Lajmet

​IKD: Qeveria nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve

IKD-ja gjatë vitit të kaluar ka gjetur disa shkelje kushtetuese në ligjbërje.

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar raportin me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022.

Naim Jakaj, hulumtues në IKD, tha se deri në fund të vitit 2022 ka miratuar vetëm 21 koncept dokumente nga 71 sa kishte planifikuar. Qeveria nuk ka arritur qe të miratojë as 30% të koncept dokumenteve të planifikuara për miratim.

Ndërsa, sipas raportit në mungesë të planifikimit adekuat, qeveria e ndryshoi dhe plotësoi programin legjislativ plotë nënë here. Më shume pati plan mujor sesa vjetor.

Qeveria gjatë vitit 2022 nuk ka arritur të miratojë as gjysmën e projektligjeve të miratuara duke përmbushur agjendën legjislative vetëm 41,5%, duke miratuar 71 nga 171 projektligje të planifikuara.

Jakaj tha se IKD ka gjetur se nga 71 projektligje që qeveria i ka dërguar në kuvend në shqyrtim të dytë janë miratuar vetëm 36 prej tyre apo 21.05%.

Eranda Zekaj, hulumtuese në IKD, tha se IKD-ja gjatë vitit të kaluar ka gjetur disa shkelje kushtetuese në ligjbërje dhe Qeveria ka miratuar projektligje qe bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Sport

​Vendimi i papritur i Zinedine Zidane

Published

on

Legjenda franceze bëhet i aksionar i Union Club de Touraine, një ekip i divizionit të pestë, përpara se të pranojë sfidën e menaxhimit të Francës.

Ndërsa pret të marrë frenat e ekipit kombëtar francez, Zinedine Zidane po shijon kohën e tij të lirë duke luajtur në ndeshjet e legjendave, duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme komerciale dhe madje duke u bërë aksionar në klubet e futbollit.

Legjenda e Real Madridit, të cilin disa ende e konsiderojnë një zëvendësim të mundshëm për Xabi Alonson, vendosi të investojë 10,000 euro në Union Club de Touraine, një klub që luan në nivelin e pestë të futbollit francez.

Franck Riboud, ish -drejtori ekzekutiv i Danone, një nga kompanitë më të mëdha të Francës, arriti të bindë ikonat e futbollit, përfshirë Zizou-n , të kontribuojnë në një klub që synon të ngjitet në divizionin e katërt këtë sezon dhe të vendoset në futbollin profesionist në një afat të shkurtër.

Kjo nuk është hera e parë që Zidane investon në një klub futbolli.

Në fakt, nëpërmjet Franck Riboud, me të cilin mban një miqësi të ngushtë, ai u bë gjithashtu aksionar në vitin 2011 i Evian-Thonon-Gaillard, një ekip që u ble nga Danone dhe arriti në finalen e Kupës së Francës në vitin 2013 pasi eliminoi PSG -në e Ancelottit në çerekfinale./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, është deklaruar për moscertifikimin e kandidatëve për deputet të Listës Serbe.

Kjo ambasadë  thekson se moscertifikimi e dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe ka ndikim negativ në rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Tutje, në reagim thuhet se zgjedhjet dhe përgatitjet teknike duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të akterëve politikë.

Siç e theksuam javën e kaluar, procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë. Sjellja penguese e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët refuzojnë të verifikojnë Listën Serbe dhe kandidatët e saj, ndikon negativisht në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, kanë thënë për Kosovo-Online Ambasada gjermane.

Continue Reading

Lajmet

Terras: Kontingjenti gjerman i KFOR’it më njoftoi për sigurinë në Kosovë

Published

on

By

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, po vazhdon vizitat e tij nëpër Kosovë.

Ai njoftoi se ka qëndruar në Prizren për t’u takuar me komunitetin e inovacionit, ndërsa më pas ka shkuar në selinë e KFOR-it për t’u informuar për situatën e sigurisë.

Ditë produktive në Kosovë si raportues i Parlamentit Europian për Kosovën. Nga komuniteti i inovacionit dhe teknologjisë në Prizren, deri te një informim strategjik për sigurinë në selinë e KFOR-it me kontingjentin gjerman. Këto të dhëna janë thelbësore për stabilitetin dhe përparimin në mbarë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.

Continue Reading

Lajmet

​Kjo është përgjigja e Kurtit, kur pyetet për reagimin e ambasadës së SHBA-së për moscertifikimin e Listës Serbe

Published

on

By

Është çështje e Komisionit Qendror Zgjedhor, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, derisa është pyetur për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe. Kurti është shprehur më i rezervuar të komentojë edhe reagimin e ambasadës së SHBA-së për LVV-në pas moscertifikimit të Listës Serbe nga KQZ-ja, vendim i cili më pas u rrëzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pyetjes për deklaratën e Ambasadës Amerikane, e cila kishte thënë se “Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse”, Kurti iu përgjigj shkurt se janë çështje të ambasadës dhe se ai është kryeministër në detyrë i Kosovës.

Ajo është çështje e Ambasadës Amerikane, është çështje e KQZ-së, unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha ai.

KQZ-ja të mërkurën nuk certifikoi kandidatët për deputetë të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

KQZ edhe javë më parë nuk certifikoi Listën Serbe si parti për të marrë pjesë në zgjedhje, mirëpo pas ankesës së tyre, PZAP dhe më pas edhe Gjykata Supreme certifikuan të njëjtën.

Në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe, të enjten reagoi edhe Demokracia në Veprim (DnV), duke shprehur shqetësimin se “ky nuk është rasti i parë që KQZ devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme”.

Continue Reading

Të kërkuara