Aktualitet

​INDEP: Masat e Ringjalljes Ekonomike u zbatuan relativisht mirë

Donika Beqiri tha se shoqëria i ka mirëpritur këto masa të cilat janë shndërruar në politika të përhershme.

Published

on

Masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike janë zbatuar në mënyrë relativisht të mirë, ku 10 prej tyre janë zbatuar plotësisht, 9 pjesërisht, 3 në nivel të kufizuar dhe 3 masa nuk janë zbatuar fare.

Kështu u tha në tryezën përmbyllëse “Zbatimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore. – INDEP në kuadër të programit “Rimëkëmbje e qëndrueshme”.

Koordinatorja e këtij programi, Donika Beqiri tha se shoqëria i ka mirëpritur këto masa të cilat janë shndërruar në politika të përhershme.

Deri tani 10 masa janë zbatuar në plotni , pra janë zbatuar në mënyrë të plotë, 9 janë zbatuar në mënyrë të pjesshme, 3 në nivel të kufizuar dhe pa zbatuar kanë mbetur 3 masa. Natyrisht, nga ky nivel i zbatueshmërisë të cilin INDEP e ka përgatitur ka mbetur jashtë masa 5 të cilën pak është folur dhe pak është prezantuar. Mund të themi se masa e 5-të është masa e cila më së paku është zbatuar gjatë kësaj periudhe. INDEP bazuar në gjithë këtë proces monitorimi dhe në gjetje të raportit të 3-të të pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, megjithatë ka konstatuar se niveli i zbatimit ka qenë relativisht i mirë duke pas parasysh se një masë e masave janë zbatuar dhe ka pasur gjithashtu masa të cilat INDEP dhe gjithë shoqëria i ka mirëpritur të cilat jo vetëm se janë zbatuar në mënyrë të plotë po ashtu janë shndërruar në politika të përhershme të cilat kanë prekur grupet me vulnerabile të cilat nuk kanë qenë më herët të mbështetura si masa për lehonat e papuna”, u shpreh Beqiri.

Dardan Abazi nga INDEP u shpreh se projekti i tyre “Rimëkëmbja e qëndrueshme”, synonte të bëjë monitorimin se sa janë zbatuar masat për ringjallje ekonomike të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Projekti ynë gjithashtu kishte për qëllim të shërbente si një lloj evoluimi i këtyre masave në kuptimin që të shohim se si janë përgatitur fillimisht këto masa sa janë zbatuar dhe në çfarë niveli ka shkuar zbatimi i tyre që nga fillimi deri në fund të tyre dhe se cili ishte impakti i tyre përfundimtar në rimëkëmbje ekonomike në sektor të ndryshëm. Por, edhe një komponent tjetër që INDEP syno gjithnjë ta promovojë është rimëkëmbja më e mirë apo ndërtimi më i mirë në kuptimin që a kanë ndikuar masat e rimëkëmbjes në ndryshimin dhe transformimin e sistemeve të energjisë , sistemeve të prodhimit e konsumit të energjisë e mbrojtjes së mjedisit”, theksoi ai.

Kurse, drejtori i Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve në ATK, Sami Salihu tregoi se si institucion i kanë dhënë mbështetje Qeverisë për zbatimin e masës 1.1 për rikthimin në punë të personave që kanë humbur vendin e punës, 1.2 për punësim të të rinjve, dhe 1.3 për punësim të grave.

Nga këto masa sipas Salihut, përfituar gjithsej 6 mijë e 360 persona.

Më masën 1.1 kanë aplikuar 470 biznese ku në listat e tyre kanë qenë 1 mijë e 13 të punësuar, për masën 1.2 kanë aplikuar 1 mijë e 107 punëdhënës dhe numri i të punësuarve në listat e tyre ka qenë 4 mijë e 66.Për masën 1.3 kanë aplikuar 1 mijë e 810 punëdhënës për gjithsej 4 mijë e 882 persona në listat e tyre. Po shihet që masa 1.3 ka pas më së shumti aplikime rreth punësimit të femrave nuk do të thotë se të gjithë këta kanë përfituar pasi që nuk i kanë plotësuar të gjithë kriteret….Nga masa 1.1 kanë përfituar gjithsej duke numër vetëm njëherë punëtorin 378 persona, për masën 1,2 kanë përfituar 2 mijë e 451 persona dhe masën 1.3, 3 mijë e 522 persona apo të punësuar me gjithsej pra në total 6 mijë e 360 përfitues kur flasim si individ e jo si punëdhënës”, u shpreh ai.

Lidhur me masën e fundit që ishte 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Salihu tha se gjithsej kanë aplikuar është mbi 336 mijë persona, ku prej tyre përfitues janë mbi 232 mijë të punësuar.

Sami Salihu nga ATK, tha se janë refuzuar shumë aplikacione, pasi është konstatuar se nuk figurojnë në listat e pagave të punëdhënësve.

Jo të gjithë kanë përfituar është një numër për neve si komision është bukur shumë shqetësuese që një numër kaq i madhe dhe nuk plotësojnë kriteret diku mbi 72 mijë persona janë të refuzuar me arsye të ndryshme. Numri më i madh i personave që nuk kanë përfituar –është se me numrin personal që kanë aplikuar nuk gjendet në listë pagesat mujore të punëdhënësve të tyre do të thotë këtë rast kjo të jep përshtypjen se një numër i madh i personave nuk është fare i deklaruar në listën mujore. Po ashtu, mund të ketë edhe gabime në numrin persona dhe të tjera që nuk i kisha quajtur si gabime…. Mbi 45 mijë është numri i këtyre personave që nuk e plotësojnë këtë kriter pastaj diku mbi 500 është numri i personave që janë refuzuar se kanë pas pagë zero të deklaruar….Refuzimet janë në një numër bukur të madh mi 6 mijë që kanë aplikuar dhe kanë pas mbi 1 mijë euro pastaj mund të jenë persona të tjera me arsye të ndryshme…16\05Në total numri i përfituesve që janë nga kjo pako janë diku mbi 232 mijë persona nga numri total që ishte 335 mijë e 251 dhe vlera totale që ishte nga 100 euro është diku 23 milionë e 260 mijë euro që kanë përfituar ”, theksoi ai.

Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Forin Aliu konsideroi se masat për rimëkëmbje ekonomike, kanë qenë të komplikuara, prandaj kërkoi gjithëpërfshirje në rast të vendosjes për masa të tjera.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara