Sport

Daja i Dinamos prezantohet me puro në dorë!

Published

on

Ilir Daja është prezantuar në mënyrë të veçantë si trajner i ri i Dinamos së Tiranës, në një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Presidenti i klubit kryeqytetas, Ardian Bardhi, i ka dhënë një ngjyrë të veçantë këtij momenti, duke mbajtur një puro në dorë gjatë konferencës për shtyp të organizuar për të nderuar trajnerin 57-vjeçar.

Në një skenë që është e pazakontë për standardet e prezantimeve të trajnerëve në klubet shqiptare, Bardhi ka konsumuar puro gjatë gjithë ngjarjes, duke e bërë këtë prezantim një ngjarje të paharrueshme dhe të veçantë për botën e futbollit shqiptar. Ky detaj i pazakontë ka ngjallur kureshtje dhe biseda të shumta në mediat dhe rrethet sportive.

Ilir Daja, një emër i njohur në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm gjatë karrierës së tij të fundit me Ballkanin. Në përfundim të një periudhe shumë të suksesshme me ekipin kosovar, Daja ka fituar tri herë radhazi titullin e kampionit në Superligën e Kosovës dhe ka arritur dy herë të çojë ekipin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ky rikthim në Dinamo është i veçantë për Dajën, pasi ai ka pasur një histori të suksesshme edhe me këtë klub në të kaluarën. Para eksperiencës me Ballkanin, Daja ka bërë emër me Skënderbeun e Korçës, ku ka arritur suksese të rëndësishme në kampionatin shqiptar.

Kjo është hera e parë që një prezantim i tillë bëhet në këtë mënyrë për një trajner në Shqipëri, duke e bërë këtë ngjarje një moment të paharrueshëm në historinë e futbollit shqiptar. Prezantimi i Dajës është përshëndetur me entuziazëm nga tifozët e Dinamos dhe ka ngritur pritshmëritë për sezonin e ardhshëm./UBTNews/

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara