interi shumë afër rinovimit të kontratës më Lautaro Martinez

Published

on

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez dhe Interi janë në bisedime intensive për zgjatjen e kontratës.

Sipas “Sky Sport Italia”, takimi i parë ndërmjet agjentit të lojtarit dhe kampionëve të Italisë ka shkuar shumë mirë dhe palët janë afër arritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për pesë vitet e ardhshme.

Takimi ishte planifikuar para disa javësh dhe u realizua të mërkurën dhe Gianluca Di Marzio njofton se palët janë shumë afër marrëveshjes së re.

Kontrata aktuale e Lautaros skadon në qershorin e vitit 2023 dhe ka vlerën prej 2.5 milioën euro në sezon që nga viti 2018 kur lojtari erdhi nga skuadra argjentinase Racing Avellaneda. Që nga atëherë, Martinez ka fituar titullin kampion me Interin dhe Kupën e Amerikës më Argjentinën si rezultat i të cilave Interi mori oferta deri në 90 milionë euro nga Tottenhami dhe Atletico Madridi, por të cilat i refuzoi.

Me kontratën e re Martinez pritet të përfitojë gjashtë milionë euro për pesë vitet e ardhshme.

Sport

Fitore spektakolare e Juventusit, 5 gola ndaj Al Ainit

Published

on

By

Juventusi dha një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube, duke mposhtur bindshëm skuadrën arabe Al Ain me rezultatin 5-0. Pavarësisht formës së mirë të kundërshtarit, që kishte pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit, “Zonja e Vjetër” dominoi lojën nga minuta e parë deri në fund.

Randal Kolo Muani hapi serinë e golave vetëm pas 11 minutash, ndërsa Francisco Conceição dhe Kenan Yıldız shënuan gola të bukur për të thelluar avantazhin. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Kolo Muani realizoi edhe golin e tij të dytë personal.

Në pjesën e dytë, Conceição shënoi përsëri për të vulosur fitoren, ndërsa Juventusi kontrolloi totalisht ndeshjen. Portieri i Al Ainit, Rui Patrício, ishte një nga më të mirët në fushë, duke parandaluar disfatën edhe më të thellë, përmes një pritjeje të madhe ndaj një goli të mundshëm të Kolo Muanit për hat-trick.

Kjo fitore për Juventusin është një sinjal i fortë përpara sfidës së ardhshme kundër Wydad AC, ndërsa Al Ain do të ketë një përballje tepër sfiduese me Manchester Cityn në fazën tjetër të turneut.

Continue Reading

Sport

​Ademi takon Fodën: Ishte bisedë e frytshme

Published

on

By

Sot në Vjenë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përzgjedhësin e Kosovës Franco Foda, raporton KosovaPress.

Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda”, ka shkruar Ademi në ‘Facebook’.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur emri i Fodas është përmendur në media si një trajner që mund të largohet, për shkak të interesimit nga disa klube arabe. Megjithatë, takimi i sotëm duket të jetë sinjal se FFK po tenton ta mbajë strategun gjerman në krye të ekipit dhe të qartësojë planet afatshkurtra e afatgjata për përfaqësuesen.

Continue Reading

Sport

​Malisheva përforcohet me një sulmues të ri

Published

on

By

FC Malisheva ka prezantuar sulmuesin Xhemajl Ibishi si përforcimin e parë të këtij afati kalimtar, transmeton KosovaPress.

Ibishi ishte një nga më të mirët me FC Shkupi në Maqedoni të Veriut, ndërsa vije tek Malisheva për të qenë vlerë e shtuar në skuadrën e drejtuar nga Bekim Isufi për garat evropiane dhe për edicionin e ri në Albi Mall Superligë.

Ibishi njihet për cilësitë e tij fizike dhe ‘vrasës’ para portës, andaj pritet që me kualitetin e tij të dhuroj spektakël, shumë gola dhe asiste.

Klubi po ashtu ka bërë të ditur se do të punohet edhe më tutje për të rritur vlerat dhe konkurrueshmërinë përbrenda skuadres, për të qenë sa më të gatshëm për sfidat që i presin dhe realizimin e objektivave në të gjitha drejtimet.

Continue Reading

Sport

Ademi e konfirmon: Foda nuk largohet!

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar se përzgjedhësi Franco Foda, do të qëndrojë te Kosova.

Pak pasi dha shenja në Facebook me një foto ai ka deklaruar se Foda nuk ka thënë asnjëherë që do të largohet.

“Ishte një bisede normale. Biseduam për ndeshjet e radhës. Nuk ka pasur diçka. Ai nuk ka thënë asnjëherë që do të shkojë. Thjeshtë ka pasur një ofertë shumë të mirë”, ka thënë ai.

Agim Ademi jep shenja se Foda do të mbetet në krye të Kosovës

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka zhvilluar të mërkurën takim me selektorin e Kosovës, Franco Foda, pati raportime të shumta që Foda mund të marrë drejtimin e një skuadre në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por Ademi ka dhënë sinjale se Foda do të mbetet edhe më tutje në krye të Kosovës.

“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda”, ka shkruar kryetari i FFK-së.

Continue Reading

Të kërkuara