Bota

​Indonezia ndalon detyrimin e nxënësve për veshjen e rrobave fetare në shkolla

Publikuar

Indonezia ka ndaluar që shkollat publike të bëjnë të detyrueshme veshjen fetare, pasi u bë virale historia e një studenteje të krishterë të cilës iu bë presion për të mbajtur shami në klasë.

Vajza po ndiqte një shkollë që kishte një rregull që të gjithë studentët duhet të mbanin shaminë myslimane.

Qeveria u ka dhënë shkollave 30 ditë afat kohor që të revokojnë rregullat ekzistuese lidhur me këtë çështje.

Indonezia, edhe pse një vend me shumicë myslimane, njeh zyrtarisht fetë e tjera, por ka shqetësime të mëdha rreth rritjes së intolerancës fetare.

Ndalimi u nënshkrua në dekret të mërkurën dhe shkollat që nuk i përmbahen mund të përballen me sanksione.

Ministri i Indonezisë për Arsimin dhe Kulturën Nadiem Makarim tha se zgjedhja e veshjes fetare është “e drejta e një individi dhe nuk është vendimi i shkollës”.

Bota

Putin: Armatosja e Ukrainës nga Koreja e Jugut, gabim i madh

Publikuar

nga

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Korenë e Jugut se do të bënte “një gabim të madh” nëse armatos Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Komentet e tij vijnë pasi Seuli tha se po shqyrtonte një mundësi të tillë, në përgjigje të paktit të ri të Rusisë dhe Koresë së Veriut për të ndihmuar njëri-tjetrin në rast të “agresionit” kundër secilit vend.

Moska do të marrë vendime që nuk ka gjasa të kënaqin udhëheqjen aktuale të Koresë së Jugut nëse Seuli vendos të furnizojë me armë Kievit”, tha Putin.

Udhëheqësi rus po fliste në Vietnam, menjëherë pas një vizite në Phenian, ku nënshkroi një marrëveshje të ndërsjellë të mbrojtjes me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Seuli e kishte dënuar më herët marrëveshjen si një kërcënim për sigurinë e tij kombëtare dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Chang Ho-jin tha se vendi i tij planifikoi të “rishqyrtojë çështjen e mbështetjes së armëve për Ukrainën”.

Pas komenteve të Putinit, zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha të premten se do të shqyrtonte “opsione të ndryshme” në furnizimin me armë në Ukrainë dhe qëndrimi i saj “do të varet nga mënyra se si Rusia i qaset kësaj çështjeje”.

Ndërsa Koreja e Jugut i ka dhënë Ukrainës ndihma humanitare dhe pajisje ushtarake, ajo deri më tani ka refuzuar të sigurojë armë vdekjeprurëse pasi ka një politikë zyrtare për të mos armatosur vendet në luftë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

BE masa kundër Francës dhe Italisë për nivele të larta të borxhit

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur procedimet disiplinore kundër Francës, Italisë dhe pesë vendeve të tjera anëtare të BE-së për marrjen e borxhit të ri në nivele të larta, në kundërshtim me rregulloret e BE-së.

Belgjika, Hungaria, Malta, Polonia dhe Sllovakia janë kritikuar gjithashtu nga krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian për nivelin e borxhit të tyre kombëtar dhe deficitet buxhetore që ata kanë.

Vendimi i komisionit është hapi i parë në një proces të quajtur – procedura e deficitit të tepërt (EDP) – duke udhëzuar shtatë vendet e BE-së të reduktojnë shpenzimet e tyre publike. Ministrave të Financave të BE-së do t’u kërkohet të miratojnë vlerësimin e komisionit në korrik.

Më pas, nën mbikëqyrjen e komisionit, vendet që i nënshtrohen EDP-së duhet të paraqesin masa për të reduktuar borxhin dhe deficitin e tyre për katër vjet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

OKB: Përdorimi i bombave nga Izraeli mund të jetë një krim lufte

Publikuar

nga

Izraeli nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme mbrojtjes së civilëve kur përdor bomba gjatë luftës në Gazë, tha sot Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Kërkesa për të zgjedhur mjetet dhe metodat e luftës që shmangin ose të paktën minimizojnë në çdo masë dëmin civil – duket se është shkelur vazhdimisht në fushatën e bombardimeve të Izraelit”, tha komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në Gjenevë.

Zyra ka hetuar gjashtë sulme izraelite në Rripin e Gazës midis 9 tetorit dhe 2 dhjetorit. Supozohet se janë përdorur bomba të llojeve GBU-31, GBU-32 dhe GBU-39, të cilat mund të depërtojnë në beton dhe të shkatërrojnë disa kate të një ndërtese.

“Ato u përdorën për të sulmuar ndërtesat e banimit, një shkollë, një kamp refugjatësh dhe një treg”, tha agjencia.

Të paktën 218 persona ishin vrarë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Italia mbështet Ukrainën, planifikon ta furnizojë me raketa Storm Shadow

Publikuar

nga

Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, sipas mediave italiane. Këto armë do të jenë pjesë e paketës së nëntë të ndihmës ushtarake italiane për Ukrainën për të cilën ministri i mbrojtjes Guido Krosetto pritet të raportojë në fund të këtij muaji para komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës.

Pjesë e kësaj pakete, sipas mediave italiane,  është edhe sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP/T. Ukraina ka marrë dhe në vitin 2023 një sistem të tillë mbrojtës nga Italia.  Të gjitha armatimet që Italia ka dërguar deri tani në Ukrainë janë konsideruar si sekret zyrtar dhe nuk është bërë asnjëherë e ditur lista e saktë e këtyre armëve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara