Sport

​Ilir Daja kërkon përforcime te Ballkani

Ai ka thënë se qëllimi kryesor ishte mbajtja e lojtarëve që i sollën titullin Ballkanit.

Published

on

Trajneri i Ballkani, Ilir Daja, në konferencë për media para ndeshjes me Zalgirisin ka gjetur kohë të flas edhe për kualitetin e skuadrës që ka në dispozicion dhe ka zbuluar strategjinë që do të përdoret në këtë afat kalimtar.

Ai ka thënë se qëllimi kryesor ishte mbajtja e lojtarëve që i sollën titullin Ballkanit, por ka pranuar se disa lojtarë kërkuan largimin.

Hapi i parë i merkatos ka qenë që lojtarët kryesor që e çuan Ballkanin drejt fitimit të titullit të parë historik për qytetin të rinovonin kontratat, pra që mos të kishim shumë rrjedhje nga formacioni bazë që kishim kampionatin e kaluar sepse dihet që ekipi posedon lojtarë me cilësi goxha të mirë, do përjashtoja vetëm ndonjë lojtarë për shkak të zgjedhjes individuale sepse klubi u ofroi të gjithë lojtarëve rinovim”, ka thënë Daja.

Daja më tutje ka shtuar se pret blerje të reja nga skuadra, sepse si trajner, asnjëherë nuk është i kënaqur, por ka kërkuar që fokusi të jetë të cilësia dhe jo te sasia e lojtarëve.

Asnjëherë trajnerët nuk janë të kënaqur me merkaton, por ne si Ballkan do të na duhet që të kemi një politikë ne dy kahe, një që të përforcohemi me lojtarë, element cilësorë si lojtarët që kemi apo ndoshta edhe me ndonjë lojtarë edhe me cilësi më të mira, por që do t’u hapim rrugën edhe disa lojtarëve të rinj në mënyrë që Ballkani të ketë një politikë jo afatshkurtër, por që të mendoj edhe për vazhdimësinë në kampionat por edhe për vitet e ardhshme. Kështu që mendoj që kemi nevojë për merkato, por që duhet të jemi të kujdesshëm për të marr jo në sasi por në cilësi”, tha Daja.

Ndryshe, Ballkani sot ballafaqohet me skuadrën lituaneze, Zalgiris, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Lajmet

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë, Kosovën e çon në medaljen e pestë

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke i siguruar Kosovës medaljen e pestë në këtë garë.

Fazliu arriti deri në finale, ku u përball me italianen Carlotta Avanzato, por u mposht në duelin për medaljen e artë dhe u desh të kënaqej me të argjendtën.

Kjo është medalja e katërt e Kosovës në xhudo dhe e pesta në total për vendin tonë.

Continue Reading

Sport

Fatjona Kasapi i sjell Kosovës medaljen e dytë në “Taranto 2026”

Published

on

By

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare ka siguruar podiumin në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke i sjellë Kosovës medaljen e parë në xhudo në këtë edicion.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në “Taranto 2026”, pas medaljes së artë të fituar nga boksierja Donjeta Sadiku.

Kosova tani pret edhe paraqitjet e tjera në xhudo, ku disa garues kosovarë janë në luftë për medalje.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova pëson tjetër humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Hendbollistet e Kosovës kanë pësuar edhe një humbje të thellë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Të premten, në Fasano, Kosova u mposht bindshëm nga Tunizia me rezultatin 38:10.

Hendbollistet kosovare patën vështirësi të mëdha në sulm, duke realizuar vetëm tre gola gjatë 30 minutave të pjesës së parë.

As në pjesën e dytë situata nuk ndryshoi shumë, pasi Kosova, e drejtuar nga përzgjedhësi kroat Nenad Shoshtariq, nuk arriti të rivalizojë me Tunizinë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e katërt rresht në Lojërat Mesdhetare.

Angjelina Krasniqi ishte golashënuesja më e mirë e Kosovës me katër gola. Nga dy gola shënuan Elsa Kongjeli dhe Samanda Konjuhaj, ndërsa nga një gol realizuan Vanesa Kastrati dhe Aurea Konjuvca.

Kosova në “Taranto 2026” po paraqitet me një ekip të përbërë kryesisht nga hendbolliste të reja.

Në ndeshjen e parë të Grupit A, Kosova pësoi humbje 35:20 nga Algjeria. Në duelin e dytë u mposht 40:20 nga Greqia, ndërsa në ndeshjen e tretë humbi 38:21 nga Italia.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve, Kosova do ta zhvillojë të dielën nga ora 17:30, kur përballet me Maqedoninë e Veriut.

D.L

Continue Reading

Sport

Erza Muminoviq mbetet pa medalje në Taranto

Published

on

By

Erza Muminoviq është mposhtur në luftën për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Xhudistja kosovare, në kategorinë deri në 48 kilogramë, pësoi humbje nga spanjollja Mireia Rodriguez Salvador.

Rodriguez Salvador e siguroi fitoren me “Ippon” pas vetëm 45 sekondash luftë.

Kështu, Muminoviq e përfundon garimin në Taranto pa medalje.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara