Lajmet

​Inspektorati i Tregut inspekton pikat e shitjes së karburanteve

Kjo për t’u vërtetuar se qytetarët nuk po mashtrohen në sasinë e karburanteve që paguajnë.

Published

on

Inspektorati i Tregut në kuadër të MINT-it ka inspektuar të mërkurën disa pika të shitjes së karburanteve në tregun e Kosovës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se në kuadër të aktiviteteve te përditshme në mbrojtje të konsumatorëve, Inspektorati i Tregut po bën kontrolle të pikave shitëse të karburanteve të naftës, për t’u vërtetuar se qytetarët nuk po mashtrohen në sasinë e karburanteve që paguajnë.

“Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë të Metrologjisë së Kosovës, kanë vazhduar verifikimin e sasisë nëpër pikat e shitjes së derivateve të naftës, me qëllim të parandalimit të çfarëdo mashtrimi që mund të bëhet me sasinë e deklaruar”, thuhet në njoftim.

Siç njofton MINT, përmes etalonëve të kalibruar, nga inxhinierët e metrologjisë, bëhen matjet e duhura me anë të të cilave vërtetohet nëse litri i deklaruar ka sasinë e saktë.

“Në rastet kur ka devijime, Inspektorati i Tregut ndërmerr masat e duhura ndëshkuese ndaj subjekteve që kanë mashtruar konsumatorët”, thuhet në komunikatën e MINT-it.

Sipas MINT-it, Inspektorati i Tregut, do të vijojë të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin.

Continue Reading

Vendi

Konjufca: Kërcënimet nga Serbia dhe ndikimi rus mbeten sfida për sigurinë në Ballkan

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus, krahas kërcënimeve direkte nga Serbia, përbëjnë sfida serioze për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Këto qëndrime kryediplomati kosovar i shprehu pas një takimi dypalësh me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, i cili u zhvillua në kuadër të punimeve të Forumit të Sigurisë në Varshavë.

Përmes një njoftimi për mediat, Konjufca bëri të ditur se aksa kryesore e bisedimeve ishte perspektiva evropiane e Kosovës dhe ndërlidhja e saj e drejtpërdrejtë me ruajtjen e paqes në rajon. Ai nënvizoi se në rrethanat aktuale gjeopolitike, paqja nuk mund të merret si e mirëqenë, por kërkon përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë partnerët ndërkombëtarë.

Më tej, ministri i Jashtëm theksoi se integrimi i plotë evropian i Kosovës nuk është thjesht një synim politik i vendit, por përbën një element kyç për forcimin e arkitekturës së sigurisë në të gjithë kontinentin evropian.Në përmbyllje të takimit, Konjufca lartësoi marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy shteteve, duke shprehur falënderime për mbështetjen e palëkundur që Estonia i ka ofruar vazhdimisht Kosovës në proceset e saj shtetndërtuese dhe integruese.

/E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Vendi

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Shpallet thirrja publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese

Published

on

By

Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese ka mbajtur mbledhjen e tij të parë, ku mori vendim për shpalljen e thirrjes publike për plotësimin e dy vendeve vakante për gjyqtarë të rinj në këtë gjykatë.

Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, njoftoi se thirrja publike do të jetë e hapur për 20 ditë, duke filluar nga dita e nesërme deri më 2 nëntor 2026. Ai sqaroi se nominimet mund të bëhen nga institucionet e drejtësisë, si dhe përmes vetëpropozimit nga individët që plotësojnë kushtet ligjore.

Pas përmbylljes së afatit të aplikimit, komisioni do të bëjë shqyrtimin e dokumentacionit, intervistimin e kandidatëve dhe dërgimin e emrave të kualifikuar në Kuvend për miratim.

/E.A/

Continue Reading

Të kërkuara